Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
KUSHTET BAZË PËR MUSLIMANËT!
#2
Shtese
Selam Alejkum vllazen 5 Shtyllat e fese jane :
1.Shehadeti,
2.Zekati,
3.Haxhi
4.Namazi
5.Agjerimi

1.Cfare e Mohon Shehadetin?
Përgjithësisht është e njohur që Islamin e shkatërrojnë format më të ndryshme të mosbesimit, politeizmit, hipokrizisë dhe të dezertimit nga feja. Para se të fillojmë të flasim mbi këtë, nuk mundemi e të mos cekim një parim të rëndësishëm (rregull) sipas të cilit veprojnë të gjithë pasuesit e traditës së shëndoshë dhe koncenzusit të ehli-s-sunne-we-l-xhema’a mbi rregullimin e çështjes së fesë, pa marrë parasysh a ka të bëjë me mësimet e saj themelore apo mësimet dytësore, përmes prizmit të këtij parimi do t’u jepet përgjigja mësimeve të sektit murxhit, të cilët u trimëruan dhe e shkelën të mësuarit themelor të kësaj feje, dhe havarixhëve, të cilët shkuan në pafundësi dhe devijim nga rruga e drejtë. Feja islame është rrugë qëndrore në mes ekzagjerimit dhe neglizhencës.

Mbi këtë problem është diskutuar shumë, si në kohët e lashta ashtu edhe sot, dhe secili e kishte drejtimin dhe mënyrën e vet të të menduarit. Më duket se mbi këtë çështje dijetari Ibn el-Kajjimi, ka pasur mendim të vërejtur. Mbi këtë pjesërisht kemi treguar edhe më herët, e këtu, përkundër gjatësisë së tij, duke pasur parasysh seriozitetin e çështjes mbi të cilën flasim, do ta citojmë në tërësi. Ai, Allahu e mëshiroftë, duke folur mbi namazin thotë:
“Mosbesimi dhe besimi (kufri dhe imani) qëndrojnë në kundërshtim njëri me tjetrin. Duke qenë që imani ka drurin e vet me degë të shumta, secila nga këto degë quhet iman. Kështu p.sh. për namazin thuhet se është pjesë e imanit, rast i njejtë është edhe për zekatin, haxhxhin, agjërimin, veprat e fshehta, si: turpi (të qenët i turpshëm dhe modest), të mbështewturit në Allahun (tevekkul), frikërespekti, pendimi dhe kështu me radhë, deri te largimi i ndonjë pengese nga rruga. Të gjitha këto janë pjesë të imanit.”


2.Zekatet
"Faleni namazin dhe jepni zekatin”


Zekati është një prej pesë shtyllave mbi të cilat është ngritur Islami. Ai është ibadet - adhurim që i kushtohet Allahut xh.sh. dhe njëkohsisht është institucion mjaft i rëndësishëm për myslimanët. Përmes kryarjes së këtij obligimi, myslimani e pastron jo vetëm shpirtin e tij, po edhe pasurinë që ia ka dhuruar dhe mundësuar Allahu i Gjithëmëshirshëm. Në Kuran, në mbi shtatëdhjetë vende, krahas namazit, Allahu e ka përmendur edhe zekatin, që në fakt vërteton vlerën dhe rëndësinë që ka ky institucion. Allahu i Gjithëmëshirshëm në një ajet të Kuranit urdhëron e thotë:

"Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë (fjala është për zekatin), që t'i pastrosh me të dhe t'ua shtosh begatitë...".(Et-Teube, 103).

Edhe në traditën e Pejgamberit a.s., zekati zë vend të merituar. Pejgamberi a.s. kur e ka dërguar Muadh bin Xhebelin në Jemen, tregohet t'i ketë thënë: "Mësoji ata se Allahu ua ka bërë obligim zekatin për pasurinë e tyre, të merret nga të pasurit e tyre e t'u jepet të varfërve të tyre". Me një rast tjetër, Pejgamberi a.s. urdhëron: “Kini dro Allahun, falni pesë kohët e namazit, agjëroni muajin e Ramazanit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni prijësit tuaj, do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj".

Bazuar në ajetet kuranore dhe hadithet e Pejgamberit a.s., të gjithë dijetarët islam kanë konfirmuar unanimisht se dhënia e zekatit është farz - obligim - për myslimanë e myslimane.

3.Haxhi Dhe rendsia e tij.

HAXHXHI DHE RËNDËSIA E TIJ

All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë: "Njerëzit e kanë detyrë që në emër të All-llahut të vizitojnë Qaben, kush ka mundësi për të shkuar atje. Ai i cili nuk beson, lere, All-llahu me të vërtetë është i pavarur nga njerëzit". {1}

1513. “ Na ka treguar Abdullah b. Jusuf të cilit i ka kumtuar Maliku që transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman b. Jesara, kurse ky nga Abdullah b. Abbasi r.a. i cili thotë:

"Fadl b. Abbas kishte hypur pas shpinës së Pejgamberit të All-llahut në të njëjtën deve. Në këtë moment erdhi një grua nga fisi Hath'am. Fadli filloi ta shikonte, por edhe ajo e shikonte këtë, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Fadlit fytyrën në anën tjetër.
- O Pejgamber i All-llahut! “ tha gruaja- Pa dyshim All-llahu ua ka bërë detyrë haxhin robërve të vet. Babai im është në pleqëri të thellë, ai nuk mund të kalërojë, andaj a mundem unë ta kryej haxhin në vend të tij?
- Po, mundesh, u përgjigj Pejgamberi a.s.
Kjo ka qenë - thotë Ibn Abbasi “ në haxhin lamtumirës.

