05-15-2021, 05:30 PM
![[Image: 21-sandy_2107111634_1.jpg]](http://koha.net/repository/images/21-sandy_2107111634_1.jpg)
Duke dashur t’i distancojë sa më shumë nga gjenerata e shkëlqyeshme, Sandy Bridge, e desktop procesorëve, Inteli familjen e paralajmëruar për fundin e këtij viti, LGA2011, do ta shenjojë si gjeneratën e tretë të procesorëve Core. Këto modele Core i7 do të shiten në dy gradacione, Enthusiast dhe Performance, me ç’rast ky i fundit do të vijë me shumëzues të hapur në disa versione, dhe modeli më i fuqishëm do të ketë nga gjashtë bërthama me përkrahje për HyperThreading. Në këtë seri do të ekzistojnë edhe modelet quad-core, por do të jenë të mbyllur.
Sikurse edhe deri më tani, X do të shenjojë modelet Extreme Edition, K ata të hapur, ndërsa modeli më i fuqishëm do të jetë Core i7-3960X me frekuencë 3,3 GHz, me TurboBoost. Do të jetë ky një përbindësh me 15 MB L3 cache, si dhe me kontroller memorik katërkanalësh. Natyrisht, në frymën e Intelit, edhe çmimi me siguri do të jetë dyshifrorë në dollarë. Procesori më i lirë LG2011 do të jetë Core i7-3820, katërbërthamësh me HT me frekuencë 3,6 GHz, me TurboBoost prej 3,9 GHz dhe 10 MB L3 cache.
Për çmimet tani për tani nuk flitet akoma, por edhe koha e paraqitjes nuk dihet akoma me saktësi. Derisa Inteli mbetet pranë qëndrimit se do të prezantohen kah fundi i këtij viti, disa analistë mendojnë që lansimi megjithatë do të duhet të shtyhet për vitin e ardhshëm./koha.net
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


