![]() |
|
Thuani lamtumirë Windows 7-it - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Thuani lamtumirë Windows 7-it (/thread-48878.html) |
Thuani lamtumirë Windows 7-it - MARCIAL - 08-29-2024 ![]() Microsoft ka ndaluar së shituri versionet për konsumator të Windows 7 Home Basic, Premium dhe Ultimate për kompanitë e kompjuterëve. Pas ndaljes së furnizimit, ju nuk do të jeni në gjendje për të blerë ndonjë kompjuter me atë softuer të instaluar. Vetëm Windows 7 Professional ka shpëtuar, kështu që bizneset që kanë nevojë për kompjuterët me Windows 7 nuk duhet shqetësuar – të paktën edhe vitin e ardhshëm. Ky ndryshim ka efekt tek kompanitë që ndërtojnë kompjuterë. Microsoft kishte ndaluar shitjen e paketave Windows 7 qysh në 2013, por tani edhe kompanitë orgjinale nuk do të ofrojnë lisencë për Windows 7, që do të thotë se nuk mund të ndërtojnë kompjuterë me sistem operativ Windows 7 pa pagesë. ![]() Windows 8 ishte një dështim i madh për kompanitë, duke mos pasur mbështetjen nga bizneset dhe duke u tallur nga përdoruesit. Njëra prej ankesave më të mëdha ishte mungesa e Star Menu. Windows 10, përmirësimi i ardhshëm i Microsoft-it në sistem operativ, pritet të lansohet vonë gjatë vitit 2015. Kjo është një shenjë që kompania është duke u përgaditur për ndryshim. Një version paraprak i këtij softueri është shkarkuar nga 1 milionë përdorues gjatë dy javëve të para, sipas njoftimit nga kjo platformë. Mbështetja e përditshme e Microsof-it për Windows 7 do të përfundojë në fund të Janarit të vitit 2015. /itShqip Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - purge - 08-29-2024 windowsi ma i mir qe mka pelqy najhere win7 homepremium , mpelqej edhe 10tshi pe presim tash kur po na del a po vyn Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - Fidan - 08-30-2024 ky 10-shi veq sa u dal edhe meniher ja kan nis perdorust me kritika negative sdi qa menojn kta sukses ma t madh se me win7 kurr skan me pas e tash dojn me qit prej perdorimi po nejse kta e din ma mir // Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - iceboy - 08-30-2024 titullin palidhje e paska shkrujt autori! Nuk osht kjo "thuaj lamtumire Windows 7", po qe nuk kan me dal mo PC me Windows 7 te para-instalum! Osht 1 dallim i madh ktu! Duhet me dit mi perkthy fjelt e jo me ia fut qashtu... Edhe ashtu, kishe mujt mi gjet 1 foto en google, 2 rreshta mi perkthy pak vet, pak me google translate edhe ish dal artikulli pej forumit, pa e marr te tjert. Se di pse po keni qef mi mar copy/paste çdo sen qe e shkrujn tjert?? Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - Rron Jahiri - 08-31-2024 ky ka dasht ma mir mos me ndryshu edhe tani mos me dal n rren edhe kur e lexova shum e kuptova zdi qa ka naj gabim n shkrim. Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - spar7~ - 09-01-2024 win 7 o shum i mir ama edhe 10-tshi shum i mir Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - Rron Jahiri - 11-01-2024 Per ma shum Re: Thuani lamtumirë Windows 7-it - iceboy - 11-02-2024 Rron Jahiri Wrote:Per ma shum Dmth QENKA 1 dallim? Se pasna shkrujt kot une qat postim ma nalt, a? Per qata kur s'din osht mir me vet ose mos me fol hiç... Qysh shihet n'foton ma posht, MAINSTREAM SUPPORT perfundon me 13 Janar (edhe 3 dit) ndersa EXTENDED SUPPORT edhe 5 vjet! ![]() Autori se ka cek ket sen n'text hiç! A e gjete gabimin tash ti Naim Frasheri? |