![]() |
|
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: EDUKATIVE (https://esportskosova.com/forum-41.html) +--- Forum: Diskutime për gjërat edukative (https://esportskosova.com/forum-37.html) +--- Thread: Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! (/thread-9942.html) |
Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! - PRedaTor - 06-30-2021 ![]() Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! Shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës në Zvicër bëjnë të ditur se kanë zbuluar një planet me kushte të përshtatshme jetese në grupin e yjeve Vela, 36 vite dritë larg Tokës. Astronomia zvicerane Stephane Udry dhe ekipi i saj kanë përdorur teleskopin (HARPS) zbuluesin e lartë të shpejtësisë së rrezeve planetare në Kili dhe kanë zbuluar planetin, i cili sillet rreth yllit HD 85512. Me ndihmën e largësisë që ka nga Dielli i tij, ky planet mbetet brenda zonës së përshtatshme për jetesë. Sipas saj, planeti i ri i quajtur HD 85512 shfaq të gjitha mundësitë për të strehuar një numër të madh mikroorganizmash. Bëhet e ditur se planeti e përfundon rrotullimin rreth yllit të vet për 54 ditë dhe zotëron një atmosferë të ngjashme me atë të Tokës. Bazuar në modelet bazë, temperatura mesatare e planetit është 24,85 gradë. Mendohet të ketë edhe ujë në të. Ky planet që është pak më i vogël se rruzulli tokësor dhe më përbërje shkëmbore, mendohet të jetë 1 deri në 5 miliard vjeç. Udry dhe ekipi i saj pohojnë se po përgatisin kushtet më efikase për të vlerësuar planetët kandidate për jetesë në të ardhmen. Bëhet e ditur se planetët HD 85512 dhe G1 581, pjesë e grupit të yjeve Libra 20 vite drite larg, janë planetët më të favorshëm për të jetuar. G1 581 është 5 herë më i madh se Toka dhe është zbuluar në prill të vitit 2009./start/ Re: Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! - easyblanco - 06-30-2021 Bëhet e ditur se planeti e përfundon rrotullimin rreth yllit të vet për 54 ditë dhe zotëron një atmosferë të ngjashme me atë të Tokës. Bazuar në modelet bazë, temperatura mesatare e planetit është 24,85 gradë. Mendohet të ketë edhe ujë në të. Ky planet që është pak më i vogël se rruzulli tokësor dhe më përbërje shkëmbore, mendohet të jetë 1 deri në 5 miliard vjeç. Re: Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! - Mister-X - 06-30-2021 Jo o haluc se ki rrok mir . 24.85 grad celecius i bjen rreth 25 grad
Re: Zbulohet një planet i ngjashëm me Tokën! - aproks - 07-05-2021 pffffff mos fol muhalife |