07-12-2023, 02:24 PM
![[Image: Jean-Baptiste.png]](http://www.pcworld.al/wp-content/uploads/2013/09/Jean-Baptiste.png)
Jean-Baptiste Queru, që më parë ishte pjesë e skuadrës për Android të Google, ka lënë ndërmarrjen për t’iu bashkuar Yahoo-s.
Roli i tij i ri në Yahoo, sipas LinkedIn, është si arkitekt dhe inxhinier kryesor i lartë në skuadrën mobile të ndërmarrjes, që është një tjetër veprim në vargun e punësimeve dhe blerjeve të ndërmarrjes për të përmirësuar skuadrën e vet mobile gjatë vitit të kaluar nën udhëheqjen e shefes ekzekutive, Marissa Mayer.
Queru, që lajmëroi daljen e tij nëpërmjet një cicërime gjatë të martës, më parë ishte udhëheqës teknologjik në projektin me burim të hapur Android (AOSP), me përgjegjësinë për menaxhim të kodit burimor të AOSP-së, përveç të tjerash. Yahoo “cicëroi” gjatë të martës për ta konfirmuar këtë ardhje.
Largimi i Queru, siç është treguar së pari nga GigaOm, me gjasë ka të bëjë me nervozizmin e tij në çështjet që kanë të bëjnë me punën rreth bashkëpunëtorëve harduerikë për Android dhe probleme të tjera për përshtatjen e drajverëve.
Burimi :
Code:
http://www.pcworld.al/![[Image: dqu1g.jpg]](http://i44.tinypic.com/dqu1g.jpg)
PSYDARK

