eSportsKosova - Gaming Community
iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: Hapesira per Mobile (https://esportskosova.com/forum-443.html)
+---- Thread: iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © (/thread-49695.html)



iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © - -M- - 10-24-2024

Apple Inc. do të lansojë një iPhone të ri në fillim të vitit 2015 dhe ky iPhone i ri pritet që të kushtojë shumë më lirë se të tjerët, me qëllimin që kompania të fitojë sa më shumë klientë.

Ky celularë i veçantë sipas të gjitha gjasave do të quhet iPhone 6S Mini, pasi kështu thonë të gjithë analistët teknologjik, dhe do të ketë një ekran 4 inç – ekran ky në të cilin Apple ka qenë duke punuar javëve të fundit.

[Image: 10268800_10276000.jpg]

Kështu, çfarë mund të presin adhuruesit e pajisjeve Apple nga kjo pajisje e re dhe cili do të jetë dallimi i këtij celulari nga të tjerët. Përveç madhësisë së ekranit, është thënë se ky celularë do t’i ketë disa risi të cilat Lajmi.net i ka mbledhur më poshtë:

Një orë shoqëruese nga Apple
Nëse iPhone 6S lansohet vitin e ardhshëm, është shumë e mundshme që të zbulohet edhe ora e parë e mençur e Apple. Kjo orë ishte konfirmuar muaj më parë dhe është e sigurt se do t’i bëjë shumë konsumatorë për vete.

Që të krijohet një lidhje e veçantë mes të dy pajisjeve, është e mundur që iPhone 6S të përfshijë një mbështetje për orën e ardhshme, me të cilën do të bashkëvepronte.

Skaje të lakuara
Samsung ka përhapur në internet një prototip të ekranit me skaje të lakuara për pajisjen e ardhshme të tyre, që duket se Apple i ka në mend gjithashtu. Apple zakonisht ka qenë prijës i shumë shpikjeve por këtë herë mund të vendosë që të jetë pasues dhe të sjellë pajisjen e re me një ekran me skaje të lakuara, të cilët padyshim se janë duke u pëlqyer si ide, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, besojmë se Apple me lansimin e një iPhone 6S Mini me ekran me skaje të lakuara do t’i testojë klientët, dhe më pas ta sjellë iPhone 7 me një ekran të tillë.

Teknologji e re
Apple do të provojë që të sjellë një kamerë edhe më të mirë në iPhone 6S Mini. Raportet gjithashtu sugjerojnë se teknologjia e re shumë e specializuar nga Qualcoom Inc. do të mund të jetë e përfshirë në këtë pajisje, ku qëllimi kryesor do të jetë mbajtja e kostove të prodhimit ulur.

iPhone 6S Mini do të krijohet si një pajisje e përballueshme – që do të thotë se do të kushtojë lirë - që ka për qëllim të sjellë klientë të ri në Apple.

Quote:burimi: lajmi.net



Re: iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © - LongHorn - 10-24-2024

qishtut thojshin edhe per 5C poo rren ke ajo pun


Re: iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © - 4LBBiG. - 10-24-2024

Varet sa i thojn kta lire tu e dite qe iPhonat kur dalin e kan cmimin mesatar 800+ euro.


Re: iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © - ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 10-25-2024

4LBBiG. Wrote:Varet sa i thojn kta lire tu e dite qe iPhonat kur dalin e kan cmimin mesatar 800+ euro.
i799$ ? Troll Apple


Re: iPhone 6S Mini do të kushtojë lirë © - iceboy - 10-25-2024

une e pata iPhone 6+ edhe e heka! Kesh ka menoj me mar 6, po e lash masi e kom 5S ma t'mir se 80% e ktyne me android! Po pres dej n'shtator çka po del... Po te kto portalet shqiptare nuk bazona as per rast vdekje, se le mo per teknologji... :ugeek: