Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
kush munet me ma gjet qit veper!!
#4
blackeagle. Wrote:Gjuha Shqype

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
përmbi er' që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
jan' të bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
për mue t'tanave iu del.

***

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
që shpërndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq.

Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera
si nj'bij' kjo që pa prind mbet:
për t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush për motër t'vet.

E njat tok' që je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.
qe ku e ki gjuha shqype nga ndre mjeda


THNX BRAQQ :lol: :lol: Wink
Conntact : <!-- e --><a href="mailto:powr3l@live.com">powr3l@live.com</a><!-- e -->
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
kush munet me ma gjet qit veper!! - by powrel. - 07-01-2021, 02:18 PM
Re: kush munet me ma gjet qit veper!! - by powrel. - 07-01-2021, 02:43 PM
Re: kush munet me ma gjet qit veper!! - by and!t0 - 07-03-2021, 09:45 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)