Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,857
» Latest member: omocaptchaSmuth
» Forum threads: 38,153
» Forum posts: 351,861

Full Statistics

Online Users
There are currently 5898 online users.
» 0 Member(s) | 5895 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 24
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 24
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 31
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 39
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 60
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 247
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 613
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 615
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 414
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,411

 
  Profesioni: Dentist kuajsh
Posted by: withstyle - 06-04-2021, 06:24 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: ?di=9JNM]
Disa dentistë kolumbianë ia kanë dedikuar karrierën e tyre dhëmbëve të kuajve.

Kuajt mund të përtypin bar e tagji edhe 14 ore në ditë, megjithatë, ata qe marrin pjese në gara dhe ponie-t e përdorur në sportin e Polos, i nënshtrohen dietave rigoroze qe shpesh herë, sjellin edhe probleme.

Kontrolli i ushqimit konsiderohet një mënyrë e mirë për të rritur performancën e kafshëve. Por nga ana tjetër, ai u dëmton dhëmbët, duke qenë se drithërat e butë nuk lejojnë përtypjen e shpeshtë si ajo e barit të freskët me të cilin janë mësuar nëpër livadhe. Dhe grupi i dentistëve të dedikuar kësaj punë të veçantë, thotë se kërkesat për shërbimet e tyre, janë gjithmonë e me shume në rritje.

"Kali supozohet të jetë një kafshe e lirë. Në momentin qe ata mbahen në stalla, fillon t'u ndryshoje edhe ushqimi. Ai behet me i butë, bari dhe karotat përpunohen. Kështu, kalit nuk i duhet të përtypet shumë për të bluar ushqimin. Për ketë arsye, dhembet fillojnë të rritën derisa krijohet një lloj formacioni i mprehtë qe i pengon lëvizjen korrektë dhe në atë pike, ai fillon ta gëlltisë ushqimin siç është. Por duke qenë se e traktin tretës e ka të shkurtër, lendet ushqyese nuk arrijnë të absorbohen siç duhet", thotë dentisti i kuajve Andres Franco Seavedra.

Stomatologet qe kanë vendosur t'i japin një kthese të tille karrieres se tyre, janë profesionistë, thotë Reuters, dhe deri vonë kanë trajtuar njerez. Ata qe kujdesen për kuajt, nuk i bëjnë thjesht një pastrim të dhëmbëve, por i vendosin edhe aparate për korrigjimin e kafshimit. Një seance kushton 165 dollarë amerikanë dhe zgjat një orë, periudhe gjatë se cilës mbi kafshën përdoret anastezia. /KohaDitore/

Print this item

  Gruaja alergjike ndaj spermës së burrit të saj
Posted by: BAAM - 06-04-2021, 05:52 AM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Gruaja alergjike ndaj spermës së burrit të saj

[Image: Sperm-Allergic1313072768_thumb_baza1325_225.jpg]

Teksa sot Rachel Sadler mban në krah dy foshnjet e saja, nuk i besohet që gjithëçka është bërë realitet.

Rachel dhe bashkëshorti i saj Mark kanë shpenzuar 80 mijë euro për ndjekjen e nëntë cikleve trajtuese për fertilitetin.

Udhëtimi i tyre nëpër klinikat në botë nisën atëhere kur u zbulua se zonja Sadler ishte alergjike ndaj spermës së burrit të saj dhe prandaj nuk ngelte dot shtatzënë. Qelizat vrastare që ndodheshin në organizmin e saj kishin një nivel aq të lartë saqë shkatërronin spermën madje edhe embrionin e sapo formuar, në qoftë se ajo nuk do të merrte trajtimin e duhur.

Rasti i saj është unikal. Asaj i është dashur të shkojë ne Meksikë për kryerjen e terapisë me limfocitet imunitare, për t’i injektuar asaj qeliza të bardha të bashkëshortit të saj, me qëllim që ajo të mos kishte më alergji ndaj spermës së tij. Por niveli i qelizave të saj vrastare ishte aq i madh saqë asaj i prishej embrioni për shkak të këtij problemi.

Më në fund, mbas 9 vitesh ajo gjeti zgjidhje. Mjekët për herë të parë bën këtë transplant të qelizave të bardha të bashkëshortit të saj gjatë gjithë kohës së shtatzënisë, duke i mundësuar atyre më në fund që të bëheshin prindër.

