08-29-2024, 09:21 PM
![[Image: Thuani-lamtumir%C3%AB-Windows-7-it.jpg]](http://itshqip.com/wp-content/uploads/2014/11/Thuani-lamtumir%C3%AB-Windows-7-it.jpg)
Microsoft ka ndaluar së shituri versionet për konsumator të Windows 7 Home Basic, Premium dhe Ultimate për kompanitë e kompjuterëve. Pas ndaljes së furnizimit, ju nuk do të jeni në gjendje për të blerë ndonjë kompjuter me atë softuer të instaluar.
Vetëm Windows 7 Professional ka shpëtuar, kështu që bizneset që kanë nevojë për kompjuterët me Windows 7 nuk duhet shqetësuar – të paktën edhe vitin e ardhshëm.
Ky ndryshim ka efekt tek kompanitë që ndërtojnë kompjuterë. Microsoft kishte ndaluar shitjen e paketave Windows 7 qysh në 2013, por tani edhe kompanitë orgjinale nuk do të ofrojnë lisencë për Windows 7, që do të thotë se nuk mund të ndërtojnë kompjuterë me sistem operativ Windows 7 pa pagesë.
![[Image: 6QmDMt4.jpg]](http://i.imgur.com/6QmDMt4.jpg)
Windows 8 ishte një dështim i madh për kompanitë, duke mos pasur mbështetjen nga bizneset dhe duke u tallur nga përdoruesit. Njëra prej ankesave më të mëdha ishte mungesa e Star Menu.
Windows 10, përmirësimi i ardhshëm i Microsoft-it në sistem operativ, pritet të lansohet vonë gjatë vitit 2015. Kjo është një shenjë që kompania është duke u përgaditur për ndryshim. Një version paraprak i këtij softueri është shkarkuar nga 1 milionë përdorues gjatë dy javëve të para, sipas njoftimit nga kjo platformë.
Mbështetja e përditshme e Microsof-it për Windows 7 do të përfundojë në fund të Janarit të vitit 2015. /itShqip
every game begins with
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community
eSportsKosova
eSports and Professional Gaming Community





![[Image: aph8y8.png]](http://s5.postimg.org/nhiqy6mpj/aph8y8.png)

![[Image: dmtjut.png]](http://a.pomf.se/dmtjut.png)