06-07-2021, 06:22 PM
![[Image: vsf38h.jpg]](http://i55.tinypic.com/vsf38h.jpg)
Hulumtuesit amerikanë kanë zhvilluar një material super të hollë që shërben për të monitoruar aktivitetin e zemrës, valët e trurit dhe lëvizjen e muskujve. Sipas shkencëtarëve, teknologjia e "tatuazhit elektronik" në lëkurë, epidermal electronics system (EES), është në gjendje të monitorojë funksionet kryesore të trupit pa pasur nevojë për përdorimin e telave përderisa fiksohet në lëkurë pa ngjitëse.
Materiali përkulet, rrudhoset, zgjerohet me të gjitha pronat (cilësitë) e lëkurës. Megjithatë, ai përmban një sërë komponentësh elektronikë që mund të matin gjithçka, që nga norma e zemrës e deri tek valët e trurit. E ashtuquajtura lëkurë "e zgjuar" është e fuqizuar nga një qelizë diellore.
Shkencëtarët nuk pranuan të spekulonin në lidhje me kohën që kjo pajisje do të dalë në treg dhe sa do të jetë çmimi i saj. /albeu.com/




![[Image: 412s.jpg]](http://img803.imageshack.us/img803/2231/412s.jpg)