Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Thesari i Diturisë - Ibn Kajim el Xhevzi (All llahu e mëshi)
#1
Eselamu Alejkum ,vellezer te dashur,inshallah do tua paraqes disa tema te mira,nga dijetari I madh, All llahu e mëshiroft,Ibn Kajjim el Xhevziu,nga libri i tij : “Thesari I Diturisë”
Do ti sjell te gjitha temat me radh,te cilat jan shum te dobishme për në jeten e besimtarit,inshallah All llahu na bën prej te sinqertëve,në vepra dhe nijet
.


Bismilah
Besimi

Pjesa e parë :

Nënshtrimi i njëmendtë tek All llahu


Në fjalët e All llahut të Lartësuar :”E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne..”(Hixhr 21)
gjendet e fshehur urtësia me vlerë të madhe,e ajo është se çdo nevojë kërkohet vetëm prej atij I cili zotëron thesaret e tij,ndërsa çelësat e atij thesari I mban në duar.Të kërkosh atë nga dikush tjetër është si të kërkosh nga i pafuqishmi dhe nga ai I cili nuk është i aftë për atë.
Ajeti tjetër :”Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt”(Nexhm 42),gjithashtu përmban urtësi të madhe është se çdo cak që nuk është për All llahun dhe nuk ka lidhje me Të,është humbje dhe shkatërim,sepse përfundimi dhe fundi nuk janë te realizimi I atij qëllimi.Përfundimi është tek Ai ku gjithçka përfundon dhe zgjidhet,ku gjithçka varet prej krijimit të Tij,të dëshiruarit e urtësisë dhe diturisë,për këtë shkak Ai është cak I çdo dëshire.Gjithçka që të do zemra,nëse nuk është dashur për shkak të Tij,ajo dashuri është vetëm ngatëresë dhe vuajtje.Cdo vepër që nuk është në emër të Tij është e pavlefshme dhe e shkatëruar.Për këtë shkak ,çdo zemër vuan nëse nuk arrin tek Ai dhe ajo është e privuar nga lumturia dhe suksesi.
Gjithçka që kërkohet prej All llahut është përmbledhur në fjalët e Tij: “E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne..”(Hixhr 21),ndërsa gjithçka që veprohet për shkak të Tij,është e përmbledhur në fjalët e Tij :”Dhe se kthimi I fundit do të jetë te Zoti Yt”(Nexhm 42)
Nuk ekziston ndonjë cak më I madh se All llahu e që të vrapohet tek Ai,e as që ekziston përskaj Tij cak,tek I cili gjendet fundi dhe Strehimi.



Qetësimi i zemrave dhe i trupave është në nënshtrimin ndaj All llahut


Në këtë është i fshehur sekreti I madh I imanit,e ajo është se zemra nuk do të arrijë qetësinë,rehatinë,dhe stabilitetin përveq se me vendosjen e lidhjes me Zotin.Gjithçka që kërkohet dhe duhet jashtë All llahut në realitet kërkohet dhe duhet për diçka jashtë kësaj,ndërsa vetëm një duhet dhe kërkohet për vetveten.
Ajo është dashuria ndaj Atij tek i Cili është përfundimi.Është e pamundur që fundi të jetë te dy veta,ashtu siç është e pamundur që fillimi I krijimit të krijesave të fillojë prej dy vetave.Ai,të cilit dashuria,dëshirat,dashjet dhe nënshtrimi i tij përfundojnë të dikush tjetër përveq All llahut,me të vërtetë të gjitha do t’i dështojnë dhe do t’i shkatërrohen në atë moment kur të ketë nevojë më shumë.Ndërsa ai,dashuria e të cilit,frika,shpresa dhe qëllimi janë për All llahun e Lartësuar,do të realziojë mirësinë e tij të përhershme,ëmbëlsinë,gëzimin dhe lumturinë.
EVERY GAME BEGINS WITH !
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Dispozitat e fesë dhe dispozitat e fatit


