Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën!
#1
[Image: 668232728lajmetari668232728.jpg]

Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën!

Shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës në Zvicër bëjnë të ditur se kanë zbuluar një planet me kushte të përshtatshme jetese në grupin e yjeve Vela, 36 vite dritë larg Tokës.

Astronomia zvicerane Stephane Udry dhe ekipi i saj kanë përdorur teleskopin (HARPS) zbuluesin e lartë të shpejtësisë së rrezeve planetare në Kili dhe kanë zbuluar planetin, i cili sillet rreth yllit HD 85512. Me ndihmën e largësisë që ka nga Dielli i tij, ky planet mbetet brenda zonës së përshtatshme për jetesë. Sipas saj, planeti i ri i quajtur HD 85512 shfaq të gjitha mundësitë për të strehuar një numër të madh mikroorganizmash.

Bëhet e ditur se planeti e përfundon rrotullimin rreth yllit të vet për 54 ditë dhe zotëron një atmosferë të ngjashme me atë të Tokës. Bazuar në modelet bazë, temperatura mesatare e planetit është 24,85 gradë. Mendohet të ketë edhe ujë në të. Ky planet që është pak më i vogël se rruzulli tokësor dhe më përbërje shkëmbore, mendohet të jetë 1 deri në 5 miliard vjeç.

Udry dhe ekipi i saj pohojnë se po përgatisin kushtet më efikase për të vlerësuar planetët kandidate për jetesë në të ardhmen. Bëhet e ditur se planetët HD 85512 dhe G1 581, pjesë e grupit të yjeve Libra 20 vite drite larg, janë planetët më të favorshëm për të jetuar. G1 581 është 5 herë më i madh se Toka dhe është zbuluar në prill të vitit 2009.
/start/
http://www.AZfilma.Org | Filma Online Me Titra Shqip .!
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSzRNA&feature=share" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=ER0nqXSz ... ture=share</a><!-- m -->
http://www.T-Sh.Net | Forumi i Titrashqip.!
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Messages In This Thread
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! - by PRedaTor - 06-30-2021, 05:16 PM

Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)