10-17-2021, 05:36 PM
Athinë, 20 dhjetor - Një 23 vjeçar, i cili pësoi një traumë të rëndë pas një aksidenti rrugor, iu dhuroi jetë pesë pacientëve nga vdekja e tij.
23 vjeçari humbi betejën me vdekjen në Spitalin "Evangelismos", ku u shtrua menjëherë pas aksidentit.
Procesi i dhurimit të organeve filloi të shtunën në mëngjes, pasi u vërtetua vdekja e trurit të të riut dhe u informua Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.).
Familja e të ndjerit, në mes të dhimbjes, gjeti kurajon për të dhuruar organet e djalit me qëllim transplantin tek pacientë të tjerë në nevojë.
Kështu organet e tij u transplantuan te një pacient 49 vjec që vuan nga mëlcia në spitalin e Selanikut, një grua 31 vjec, e cila prej 7 vjetësh bën dializë, një 63 vjecar që bën dializë prej 10 vjetësh dhe tek 2 pacientë të tjerë.
Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.) ngushëllon dhe falenderon familjen e të riut për aktin bujar dhe vetëmohues, me shpresë se ky donacion do të ndihmojë për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre.
koha.net
K O B A
Daut Berisha
Code:
http://www.youtube.com/watch?v=w5Y_TPfoJOsCode:
http://www.youtube.com/watch?v=GuHbzoLAelMCode:
http://www.youtube.com/watch?v=r6_duu_H77s