Gjendja e robit gjithmonë është e kushtëzuar me raportin e tij ndaj dy gjërave : dispozitave të fesë dhe dispozitave të fatit.
Në kryerjen e dispozitave të fesë,robi ka nevojë për ndihmë dhe përkrahje,më saktë,këto për të janë të detyrueshme.Ndërsa në rastin e dispozitave të fatit,ai ka nevojë për dhembshuri dhe mëshirë.
Pra ,sa të jetë robi këmbëngulës dhe konsekuent në kryerjen e dispozitave të fesë,aq meriton dhe fiton dhembshurinë dhe mëshirën gjatë dispozitave të fatit.Nëse i respekton të gjitha dispozitat e fesë,formalisht dhe thelbësisht,atëhër i dhurohet mirësia dhe mëshira formalisht dhe thelbësisht.Mirëpo nëse I kryen dispozitat e fesë vetem formalisht,duke neglizhuar thelbin dhe brendësinë e tyre,atëherë mëshirën që e fiton është e kufizuar vetëm formalisht,derisa në thelb ndikimi i tij është mospërfillës.

Dhembshuria e brendshme apo thelbësore

Nëse pyet se çfarë është dhembshuria e brendshme apo thelbësore mund të thuhet se është ajo ndjenjë e qetësisë dhe rehatisë të cilën e ndjen zemra gjatë dispozitave të fatit,humbja e frikës,mërzisë dhe e humbjes nga zemra e cila pastaj i nënshtrohet dhe i përulet Zotit të saj,duke shikuar në Të.Robi i nënshtrohet Zotit të tij m e shpirt dhe me brendësinë e tij dhe i pushtuar me vështrimin e dhembshurisë së All llahut ndaj tij,është mospërfillës ndaj fuqisë së dhembjes dhe të vështirsisë që e ka kapluar.Ndërsa njohja se Zoti i tij e ka zgjedhur si një rob të zakonshëm që mbi të të realizojë dispozitat e Tij,qoftë ai të gëzohet apo hidhërohet,kontribon edhe më shumë në atë që ai të mos ndjejë dhembjen dhe fatkeqësinë.Nëse e pranon me kënaqës përcaktimin,do të shpërblehet me kënaqësinë e All llahut.Ndërsa,nëse zemërohet,e njejta do t’i kthehet me zemërim.Kjo mirësi e brendshme është fryt i këtij aktiviteti të brendshëm dhe me rritjen e saj edhe ajo rritet,në të kundërtën ajo zvogëlohet.
Enes ibn Maliku r.a,transmeton se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë :”Madhësia e shpërblimit është e barabartë me madhësinë e sprovës.Kur All llahu e do një popull,Ai e vë në sprovë,dhe kush pranon me kënaqësi do të shpërblehet me kënaqësi,ndërsa kush zemërohet,meriton zemërimin.
(Et Tirmidhiu 2404,ibn Madhe 4031 – hadith i mirë).


Detyrimet e pranimit të Njëshmërisë së All llahut


Lum ai që është I drejtë ndaj Zotit të tij duke e pranuar paditurinë e tij edhe pse di.I pranon mangësitë e shumta në veprat etij,mangësitë personale,lëshimet në detyrimet ndaj All llahut dhe raportin jo të drejtë ndaj Tij.

Nëse All llahu e dënon për shkak të mëkatit,në të sheh drejtësinë e Tij.Ndërsa nëse i fal,nëpërmjet saj njeh mirësinë dhe të mirat e Tij.Kur bën ndonjë të mirë,e di se kjo është sadaka dhe mirësi ndaj All llahut.Ndërsa nëse edhe ia pranon atë vepër,ajo është edhe një sadaka dhe mirësi.Nëse All llahu refuzon veprën e kryer,ajo është për arsye se ajo vepër nuk ngjanë se është bërë për Të.Kur bën ndonjë vepër të keqe,me këtë e di se All llahu me të drejtë,duke mos bërë dhunë e ka lënë dhe e ka ngritur mbrotjen e Tij dhe në bazë të kësaj robi e kupton se është I varur prej All llahut dhe se i ka bërë dhunë vetvetes dhe nëse All llahu pas gjithë kësaj,sërish fal,ajo është vetëm nga Bujaria e Tij,bamirësia dhe e mira.

