![]() |
|
Udhëheqësi i projektit Android kalon nga Google në Yahoo - S - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Udhëheqësi i projektit Android kalon nga Google në Yahoo - S (/thread-39306.html) |
Udhëheqësi i projektit Android kalon nga Google në Yahoo - S - PSYDARK - 07-12-2023 ![]() Jean-Baptiste Queru, që më parë ishte pjesë e skuadrës për Android të Google, ka lënë ndërmarrjen për t’iu bashkuar Yahoo-s. Roli i tij i ri në Yahoo, sipas LinkedIn, është si arkitekt dhe inxhinier kryesor i lartë në skuadrën mobile të ndërmarrjes, që është një tjetër veprim në vargun e punësimeve dhe blerjeve të ndërmarrjes për të përmirësuar skuadrën e vet mobile gjatë vitit të kaluar nën udhëheqjen e shefes ekzekutive, Marissa Mayer. Queru, që lajmëroi daljen e tij nëpërmjet një cicërime gjatë të martës, më parë ishte udhëheqës teknologjik në projektin me burim të hapur Android (AOSP), me përgjegjësinë për menaxhim të kodit burimor të AOSP-së, përveç të tjerash. Yahoo “cicëroi” gjatë të martës për ta konfirmuar këtë ardhje. Largimi i Queru, siç është treguar së pari nga GigaOm, me gjasë ka të bëjë me nervozizmin e tij në çështjet që kanë të bëjnë me punën rreth bashkëpunëtorëve harduerikë për Android dhe probleme të tjera për përshtatjen e drajverëve. Burimi : Code: http://www.pcworld.al/ |