![]() |
|
23 vjeçari dhuron jetë me vdekjen e tij - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: ESK KAFE (https://esportskosova.com/forum-27.html) +--- Forum: Oda e burrave (https://esportskosova.com/forum-28.html) +---- Forum: Kuriozitete (https://esportskosova.com/forum-138.html) +---- Thread: 23 vjeçari dhuron jetë me vdekjen e tij (/thread-14438.html) |
23 vjeçari dhuron jetë me vdekjen e tij - destro - 10-17-2021 Athinë, 20 dhjetor - Një 23 vjeçar, i cili pësoi një traumë të rëndë pas një aksidenti rrugor, iu dhuroi jetë pesë pacientëve nga vdekja e tij. 23 vjeçari humbi betejën me vdekjen në Spitalin "Evangelismos", ku u shtrua menjëherë pas aksidentit. Procesi i dhurimit të organeve filloi të shtunën në mëngjes, pasi u vërtetua vdekja e trurit të të riut dhe u informua Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.). Familja e të ndjerit, në mes të dhimbjes, gjeti kurajon për të dhuruar organet e djalit me qëllim transplantin tek pacientë të tjerë në nevojë. Kështu organet e tij u transplantuan te një pacient 49 vjec që vuan nga mëlcia në spitalin e Selanikut, një grua 31 vjec, e cila prej 7 vjetësh bën dializë, një 63 vjecar që bën dializë prej 10 vjetësh dhe tek 2 pacientë të tjerë. Organizata Kombëtare për transplantet (E.O.M.) ngushëllon dhe falenderon familjen e të riut për aktin bujar dhe vetëmohues, me shpresë se ky donacion do të ndihmojë për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre. koha.net |