Thelbi dhe sekreti i kësaj çështjeje është se robi gjithmonë e sheh Zotin e tij si bamirës,ndërsa veten si mëkatar,I gabuar apo që I len gjërat pas dore dhe se gjithçka që e bën të lumtur e sheh si mirësi dhe bamirësi të All llahut,ndërsa gjithçka që nuk është e mirë dhe e vështirë e sheh si pasojë e mëkateve të tij dhe drejtësi e All llahut ndaj tij.


Allahu Subhanehu we teala ju shperblefte vella per keto tema dhe per mundin qe keni dhene per ti shenuar ju, Allahu Subhanehu we Teala e paste meshiruar Shejhun ibn Kajjimin dhe na befte prej atyre te cilet kemi vullnet per te mesuar per kete Dinn dhe permes kesaj diturie te hajrit te behemi prej atyre te cilet praktikojne urdherat e Allahut Subhanehu we Teala...

Abdullah Ibn Mes’udi ka thënë: “Mësoni! Dhe kur të keni mësuar, atëherë punoni.”

Sehl Ibn Abdullah el-Fustani ka thënë: “Të gjithë njerëzit janë të dehur me përjashtim të dijetarëve; dhe të gjithë dijetarët janë të hutuar me përjashtim të atij që punon sipas dijes së tij.”

Malik Ibn Dinar ka thënë: “Kur një rob kërkon dije për ta praktikuar atë, dija e bën atë modest (të përulur) dhe kur e kërkon atë për diçka tjetër, ajo do t’i shtojë moralin e poshtër dhe fodullëkun.”

Ebu Hurejra ka thënë: “Shembulli i dijes e cila nuk vihet në zbatim është si puna e pasurisë e cila nuk shpenzohet në rrugën e Allahut Azze ue Xhel.”

Ebu Derda ka thënë: Unë nuk kam frikë se do më thonë: O Amir çfarë ke mësuar? Por më tepër merakosem se do më thuhet: O Amir, çfarë ke bërë me atë atë që ke mësuar!”

Fudejl Ibn Ijjad ka thënë: “Sa i përket hadithit, është më mirë që njeriu të mos e dëgjojë atë sesa ta dëgjojë dhe pastaj të mos punojë sipas tij.”

"...dhe thuaj: O Zoti im, shtoma dijeninë!" (Ta Ha, 114)


