03-15-2021, 02:17 PM
Konsumatorët e operatorit mobil amerikan Sprint janë ndër të paktët që mund të mbajnë në dorën e tyre modelin e ri të telefonit të mençur të HTC’së, HTC EVO 3D, ekrani i të cilit mund të shikohet edhe pa syzet e nevojshme për ta parë figurën që e ofron kjo teknologji.
Operatori amerikan i telefonisë mobile me rrjetin WiMAX, e ka konfirmuar se e posedon këtë pajisje në dyqanet e saj zyrtare, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë ta blejnë atë, do të pranojnë edhe një kupon në vlerë prej 50 dollarësh.
Mirëpo, përveç konfirmimit për modelin e ri të telefonit, nuk është thënë asgjë për çmimin e pajisjes me teknologji 3D, ndërsa dihet se konsumatorët e kësaj kompanie tashmë mund ta rezervojnë një të tillë.
![[Image: ?di=8ZB8]](http://esportskosova.net/img/?di=8ZB8)
Sprint mbetet operatori mobil në SHBA, i cili është i lidhur ngushtë me pajisjet e reja të HTC’së, pasi që thuhet se përveç HTC EVO 3D, ka plane edhe për lansimin e tabletit të këtij prodhuesi, EVO View 4G. / Telegrafi /

!
![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)