eSportsKosova - Gaming Community
Rrjedhin fotot e Puccinit të HTC-së - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Rrjedhin fotot e Puccinit të HTC-së (/thread-7908.html)



Rrjedhin fotot e Puccinit të HTC-së - iceboy - 05-24-2021

[Image: pccnileakdphts.jpg]

Në internet kanë gdhirë fotografitë e tabletit të ri të HTC-së me emrin e koduar Puccini. Bëhet fjalë për tabletin e ri të HTC-së me diagonalen më të madhe.

Puccini ka ekran 10-inçësh me rezolucion 1280 x 800 pixelë me përkrahje për futjen e të dhënave me gisht dhe laps. Sipas informatave të mëhershme, tableti do të duhej të ketë procesor dybërthamësh 1,5 GHz, grafikë Ardeno 220, kamerë të pasme me rezolucion 8 megapixelë dhe përkrahje për rrjetet LTE.

Nga fotografia shihet se si tableti, të paktën në tregun amerikan, do të duhej të gjendej në ofertën e operatorit mobil AT&T. Shitja do të duhej të fillonte deri në fund të verës./ipko.net