![]() |
|
Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë së llaptopit - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë së llaptopit (/thread-7828.html) |
Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë së llaptopit - iceboy - 05-23-2021 Është një problem i njohur rreth asaj që shumë aplikacione të Microsoft janë duke harxhuar baterinë e llaptopit dhe, për ta përmirësuar këtë problem, ju mund të përdorni Microsoft Fix IT. Ky aplikacion ju ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë në llaptopin tuaj, ashtu që ju mund ta përdorni atë për një kohë më të gjatë, pa pasur nevojë që ta mbushni atë. Çfarë përmirëson? - Periudhën mjaft të gjatë kohore para se të shkojë kompjuteri në “gjumë” -Përdorimin një screen saver në vend që të vendoset kompjuteri në “gjumë” -Ndriçmin shumë të lartë -Plani për fuqi e llaptopit nuk është i vendosur sipas planit më efikas për fuqi -Adapteri për wireless jo i vendosur për kursim të rrymës -Gjendja minimale e procesorit është e vendosur shumë lart Si ta përdorni këtë aplikacion? -Shkarkoni arnimin MicrosoftFixit.power.Run.exe këtu ose nga lidhja e drejtëpërdrejtë -Klikoni me të djathtën dhe instalojeni atë si administrator -Ndiqni udhëzimet dhe kryeni procesin Funksionon me llaptopët dhe netbookët që kanë Windows XP / Windows Vista / Windows 7./pcworldalbanian Re: Përmirësoni jetëgjatësinë e baterisë së llaptopit - BAAM - 05-23-2021 E rendsishme |