![]() |
|
kush munet me ma gjet qit veper!! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: kush munet me ma gjet qit veper!! (/thread-9966.html) |
kush munet me ma gjet qit veper!! - powrel. - 07-01-2021 Djemm e hapa kit topic pasi qe kerkova ne google dhe ne web-faqe te tjera dhe nuk e gjeta vepren Gjuha Shqype nga Ndre Mjeda !! kush munet me ma gjett m;kish pshtu !
Re: kush munet me ma gjet qit veper!! - powrel. - 07-01-2021 a pom nimoni dikush ? Re: kush munet me ma gjet qit veper!! - blackeagle. - 07-01-2021 Gjuha Shqype Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del. *** Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand. Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq. Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet. E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet. qe ku e ki gjuha shqype nga ndre mjeda Re: kush munet me ma gjet qit veper!! - powrel. - 07-01-2021 blackeagle. Wrote:Gjuha Shqype THNX BRAQQ :lol: :lol:
Re: kush munet me ma gjet qit veper!! - and!t0 - 07-03-2021 powrel Wrote:tjera her kape qele kit topic aty te kerko ndihm help ok!blackeagle. Wrote:Gjuha Shqype |