![]() |
|
iPad Mini 3 do të jetë 30 për qind më i hollë - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: iPad Mini 3 do të jetë 30 për qind më i hollë (/thread-47860.html) |
iPad Mini 3 do të jetë 30 për qind më i hollë - LUq. - 05-14-2024 ![]() Apple pritet ta lansojnë versionin e ri të iPad Mini 3 dhe iPad Air 2 më vonë gjatë këtij viti, ndërsa thashethemet e shumta për këto dy modele të reja të tabletëve nuk kanë të ndalur. Kur Apple e prezantoi modelin e iPad Air vitin e kaluar, tableti kishte dizajn tërësisht të ri dhe ishte më i hollë sesa modeli paraprak, ndërsa tani duket se një strategji të ngjashme Apple do ta ndjek edhe për iPad Mini 3. Sipas një raporti të ri thuhet se iPad Mini 3 do të jetë rreth 30 për qind më i hollë sesa modeli ekzistues iPad Mini 2, ndërsa pretendohet se tableti i ri do të jetë edhe më i ndritshëm sesa iPad Mini 2. Modeli i ri i iPad Mini gjithashtu pritet të sjell përditësime të shumta në harduer, ekranin e njëjtë Retina, si dhe procesor dhe RAM më të shpejtë sesa paraardhësi i tij. Apple pritet ta lansojë procesorin e ri mobil Apple A8 në iPhone 6, por besohet se i njëjti procesor do ta mbështesë edhe iPad Mini 3 dhe iPad Air 2. Risi tjetër e gjeneratës së re të tabletëve të Apple, iPad Mini dhe iPad Air pritet të jetë edhe sensori i gishtërinjëve sikurse në iPhone 5S, por në versionin e ri dhe të përmirësuar të TouchID. Burimi : Code: www.telegrafi.com/ |