Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM)
#1
Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM)
[Image: iguazu.jpg]
Përmes votimit në internet dhe përzgjedhjes së specialistëve, fondacioni “New7wonders”, me qendër në Zvicër përzgjodhi shtatë “mrekullitë e reja të natyrës”.
Nga Amerika e Jugut deri në malet afrikane, bota njeh sot 7 mrekullitë magjepëse të natyrës. Ujëvara Iguazu, e cila u reklamua nga Lionel Messi është e treta në rradhë.
/albeu.com/

Shikoni se kush janë 7 rekullitë e reja të natyrës:

1) Pyjet e Amazonës. Pasuria e rrallë e globit në Amerikën Latine, përvec ajrit të pastër e mrekullisë së pamjes nga lartë, të largojnë nga bota e qytetruar dhe të jep mundësinë të shohesh se si do të ishte bota pa industrinë, shto këtu edhe pasurinë e shumëllojtë të florës dhe faunës.
[Image: 8774.jpg]

2) Në vend të dytë është Gjiri Halong në Vietnam. Mes qindra masivëve të shkëmbinjëve, e ujit të pastër të detit, shtrihet një natyre enigmatike e magjepsëse.
[Image: 8775.jpg]

3) Ujëvarat Iguazu, një perlë e natyrës më shumë se sa piktoreske që ndahet nga Brazili e Argjentina.
[Image: 8776.jpg]

4) Ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Forma e masivit shkëmbor, që duket si e gdhendur me dorë, kombinuar me blunë e thëllë të detit, e bën një ndër veprat më madhështore të natyrës.
[Image: 8777.jpg]

5) Parku Kombëtar Komodo në Indonezi. Park i mbrojtur me ligj në vend. Bukuri të rralla e kombinim perfekt mes tokës së gjelbëruar e detit.
[Image: 8778.jpg]

6) Lumi i “Puerto Pincesa” në Filipine. Të udhëtosh për disa kilometra me varkë në një tunel, të krijuar nga natyra, është gjithmonë një aventurë që të ngjal emocione.
[Image: 8779.jpg]

7) Mali Table në Afrikën e Jugut. Një natyrë piktoreske. Bimësi e shumëllojtë e tepër e pasur, që lulëzon thuajse gjatë gjithë vitit.
[Image: 8780.jpg]
http://www.AZfilma.Org | Filma Online Me Titra Shqip .!
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSzRNA&feature=share" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSz ... ture=share</a><!-- m -->
http://www.T-Sh.Net | Forumi i Titrashqip.!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - by PRedaTor - 09-08-2021, 08:50 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)