eSportsKosova - Gaming Community
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung? - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+--- Thread: Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung? (/thread-35823.html)



Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung? - PSYDARK - 04-13-2023

[Image: kOg1XrI.jpg]

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e modelit të ri të Samsung Facebook Phone.

Së fundmi, Zuckerberg është takuar me drejtorin e njësisë mobile të Samsung, Shin Jong-kyun, gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut.

Burime të cilat citojnë Korea Herald, thonë se Zuckerberg e ka pyetur kompaninë Samsung për ta avancuar bashkëpunimin me Facebook, dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të krijohet një telefon i mençur nga lideri botëror i telefonave, i cili do të njihej në treg si Facebook Phone.

“Facebook ka për synim të bëhet një Google e dytë” ka thënë burimi i lajmit, “dhe me këtë synim në mendje, Zuckerberg besohet se ka kërkuar nga Samsung që të krijojë një telefon të ri të mençur, i cili do të kishte interface të Facebook”.

Siç dihet, HTC së fundmi ka prodhuar modelin HTC First në bashkëpunim me Facebook, mirëpo ky model nuk ka qenë aspak i famshëm, prandaj Samsung duhet të vlerësojë nëse do të krijojë një Facebook Phone të ri.

Burimi
Code:
http://www.telegrafi.com/



Re: Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung? - WARK1NG - 04-13-2023

apet me Nokia 3310 ska jaran Big Grin ja kom nis tash edhe kocka po shtroj naper rrug Big Grin


Re: Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung? - PSYDARK - 04-13-2023

WARK1NG Wrote:apet me Nokia 3310 ska jaran Big Grin ja kom nis tash edhe kocka po shtroj naper rrug Big Grin

Po ja ki qit 1 bisht edhe kockat pi rreh ,haaha