Shpallja e All llahut dhe Porosia e Gjithësisë



All llahu I Lartësuar në Kur’an I fton robërit e Tij që ta njohin në dy mënyra :
-vëzhgimin e veprimit të Tij
-studimin e asaj që ka shpallur
Shenjat e para që shihen janë pamore,ndërsa të dytat janë shenja perceptuese,kuptimore.
Si shembull të mënyrës së parë të njohjes,do të përmendim fjalët e të Mëshirshmit :
Eshtë fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.(El Bekare 164),ajete të ngjashme në Kur’an ka shumë.
Kur është fjala për metodën e dytë,do të përmendim fjalët e të Mëshirshmit : “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin?”(Nisa 82), A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur’anin) [el Muminun 68], (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.(Sad 29)Ajete të ngjashme ka shumë.
Krijesat tregojnë për veprimin krijues,ndërsa veprimi tregon cilësitë e Krijuesit.E krijuara tregon atë që ka krijuar,ndërsa detyrimisht nënkupton ekzistimin e Krijuesit sepse Ai zotëron fuqi,dëshirë dhe dije.Është e pamundur që veprimi i lirë të ketë burimin prej atij që nuk eksizton,nuk ka fuqi,jetë dëshirë dhe dije.Pastaj format e ndryshme të krijesave tregojnë dëshirën e Krijuesit dhe faktin se krijimi I Tij nuk është I kufizuar vetëm në një formë dhe ajo të jetë një lloj pas së cilës nuk mund të krijojë tjetrën.
Interesat,urtësitë dhe qëllimet pozitive të krijesave tregojnë urtësinë e Krijuesit azze ue xhel.
Dobitë dhe të mirat e krijesave tregojnë mëshirën e Krijuesit.
Zemërimi dhe hakkmarja e krijesave tregojnë zemërimin e Krijuesit.
Mikëpritja,kujdesi,dhe brenga e krijesave tregojnë dashurinë e Krijuesit.
Mohimi i ndërsjellë,nënçmimi dhe heqja dorë e krijesave tregojnë përbuzjen e Krijuesit.
Jetëgjatësia e krijesave,të cilat fillojnë që nga e dobëta dhe e pakta,zhvillohet deri në stadin e fuqisë dhe formësimit,e pastaj shkon drejt fundit dhe vdekjes dhe kjo tregon për ditën e kthimit.
Ndërsa gjendja e krijesave : ebimëve dhe e kafshëve si dhe cikli i ujit tregojnë mundësinë e kthimit.
Shenjat e dukshme të mëshirës dhe mirësive të Tij ndaj krijesave tregojnë në vërtetësinë e pejgamberve.
Formësimi i cilësive të krijesave të cilat pa formësim të tillë do të ishin të mangëta dhe të pavlefshme tregojnë faktin se Ai I Cili i ka formësuar zotëron të drejtën më të madhe që të jetë I Përsosur.
Për këtë shkak krijesat e All llahut janë tregusit më të mirë të cilësive të Tij dhe vërtetësia më e fuqishme e të vërtetës së asaj që e thonë të Dërguarit e Tij për Të.
Krijesat dëshmojnë dhe vërtetojnë ajetet e shpallura të përceptuara dhe rikujtojnë në dëshminë e të vërtetës me ajetet kozmike,pamore.
All llahu I Lartësuar ka thënë :” Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”(Fusilet 53) I Lartësuari njofton se është e nevojshme që me anë të shenjave pamore kozmike të dëshmojë të vërtetën e ajeteve të shpallura të përceptuara.
Pastaj në fund të ajetit,I Lartësuari bën të ditur,në bazë të dëshmive të paraqitura rreth sinqeritetit të të Dërguarit e Tij s.a.v.s,se dëshmia e Tij është e mjaftueshme si vërtetimi i saktësisë së shpalljes së Tij.
Shenjat e Tij dëshmojnë saktësinë e fjalëve të Tij,ndërsa Ai nëpërmjet shenjave të Tij dëshmon për të vërtetën rreth të Dërguarit s.a.v.s,All llahu është dëshmitar dhe gjithçka e dëshmon Atë.Ai vërteton dhe gjithçka e vërteton Atë.Ai është argument vetvetiu.Rreth kësaj,disa njohës (arifin) thonë:Si të kërkon dëshmi për Atë I Cili është dëshmi për gjithçka?C’farë dëshmie të kërkoj për ekzistimin e Tij,kur ekzistimi I Tij është më e qartë se çdo dëshmi.!!

Për këtë,Pejgamberët u kanë folur popujve të atyre :”A mos keni dyshim në All llahun…(Ibrahim 10) Ai është më I njohuri nga e gjithë e njohura dhe më i qarti nga cilado shenjë apo argument.Në esencë të gjitha gjërat nëpërmjet Tij janë njohur dhe zbuluar,edhe pse nëpërmjet vëzhgimit dhe deduksionit,nëpërmjet gjërave dhe veprimit të Tij mbi to,kemi njohur Atë.
EVERY GAME BEGINS WITH !
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)