05-13-2021, 08:33 PM
Do It (Tomorrow) është një aplikacion për Android, që e ka versionin edhe për ueb që ju mundëson menaxhimin e punëve nga shfletuesi juaj. Me qëllim që të bëhet organizimi i gjërave sipas një orari të caktuar, ky aplikacion mund të përdoret për t’i organizuar punët me datë, në përputhje me rrethanat.
Aplikacionet për ueb janë ndryshe nga aplikacionet e tjerë sepse ndikojnë në mendimet që keni; ju duhet të kryeni diçka sot ose nesër. Kur të bëhet sinkronizimi i aplikacionit me versionin për Android duhet të shkruhet emaili. Ju duhet që ta përdorni fjalëkalimin e njëjtë me atë që e keni përdorur për aplikacionin në Android ose punët që i keni organizuar me orar nuk do të punojnë.
Për të caktuar një punë, shtypni add a new task dhe filloni të shkruani. Shigjetat paraqiten pranë secilës detyrë për t’i lëvizur nga sot për nesër. Për të ndryshuar një punë, shtypni edit në pjesën e sipërme. Sapo të kryhet koha e punës që e keni organizuar, thjesht vendosjani një plus për ta dalluar. Ekziston edhe një aplikacion për iPhone, por versioni falas nuk ua mundëson sinkronizimin me pajisje të tjera. Arsyeja më e mirë për ta përdorur këtë aplikacion është ndërfaqja e shkëlqyer./pcworldalbanain
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)


