Thread Rating:
  • 0 Vote(s) - 0 Average
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
iPad Mini 3 do të jetë 30 për qind më i hollë
#1
[Image: ipad-mini-3-do-t-euml-jet-euml-30-p-euml...uml_hd.jpg]
Apple pritet ta lansojnë versionin e ri të iPad Mini 3 dhe iPad Air 2 më vonë gjatë këtij viti, ndërsa thashethemet e shumta për këto dy modele të reja të tabletëve nuk kanë të ndalur.
Kur Apple e prezantoi modelin e iPad Air vitin e kaluar, tableti kishte dizajn tërësisht të ri dhe ishte më i hollë sesa modeli paraprak, ndërsa tani duket se një strategji të ngjashme Apple do ta ndjek edhe për iPad Mini 3.

Sipas një raporti të ri thuhet se iPad Mini 3 do të jetë rreth 30 për qind më i hollë sesa modeli ekzistues iPad Mini 2, ndërsa pretendohet se tableti i ri do të jetë edhe më i ndritshëm sesa iPad Mini 2.

Modeli i ri i iPad Mini gjithashtu pritet të sjell përditësime të shumta në harduer, ekranin e njëjtë Retina, si dhe procesor dhe RAM më të shpejtë sesa paraardhësi i tij.

Apple pritet ta lansojë procesorin e ri mobil Apple A8 në iPhone 6, por besohet se i njëjti procesor do ta mbështesë edhe iPad Mini 3 dhe iPad Air 2. Risi tjetër e gjeneratës së re të tabletëve të Apple, iPad Mini dhe iPad Air pritet të jetë edhe sensori i gishtërinjëve sikurse në iPhone 5S, por në versionin e ri dhe të përmirësuar të TouchID.

Burimi :
Code:
www.telegrafi.com/
[Image: gXQ7MJC.png]
Reply }}}}
Thanks given by:
Thanks given by:
Thanks given by:


Forum Jump:


Users browsing this thread: 1 Guest(s)