Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë ©
#1
Apple Inc. do të lansojë një iPhone të ri në fillim të vitit 2015 dhe ky iPhone i ri pritet që të kushtojë shumë më lirë se të tjerët, me qëllimin që kompania të fitojë sa më shumë klientë.

Ky celularë i veçantë sipas të gjitha gjasave do të quhet iPhone 6S Mini, pasi kështu thonë të gjithë analistët teknologjik, dhe do të ketë një ekran 4 inç – ekran ky në të cilin Apple ka qenë duke punuar javëve të fundit.

[Image: 10268800_10276000.jpg]

Kështu, çfarë mund të presin adhuruesit e pajisjeve Apple nga kjo pajisje e re dhe cili do të jetë dallimi i këtij celulari nga të tjerët. Përveç madhësisë së ekranit, është thënë se ky celularë do t’i ketë disa risi të cilat Lajmi.net i ka mbledhur më poshtë:

Një orë shoqëruese nga Apple
Nëse iPhone 6S lansohet vitin e ardhshëm, është shumë e mundshme që të zbulohet edhe ora e parë e mençur e Apple. Kjo orë ishte konfirmuar muaj më parë dhe është e sigurt se do t’i bëjë shumë konsumatorë për vete.

Që të krijohet një lidhje e veçantë mes të dy pajisjeve, është e mundur që iPhone 6S të përfshijë një mbështetje për orën e ardhshme, me të cilën do të bashkëvepronte.

Skaje të lakuara
Samsung ka përhapur në internet një prototip të ekranit me skaje të lakuara për pajisjen e ardhshme të tyre, që duket se Apple i ka në mend gjithashtu. Apple zakonisht ka qenë prijës i shumë shpikjeve por këtë herë mund të vendosë që të jetë pasues dhe të sjellë pajisjen e re me një ekran me skaje të lakuara, të cilët padyshim se janë duke u pëlqyer si ide, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, besojmë se Apple me lansimin e një iPhone 6S Mini me ekran me skaje të lakuara do t’i testojë klientët, dhe më pas ta sjellë iPhone 7 me një ekran të tillë.

Teknologji e re
Apple do të provojë që të sjellë një kamerë edhe më të mirë në iPhone 6S Mini. Raportet gjithashtu sugjerojnë se teknologjia e re shumë e specializuar nga Qualcoom Inc. do të mund të jetë e përfshirë në këtë pajisje, ku qëllimi kryesor do të jetë mbajtja e kostove të prodhimit ulur.

iPhone 6S Mini do të krijohet si një pajisje e përballueshme – që do të thotë se do të kushtojë lirë - që ka për qëllim të sjellë klientë të ri në Apple.

Quote:burimi: lajmi.net
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#2
qishtut thojshin edhe per 5C poo rren ke ajo pun
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#3
Varet sa i thojn kta lire tu e dite qe iPhonat kur dalin e kan cmimin mesatar 800+ euro.
[Image: aWJz8Dd.png][Image: BhlGcMf.png] [Image: SE5WhyG.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#4
4LBBiG. Wrote:Varet sa i thojn kta lire tu e dite qe iPhonat kur dalin e kan cmimin mesatar 800+ euro.
i799$ ? Troll Apple
[Image: steamlr2.gif]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:
#5
une e pata iPhone 6+ edhe e heka! Kesh ka menoj me mar 6, po e lash masi e kom 5S ma t'mir se 80% e ktyne me android! Po pres dej n'shtator çka po del... Po te kto portalet shqiptare nuk bazona as per rast vdekje, se le mo per teknologji... :ugeek:
[Image: aph8y8.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 2 Guest(s)