Megjithëse kanë udhëtuar 15 milje dhe kanë shpenzuar 80 mijë euro, ata nuk i kanë pishman pasi çdo sakrificë për ta ja vlejti. (LajmeShqip.com)

Print this item

  shpeta \\ afarist ndertimor \\ LOGO
Posted by: Radeci - 06-04-2021, 12:27 AM - Forum: Punimet - Replies (7)

qe qitu ni logo me ni luft qe e kom nashta ju pelqen:

[Image: shpeta.png]
<!-- m --><a class="postlink" href="http://img14.imageshack.us/img14/5844/shpeta.png" onclick="window.open(this.href);return false;">http://img14.imageshack.us/img14/5844/shpeta.png</a><!-- m -->

????

Print this item

  350 + Textura
Posted by: doxy - 06-03-2021, 10:39 PM - Forum: Resurse për dizajn - Replies (15)

Kto jon texturat e mija qe i perdori neper designe shpresoj tju pelqenj
Size 61.6 MB
Demo : [Image: ?di=1BVS]
Link : <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.mediafire.com/?qswba4ypga2xe74" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.mediafire.com/?qswba4ypga2xe74</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;
ESK PSYDOX-.-

Print this item

  Sa i gjatë ishte Skënderbeu?
Posted by: PRedaTor - 06-03-2021, 09:57 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (19)

[Image: albanologji994752877.jpg]

Sa i gjatë ishte Skënderbeu?
Duhet të sqarojmë që në krye të radhëve, që ky nuk është një shkrim historik, nuk është as dhe një teori e hedhur mbi baza shkencore dhe nuk është as tentativë për të hedhur baltë mbi historinë. Ky është vetëm një vëzhgim i thjeshtë i monumentit të Skënderbeut në Tiranë, ku ne dallojmë çdo ditë diçka interesante, sa herë që e shikojmë: Pse kali i Heroit është në atë monument të Odhise Paskalit më i gjatë se vetë Skënderbeu? Pse heroi ndodhet me këmbët e shtrira drejt, aq sa gati duket sikur mezi arrijnë të mbështeten mirë në kurrizin e barkun e kalit?

Sa i gjatë ishte në të vërtetë Skënderbeu?

Monumenti i Skënderbeut, Prishtinë

Ajo që duhet të dimë pikësëpari është fakti se ka shumë detaje nga jeta e Skënderbeut, të cilat historiografia shqiptare nuk ka arritur akoma që t’u japë një përgjigje definitive. Madje, as fshatin apo krahinën e deri diku edhe vitin e saktë të lindjes së Skënderbeut, ne në Shqipëri nuk e kemi zgjidhur plotësisht, pasi mes vetë historianëve qarkullojnë studime dhe teori të ndryshme. Kështu që, pyetja sa i gjatë ishte Skënderbeu, ka një rëndësi dytësore, madje tretësore për të shpjeguar jetën dhe veprën e këtij personazhi të historisë sonë, me të cilin ne të gjithë, krenohemi me të drejtë.
Qarkullon prej kohësh në qarqet e historianëve një dokument venedikas që mund të japë një të dhënë ndoshta jo direkte për gjatësinë e tij. Venediku, qytetarëve të tij të nderit u dhuronte veshje dhe cohë luksi, për petka solemne; ndër të tjerë edhe princave shqiptarë, ku bënte pjesë edhe Skënderbeu. Ekziston një dokument sipas të cilit sekretari i Skënderbeut i bënte kërkesë senatit që të jepte më shumë copë për petkat e tij, më shumë se copa që u ishte dhënë princërve të tjerë shqiptarë.

Senati Venedikas përgjigjej në këtë mënyrë: “Responsio. Et si capitulum sit clarum, et aperte loquatur, Jnclinati tamen ad ea que sibi grati sint, ordinabimus quod sibi dentur brachia 18 scarlatini secundum consuetudinem pro duabus vestibus pro Magnificentia sua prout in capitulo continetur”. Përkthimi i lirë në gjuhën shqipe do të ishte: “Vendim. Që kapitulli të jetë i qartë, e të flasim hapur, me gjithë këtë, të nisur në atë rrugë, që të jetë e pranuar për Të, do të urdhërojmë që t’i jepen: 18 kutë skarlatini, sipas zakonit, për dy palë petka, për Shkëlqesinë [Madhërinë, m.a.] e Tij, për sa vendoset në kapitull”. Janë të pafund shqiptarët që janë rrekur të analizojnë këtë dokument, e përmes tij të gjejnë dhe gjatësinë e vërtetë të Skënderbeut.

