Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
Facebook me përfitime të jashtëzakonshme
#1
[Image: 2vNwgy8.jpg]
Facebook shpalosi përfitimet prej 701 milionë dollarëve për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur për 34% nga viti 2013. Të ardhurat nga reklamat u rritën për 53% në 3.59 miliardë dollarë, thuajse 70% e tyre u arritën nga reklamat tek pajisjet telefonike.

Gjigandi i rrjetit social tha se tani ka 1.39 miliardë përdorues aktiv brenda muajit, një rritje për 13% në krahasim me vitin e kaluar. “Kemi bërë shumë punë brenda vitit 2014,” tha Mark Zuckerberg, transmeton itShqip.

Shifra totale e përfitimeve për vitin e kaluar ishte 2.9 miliardë dollarë, thuajse dyfish nga ajo e vitit 2013.

Megjithatë, shuma e përfitimeve të kompanisë bëri që të ardhurat për dollarë të zbriten nga 44% në 29%, pasi që rrjeti social investoi më shumë në marketing dhe zhvillim.

Sasia që Facebook shpenzoi në marketing dhe zhvillim u trefishua në 1.1 miliardë dollarë në këtë tremujor, meqenëse kompania shpenzoi shuma të konsiderueshme në blerjen e shërbimeve si Instagram, WhatsApp, Oculus Rift si dhe shërbimet për video dhe përmirësim të zërit.

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha për blerjen e shërbimeve të lartpërmendura, Facebook vazhdon ende të qëndrojë më fuqishëm se kurrë duke pësuar gjithnjë e më shumë rritje masive, gjë që po e bënë rrjetin social të pamposhtur.


Burimi :
[spoiler]itshqip.com[/spoiler]
 Every game begins with eSportsKosova
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :o
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Dinnii Wrote:Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :o
ku i qet reklamat n whatsapp ?
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
Parameno mi pas kosova ton kto pare , krejt ishin bo miljonera
[Image: raesremm.jpg]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
llekko Wrote:
Dinnii Wrote:Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :o
ku i qet reklamat n whatsapp ?
Lart a i ke pa do lojra qe i kajn reklamat e adsense Smile
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#6
Dinnii Wrote:Imagjinoni po ti fuste Marki reklamat ne whats app qfar perfitime do te kishte :o

s'shkon gat as kjo e na teshin kvrin me to... T'unt mas pareve jon kta!!

"Pajisje telefonike" qitu e pash... :roll:
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)