05-24-2021, 09:29 AM
![[Image: pccnileakdphts.jpg]](http://ipko.net/portal/site/docs/tech/photo/pccnileakdphts.jpg)
Në internet kanë gdhirë fotografitë e tabletit të ri të HTC-së me emrin e koduar Puccini. Bëhet fjalë për tabletin e ri të HTC-së me diagonalen më të madhe.
Puccini ka ekran 10-inçësh me rezolucion 1280 x 800 pixelë me përkrahje për futjen e të dhënave me gisht dhe laps. Sipas informatave të mëhershme, tableti do të duhej të ketë procesor dybërthamësh 1,5 GHz, grafikë Ardeno 220, kamerë të pasme me rezolucion 8 megapixelë dhe përkrahje për rrjetet LTE.
Nga fotografia shihet se si tableti, të paktën në tregun amerikan, do të duhej të gjendej në ofertën e operatorit mobil AT&T. Shitja do të duhej të fillonte deri në fund të verës./ipko.net
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


