Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 2691 online users.
» 0 Member(s) | 2687 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 116
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 219
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 189
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 469

 
  Video: zE- vs Onlinerz
Posted by: Jo :) - 05-23-2021, 11:13 PM - Forum: Zbavitje - No Replies

zE- -4 (TCM-Gaming vs Onlinerz)

Baljit "zE-" Lal nga TCM-Gaming menaxhoi për të fituar pistol rundin në mapën e de_mirage kundër Onlinerz, ku ai ia doli për të fituar një situatë i vetëm kundër katër kundërshtarëve të tij. Ndiqni atë moment më poshtë:

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=CfTb7sbbBwU[/youtube]

Print this item

  n!faculty i jep fund CS
Posted by: Jo :) - 05-23-2021, 11:09 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (2)

Organizata e n!faculty sot njoftuan se nuk do të vazhdojnë të përkrahin ndonjë ekip të Counter-Strike për sezonin dimëror të German ESL Pro Series.

Me vetëm disa orë të mbetura kur paraqitjet e ekipeve të mbyllen për sezonin dimëror, organizata me bazë gjermane njoftoi se nuk do të kenë ekip për sezonin e ri dimëror.

n!faculty patën një sezon katastrofal të sezonit veror, krahasuar me standardet e mëparshme, duke përfunduar të fundit në grupin e tyre, me vetëm një fitore. Ekipi ishte me një përbërje prej lojtarëve të rinj dhe pas sezonit zhgënjyes, n!faculty kishin plane të një formacioni të ri të mbledhë disa yje të skenës gjermane.

Organizata kishin plane të ndërtonin një ekip të udhëhequr nga Christoph "chrizzo" Krämer, por duke i dështuar ofertat nga lojtarët si Jérôme "shiddy" Tóth, Bastian "b4d" Gaffron, Benjamin "paN" von Mulert dhe disa të tjerë, organizata nuk pat opsion tjetër pos ti jep fund lidhjes me sektorin e Counter-Strike.

[Image: 1248361651.25.jpeg]

n!faculty kanë pasur të ri-siguruar një vend në sezonin e dimrit të EPS edhe pas largimit të hershëm në sezonin veror, por me mbylljen e sektorit të CS, vendi do ti ndonjë ekipi tjetër, i cili ende nuk është shpallur nga ESL.

Nëse n!faculty do të rihapë dyert për CS edhe më tutje për sezonin e ardhshëm të EPS, mbetet ende pezull.

Print this item

  bit largohet nga playArt
Posted by: Jo :) - 05-23-2021, 11:01 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (3)

Bruno "bit" Lima ka ndarë rrugët me playArt pas tre muaj qëndrimi me këtë organizatë braziliane.

Pas ndarjes nga ekipi i compLexity në mars, Bruno "bit" Lima hyri në ekipin e playArt në ditët e para të muajit maj, ku bëri zëvëndësimin e të larguarit Carlos "viol" de Paula.

Me këtë ekip ai morri pjesë në eventin e MSI Championship në DreamHack Summer muajin e kaluar, ku ai u kthye me ekipin e tij në shtëpi me një fitore, një barazim dhe tri humbje. Lima pas së gjithash ishte lojtari më i mirë i playArt në DreamHack, jo si herën e kaluar kur ai ishte një nga lojtarët më të doptë nga ekipi i compLexity në IEM5 European Championship, që më vonë pasoi me largim nga ai ekip.

Raportet në Brazil thonë që motivimi i Lima-s në lojë ka humbur gati fare gjë që e ka detyruar të largohet nga ekipi i playArt.

[Image: 1277989722.7.jpeg]

playArt tani ka mbetur me këta katër lojtarë:

[Image: br.gif] Filipe "bt0" Moreno
[Image: br.gif] Pedro "Maluk3" Campos
[Image: br.gif] Jean Michel "mch" D'Oliveira
[Image: br.gif] Alan Diego "adr" Riveros

I pyetur nga HLTV.org, Lima nuk dha asnjë koment mbi largimin e tij nga playArt, dhe tha poashtu se ai nuk ka plane për të ardhmen e tij me lojë.

Print this item

  bit largohet nga playArt
Posted by: Jo :) - 05-23-2021, 11:00 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - No Replies

Bruno "bit" Lima ka ndarë rrugët me playArt pas tre muaj qëndrimi me këtë organizatë braziliane.

Pas ndarjes nga ekipi i compLexity në mars, Bruno "bit" Lima hyri në ekipin e playArt në ditët e para të muajit maj, ku bëri zëvëndësimin e të larguarit Carlos "viol" de Paula.

Me këtë ekip ai morri pjesë në eventin e MSI Championship në DreamHack Summer muajin e kaluar, ku ai u kthye me ekipin e tij në shtëpi me një fitore, një barazim dhe tri humbje. Lima pas së gjithash ishte lojtari më i mirë i playArt në DreamHack, jo si herën e kaluar kur ai ishte një nga lojtarët më të doptë nga ekipi i compLexity në IEM5 European Championship, që më vonë pasoi me largim nga ai ekip.