Senati Venedikas ju dhuronte nga 16 kutë cohë, për dy palë petka luksi, ndërsa Skënderbeut i dhuron 18 kutë. Edhe amatorë të historisë, në blogjet e tyre e kanë interpretuar këtë fakt se “8 kutë cohë nuk i mjaftonin për një palë petka, pra i duheshin 9 kutë cohë”. Pas një llogaritjeje të thjeshtë të këtij dokumenti shumë njerëz nxjerrin përfundimin se Skënderbeu ishte më i lartë se princërit dhe fisnikët e tjerë shqiptarë. Duke pasur parasysh se 8 kutë cohë jepeshin për një fisnik, gjatësia e të cilit ishte deri në 1.75 m, atëherë, 9 kutë cohë, për Gjergj Kastriot Skënderbeun na japin gjatësinë prej 1.98 m, sipas këtij këndvështrimi.

Në të vërtetë, në kërkesën që sekretari i heroit tonë Kombëtar i bënte Venedikut, nuk tregonte arsyen pse aq cohë nuk i mjaftonte Skënderbeut. Nuk shprehej se, fjala bie, : ai është më i gjatë! Mund ta ketë dashur për shumë arsye të tjera një kut më shumë cohe Gjergj Kastrioti, sikur qoftë edhe për të bërë një diferencë në rangun mes tij dhe fisnikëve të tjerë shqiptarë, apo jo?

Monumenti në Tiranë

Kthehemi dhe njëherë tek monumenti i Skënderbeut në Tiranë. E para gjë që të bie në sy atje është zgjidhja simbolike që e ka vendosur Heroin mbi një strukturë të ngjashme me muret cikllopike që dinin të ndërtonin në antikitet, e më herët, vetëm ilirët, për tiu përshtatur, sigurisht, relievit malor. Detaji i dytë ka të bëjë me faktin që Skënderbeu qëndron me këmbët e shtrira plotësisht mbi trupin e kalit, të shtrira drejt, pra jo të ëprthyera, aq sa duket sikur mezi qëndron atje! Ne bëmë vetëm një eksperiment të thjeshtë viziv, duke matur në foto përmes njësive matëse të barabarta, edhe lartësinë e kalit edhe lartësinë e trupit të Skënderbeut. Kuajt maten duke filluar nga pjesa ku qafa e tyre bashkohet me kurrizin, deri te patkonjtë (pra koka dhe qafa lihen mënjanë). Shikoheni vetë foton për të bërë dallimin…

Pyetja që na vjen natyrshëm është: si ka mundësi që regjimi komunist nuk e vuri re një detaj të tillë, që në fakt e nxjerr më të lartë kalin se Heroin? Ndërkohë që në të gjitha përshkrimet, apo mënyrat si flitej për të, synohej që ai të lartësohej sa më shumë në perceptimet e njerëzve? Nga 1.57 m deri në 1.73 metra janë kuajt më të lartë të njohur deri më sot. Ka dhe kuaj të tjerë edhe më të lartë, por ata përdoren zakonisht për punë bujqësie për shkak të forcës tërheqëse që kanë. Këta të fundit nuk mund të jenë kuaj vrapimi, ashtu siç duhet të ishte kali i një heroi që luftonte në një terren malor, mbi të gjitha! Nëse kali i tij pra, ishte 1.73 m i lartë, ka shumë mundësi që vetë Skënderbeu të ketë qenë ose aq, ose pak centimetra më i lartë (apo dhe më i shkurtër), por jo detyrimisht 1.98 m, siç na pëlqen ne të gjithëve ta përfytyrojmë… [burimi/gjuhashqipe]

Print this item

  Marton vajzën 5-vjeçare me kunatin!
Posted by: PRedaTor - 06-03-2021, 08:39 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (7)

[Image: 546787689lajmetari546787689.jpeg]

Marton vajzën 5-vjeçare me kunatin!
Muhammad Nawaz, i mbetur i ve, pas vdekjes së shoqes, mendon të rimartohet, dhe njëkohësisht i ofron të vëllait të bashkëshortes së re, vajzën e tij 5-vjeçare për grua.