4.Forma E Namazit
Forma e Namazit të Muhammedit (saws) me pak fjale nga Nasrudin ALBANI

Të drejtuarit nga Kibla
Marrja e tekbirit fillestar
Vënia e duarve në gjoks
Duatë e fillimit të namazit dhe leximi i Fatihasë
Shkuarja ne ruku
Ngritja nga rukuja
Berja e Sexhdes
Teshehudi i parë
Teshehudi i Fundit
Perfundimi i namazit

5.Agjerimi(Ramazani Dhe Xheneti)

Falënderimi i takon Allahut. Salavatet e selamet qofshin për të Dërguarin e fundit, Muhamedin.
Dikush mund të pyesë: Përse biseda rreth xhenetit bëhet pikërisht në këtë muaj? Për faktin se në qiell, kur vjen muaji i Ramazanit, ndodh një ngjarje e madhe, e ajo është hapja e dyerve të xhenetit. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtë.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
Këto fakte argumentojnë për madhështinë, vlerën dhe pozitën e lartë që ka ky muaj tek Allahu i Lartësuar. Nga kjo pikënisje dëshiroj t’ia kujtoj xhenetin atij që e arrin përjetimin e këtij muaji, t’ia kujtoj begatinë e tij si dhe veprat që e ndihmojnë dhe ia lehtësojnë muslimanit hyrjen në të.

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, duke transmetuar fjalët e Kadi Ijadit thotë: “Është e mundshme që hapja e dyerve të xhenetit nënkupton se Allahu në këtë muaj i bekon robërit e Tij me disa adhurime të cilat nuk bëhen në muajt e tjerë, si agjërimi, falja e namazit të teravive e të tjera. E, këto pa dyshim se konsiderohen shkaqe për hyrjen në xhenet.

Këtë tematikë, me ndihmën e Allahut, do ta trajtoj nga dy këndvështrime:
1)- Karakteristikat motivuese për hyrjen në xhenet.
2)- Veprat të cilat janë përcaktuar nga ana e fesë si ndihmë dhe lehtësim për hyrjen e muslimanit në xhenet.

Pa dyshim se Ramazani është rast i mirë për vepra të mira, ngase zemra është e gatshme t’u nënshtrohet urdhrave të Allahut, ashtu siç është edhe shpërblimi i shumëfishuar. Në hadithin e lartpërmendur aludohet për këtë domethënie, pra për shpërblimin dhe për faljen e madhe.
O ti kërkues i së mirës, dyert e xhenetit janë të hapura!
O ti kërkues i së keqes, dyert e xhehenemit janë të mbyllura!

Pikënisjet për në xhenet

1- Allahu e obligoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, që t’i përgëzojë me xhenet ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, gëzoji me kopshte të xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj.” (Bekare, 25)
2- Shokët e të Dërguarit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, gjithmonë e pyesnin atë për veprat të cilat janë shkak për t’u futur në xhenet. Kjo pa dyshim se është argument për kujdesin dhe interesimin e tyre për xhenetin si dhe për veprat të cilat i afrojnë pranë tij.
3- Hyrja në xhenet konsiderohet fitorja reale. Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që shpëton nga zjarri i xhehenemit dhe hyn në xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet).” (Ali Imran, 185)
4- Respektimi dhe bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj të Dërguarit të Tij janë prej shkaqeve më të rëndësishme për hyrjen në xhenet. Allahu thotë: “Atë që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai e shpie në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përherë. Kjo është fitorja e madhe.” (Nisa, 13)
5- Vendi sa zë një kamxhik në xhenet është më i mirë sesa kjo botë dhe çfarë ka në të.
6- Begatia e xhenetit e tejkalon imagjinatën e as nuk mund të përshkruhet, siç thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur atë që syri nuk e ka parë asnjëherë, as veshi nuk ka dëgjuar për të e as që i ka shkuar ndër mend kurrë.” Shënon Buhariu.

Prandaj, eja të flasim së bashku për xhenetin dhe begatitë e tij në këtë muaj. Eja të njihemi me punët të cilat na ndihmojnë të hyjmë në xhenet, të jetojmë në të me shpirtrat tanë, edhe pse jemi ende në këtë botë. Le të kemi mall për të në zemrat tona para se të na fusë Allahu i Lartësuar në të, inshallah. Allahu Fuqiplotë thotë: “Dhe një zë do t’i thërrasë: “Ky është xheneti që ju e keni merituar për atë që keni punuar.” (A'raf, 43)
O Allah, ne të kërkojmë xhenetin!
[Image: funny_comment_graphic_07.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
KUSHTET BAZË PËR MUSLIMANËT! - by bunn. - 04-02-2020, 04:29 PM
Re: KUSHTET BAZË PËR MUSLIMANËT! - by bunn. - 04-02-2020, 04:29 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)