Raportet në Brazil thonë që motivimi i Lima-s në lojë ka humbur gati fare gjë që e ka detyruar të largohet nga ekipi i playArt.

[Image: 1277989722.7.jpeg]

playArt tani ka mbetur me këta katër lojtarë:

[Image: br.gif] Filipe "bt0" Moreno
[Image: br.gif] Pedro "Maluk3" Campos
[Image: br.gif] Jean Michel "mch" D'Oliveira
[Image: br.gif] Alan Diego "adr" Riveros

I pyetur nga HLTV.org, Lima nuk dha asnjë koment mbi largimin e tij nga playArt, dhe tha poashtu se ai nuk ka plane për të ardhmen e tij me lojë.

Print this item

  Ramazani!
Posted by: W1p3r - 05-23-2021, 10:57 PM - Forum: Punimet - Replies (5)

shpresoj se ju pelqen e thjesht ... poashtu urime tgjithve
[Image: ramazan.png]

Print this item

  gore bashkohet me mouz si zëvëndësues
Posted by: Jo :) - 05-23-2021, 10:50 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Franz "gore" Burghardt është rikthyer në mousesports në ekipin të cilin u largua dy vite më parë, por tani do të luaj vetëm si një zëvëndësues.

Ekipi gjerman njoftoi rikthimin e lojtarit 29 vjeçar me prejardhje austriake Franz "gore" Burghardt në ekip, i cili kishte luajtur ndeshjen e fundit me mousesports në maj të vitit 2009. Burghardt pastaj ka mbrojtur ngjyrat e n!faculty dhe së fundi për një kohë të shkurtër të TBH.

Burghardt hyn në mousesports vetëm si një zëvëndësim, që bën të ditur se ai do të luajë në çdo kohë kur ndonjëri nga lojtarët bazë të ekipi nuk do të ketë mundësi të luajë. Burghardt së bashku me Manuel "Tixo" Makhol do të jenë së bashku si dy zëvëndësues të ekipit në të gjitha aktivitet e ardhshme të ekipit në sezonin e ri.

[Image: 1311800226.39.jpeg]

mousesports tani ka këta shtatë lojtarë në përbërje:

[Image: tr.gif] Fatih "gob b" Dayik
[Image: de.gif] Roman "roman" Ausserdorfer
[Image: de.gif] Thanh Vinh "ninja" Bui
[Image: de.gif] Michele "zonixx" Köhler
[Image: de.gif] Finn "karrigan" Andersen
[Image: de.gif] Manuel "Tixo" Makohl (zëvëndësues)
[Image: at.gif] Franz "gore" Burghardt (zëvëndësues)

Print this item

  Justin Timberlake \\ Singer \\ Signature
Posted by: eXGraphic - 05-23-2021, 08:59 PM - Forum: Punimet - Replies (1)

1 Punim sa Per Fillim

[Image: justin_timberlake_by_ex_works1-d428jv6.png]

Print this item

  Template per sLbeatz
Posted by: rooterz - 05-23-2021, 03:09 PM - Forum: Punimet - No Replies

[Image: 5994447950_deec24dc51_b.jpg]

Print this item

  albanianhackers Wallpaper
Posted by: rooterz - 05-23-2021, 03:03 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

[Image: 5887227597_eb7b12f916_b.jpg]

inspiruar nga nje foto ne googleSmile

Print this item

  Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë së llaptopit
Posted by: iceboy - 05-23-2021, 11:52 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

[Image: Microsoft_Fix_IT_488099969.jpg&size=article_medium]

Është një problem i njohur rreth asaj që shumë aplikacione të Microsoft janë duke harxhuar baterinë e llaptopit dhe, për ta përmirësuar këtë problem, ju mund të përdorni Microsoft Fix IT. Ky aplikacion ju ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë në llaptopin tuaj, ashtu që ju mund ta përdorni atë për një kohë më të gjatë, pa pasur nevojë që ta mbushni atë.

Çfarë përmirëson?

- Periudhën mjaft të gjatë kohore para se të shkojë kompjuteri në “gjumë”

-Përdorimin një screen saver në vend që të vendoset kompjuteri në “gjumë”

-Ndriçmin shumë të lartë

-Plani për fuqi e llaptopit nuk është i vendosur sipas planit më efikas për fuqi

-Adapteri për wireless jo i vendosur për kursim të rrymës

-Gjendja minimale e procesorit është e vendosur shumë lart

Si ta përdorni këtë aplikacion?

-Shkarkoni arnimin MicrosoftFixit.power.Run.exe këtu ose nga lidhja e drejtëpërdrejtë

-Klikoni me të djathtën dhe instalojeni atë si administrator

-Ndiqni udhëzimet dhe kryeni procesin

Funksionon me llaptopët dhe netbookët që kanë Windows XP / Windows Vista / Windows 7./pcworldalbanian

Print this item