![]() |
|
Organizoni punët tuaja me këtë aplikacion - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Organizoni punët tuaja me këtë aplikacion (/thread-7345.html) |
Organizoni punët tuaja me këtë aplikacion - iceboy - 05-13-2021 Do It (Tomorrow) është një aplikacion për Android, që e ka versionin edhe për ueb që ju mundëson menaxhimin e punëve nga shfletuesi juaj. Me qëllim që të bëhet organizimi i gjërave sipas një orari të caktuar, ky aplikacion mund të përdoret për t’i organizuar punët me datë, në përputhje me rrethanat. Aplikacionet për ueb janë ndryshe nga aplikacionet e tjerë sepse ndikojnë në mendimet që keni; ju duhet të kryeni diçka sot ose nesër. Kur të bëhet sinkronizimi i aplikacionit me versionin për Android duhet të shkruhet emaili. Ju duhet që ta përdorni fjalëkalimin e njëjtë me atë që e keni përdorur për aplikacionin në Android ose punët që i keni organizuar me orar nuk do të punojnë. Për të caktuar një punë, shtypni add a new task dhe filloni të shkruani. Shigjetat paraqiten pranë secilës detyrë për t’i lëvizur nga sot për nesër. Për të ndryshuar një punë, shtypni edit në pjesën e sipërme. Sapo të kryhet koha e punës që e keni organizuar, thjesht vendosjani një plus për ta dalluar. Ekziston edhe një aplikacion për iPhone, por versioni falas nuk ua mundëson sinkronizimin me pajisje të tjera. Arsyeja më e mirë për ta përdorur këtë aplikacion është ndërfaqja e shkëlqyer./pcworldalbanain |