![]() |
|
Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) (/thread-12760.html) Pages:
1
2
|
Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - PRedaTor - 09-08-2021 Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) ![]() Përmes votimit në internet dhe përzgjedhjes së specialistëve, fondacioni “New7wonders”, me qendër në Zvicër përzgjodhi shtatë “mrekullitë e reja të natyrës”. Nga Amerika e Jugut deri në malet afrikane, bota njeh sot 7 mrekullitë magjepëse të natyrës. Ujëvara Iguazu, e cila u reklamua nga Lionel Messi është e treta në rradhë. /albeu.com/ Shikoni se kush janë 7 rekullitë e reja të natyrës: 1) Pyjet e Amazonës. Pasuria e rrallë e globit në Amerikën Latine, përvec ajrit të pastër e mrekullisë së pamjes nga lartë, të largojnë nga bota e qytetruar dhe të jep mundësinë të shohesh se si do të ishte bota pa industrinë, shto këtu edhe pasurinë e shumëllojtë të florës dhe faunës. ![]() 2) Në vend të dytë është Gjiri Halong në Vietnam. Mes qindra masivëve të shkëmbinjëve, e ujit të pastër të detit, shtrihet një natyre enigmatike e magjepsëse. ![]() 3) Ujëvarat Iguazu, një perlë e natyrës më shumë se sa piktoreske që ndahet nga Brazili e Argjentina. ![]() 4) Ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Forma e masivit shkëmbor, që duket si e gdhendur me dorë, kombinuar me blunë e thëllë të detit, e bën një ndër veprat më madhështore të natyrës. ![]() 5) Parku Kombëtar Komodo në Indonezi. Park i mbrojtur me ligj në vend. Bukuri të rralla e kombinim perfekt mes tokës së gjelbëruar e detit. ![]() 6) Lumi i “Puerto Pincesa” në Filipine. Të udhëtosh për disa kilometra me varkë në një tunel, të krijuar nga natyra, është gjithmonë një aventurë që të ngjal emocione. ![]() 7) Mali Table në Afrikën e Jugut. Një natyrë piktoreske. Bimësi e shumëllojtë e tepër e pasur, që lulëzon thuajse gjatë gjithë vitit.
Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - FidanSH - 09-08-2021 khaaa po te forta bre ! Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - PAiN. - 09-08-2021 ky topik egziston une e kom qit me video e me krejt muni me shku lock Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - PRedaTor - 09-09-2021 profx' Wrote:ky topik egziston une e kom qit me video e me krejt muni me shku lock Ku e ke o shoku se spo e shoh gjikundi, ma trego me topic ku e ke postuar. Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - PAiN. - 09-09-2021 qe bre braq qyre edhe daten 3 dit ma heret se ti e kom qit Code: http://www.esportskosova.com/forum/viewtopic.php?f=30&t=18721Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - PRedaTor - 09-11-2021 profx' Wrote:qe bre braq qyre edhe daten 3 dit ma heret se ti e kom qit o shoku ti e ke qit te oda e burrave e jo te kurjozitetet, sme intereson hic, po te ishte postuar ketu te kurjozitetet une do ta shifja, sjam budall te bej double post. Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - PAiN. - 09-21-2021 double post o viq hajt Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - skr - 09-30-2021 cool
Re: Bota njeh 7 mrekullitë e saj (FOTO LAJM) - Gooxmann' =] - 01-07-2022 mos vjedh veq topic :S se aj e ka qit i pari =D |