04-13-2023, 11:07 AM
![[Image: kOg1XrI.jpg]](http://i.imgur.com/kOg1XrI.jpg)
Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e modelit të ri të Samsung Facebook Phone.
Së fundmi, Zuckerberg është takuar me drejtorin e njësisë mobile të Samsung, Shin Jong-kyun, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.
Burime të cilat citojnë Korea Herald, thonë se Zuckerberg e ka pyetur kompaninë Samsung për ta avancuar bashkëpunimin me Facebook, dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të krijohet një telefon i mençur nga lideri botëror i telefonave, i cili do të njihej në treg si Facebook Phone.
“Facebook ka për synim të bëhet një Google e dytë” ka thënë burimi i lajmit, “dhe me këtë synim në mendje, Zuckerberg besohet se ka kërkuar nga Samsung që të krijojë një telefon të ri të mençur, i cili do të kishte interface të Facebook”.
Siç dihet, HTC së fundmi ka prodhuar modelin HTC First në bashkëpunim me Facebook, mirëpo ky model nuk ka qenë aspak i famshëm, prandaj Samsung duhet të vlerësojë nëse do të krijojë një Facebook Phone të ri.
Burimi
Code:
http://www.telegrafi.com/![[Image: dqu1g.jpg]](http://i44.tinypic.com/dqu1g.jpg)
PSYDARK



ja kom nis tash edhe kocka po shtroj naper rrug ![[Image: 8xiue.png]](http://img31.imageshack.us/img31/7927/8xiue.png)