Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
alex konfirmon pensionimin pas WEM
#1
Kapiteni i TyLoo, Zhengwei "alex" Bian ka konfirmuar për HLTV.org se ai do të pensionohet nga pro gamingu pas World e-Sports Masters 2010 në Hangzhou, Kinë.

Raporti i parë rreth largimit të kapitenit të TyLoo erdhi tri javë më parë, dhe sot, Zhengwei "alex" Bian mbante shënimin "last show" (shfaqja e fundit) në ndeshjen kundër Power Gaming. TyLoo siç e dimë e fitoi ndeshjen, por fakti se Bian përdori etiketën "last show" në lojë, na bëri neve që të pyesim kapitetin pas fitorës ndaj Power Gaming.

Gjatë konferencës pas ndeshjes, HLTV.org e pyeti kapitetin e TyLoo nëse përdorja e "last show" në lojë kundër Power Gaming, përfundimisht konfirmon largimin e tij pas turneut WEM . Në pyetje, Bian u përgjigj thjesht: "Po"

I pyetur për arsyen prapa pensionimit të tij, Bian deklaroi: "Unë jam thjesht shumë i vjetër të vazhdoj të luaj."

[Image: 1288851956.44.jpeg]

I lindur më 29 shkurt 1982, kapiteni i ekipit TyLoo është aktualisht 28 vjeç dhe akoma luan, por vetëm deri më përfundimin e WEM 2010. Bian ka qenë në skenë për shumë vite, duke përfaqësuar wNv Gaming në sukeseset e vitit 2006, duke arritur në maje të WEG Masters dhe së fundi duke u larguar për të kaluar te TyLoo.

Kjo do të thotë se pas WEM 2010, TyLoo do të përbëhet nga këta lojtarë:

[Image: cn.gif] Chao "GoodRifle" Xue
[Image: cn.gif] BingYuan "tb" Li
[Image: cn.gif] Xi "karl" Wang
[Image: cn.gif] XueFeng "xf" Lai

Aktualisht nuk ka indikacione se çfarë do të ndodh me skuadrën e TyLoo pas WEM 2010, nëse ata do të gjejnë një kapiten të ri, apo do të bëhet shpërbërja e ekipit.
[Image: 76561198060309084.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
alex konfirmon pensionimin pas WEM - by XLN7 - 08-27-2020, 10:18 AM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)