Kështu shkruan e përditshmja pakistaneze Express Tribune në Islamabad.

Por, vazhdon me pas gazeta, gjate ceremonisë së martesës së vajzës së tij të vogël me 25-vjeçarin, ka ndërhyre policia e cila ka bërë menjëherë arrestimin e babait.

Sipas të afërmve, babai i vajzës kishte mbetur i ve që prej tre vjetësh dhe kishte kërkuar të martohej me një vajzë 21-vjeçare, Humera, duke pranuar njëkohësisht edhe kushtin për t`i dhënë të bijën 5-vjeçare vëllait 25-vjeçar të bashkëshortes së tij të ardhshme.

Në fakt ky "këmbim" është një fenomen i zakonshëm në disa rajone të Pakistanit.
[burimi/gjuhashqipe.com]

Print this item

  Gjermani, puthja në punë, “terror”
Posted by: PRedaTor - 06-03-2021, 08:36 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: 788295953lajmetari788295953.jpg]

Gjermani, puthja në punë, “terror”
Një grup gjerman i rregullave të mirësjelljes ka kërkuar ndalimin në shkallë të përgjithshme të puthjes së kolegëve në ambientet e punës, duke deklaruar se një puthje në faqe është një formë “terrorizmi”. Shoqëria gjermane “Knigge Society”, e cila përkthehet si “sjellja korrekte”, tha se praktika e puthjes së kolegëve në faqe është përhapur shumë gjatë viteve të fundit.

Në një shoqëri rigoroze si ajo gjermane, shkruan “Daily Mail”, konsiderohet ofenduese të takosh kolegët. Gjermanët shkojnë në vendet e tyre të punës dhe duhet t’i përshëndesin kolegët pranë tyre me një ‘Sie’ dhe puthja cilësohet një lloj kërcënimi. Në shkollë, atyre u kërkohet të mbajnë një distancë kur përshëndesin një të huaj dhe të kryejnë thjesht një lëvizje të lehtë të kokës.

Tani, Hans Mikael Klein, kryetari i grupit, tha se “mbetet një komponent erotik i puthjes. Puthja prek nervat e shumë njerëzve në punë. Është një formë terrori”, tha ai, duke e përjashtuar atë nga lista e mënyrave gjermane.
[burimi/gjuhashqipe.com]

Print this item

  ASUS Summer do të fillojë së shpejti
Posted by: sLaapsh()T - 06-03-2021, 08:02 PM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (5)

ASUS Summer do të fillojë më 13gusht ndërsa do të mbarojë më 14gusht.
Ky event ka tërhjekur disa emra të mëdhenj në skenën e Counter-Strike, duke shtuar në listën
e ekipeve edhe gjigantin polak Frag eXecutors.
Ekipi polak nuk do ta ketë aq të lehtë, pasi në këtë event do të marrin pjesë edhe ekipet si:
[Image: ukraine.png] Na`Vi
[Image: se.png] Lions
[Image: ukraine.png] DTS.chatrix
[Image: russia.png] Virtus.pro
[Image: ukraine.png] KerchNET
[Image: se.png] a2g
[Image: belorus.png] ultimo
[Image: poland.png] Fear Factory
[Image: uzbekistan.png] Just
[Image: latvia.png] headAche

Ndeshjet do të mbahen në Kiev CyberSport Arena, dhe do të ketë një çmim prej $8,800.
Për më shumë informata rreth këtij eventi, rrini të kyqur në eSportsKosova

Print this item

  Britani, ndaloni "çmendurinë e ditës" (VIDEO)
Posted by: BAAM - 06-03-2021, 06:31 PM - Forum: KOMUNITETI - No Replies

Britani, ndaloni "çmendurinë e ditës" (VIDEO)

[Image: riot.jpg]

Kjo video është lëshuar ditën e djeshme dhe është mjaft e klikuar (250,000 shikues deri tani). Pas trazirave të mëdha në Britani kjo video mund të quhet si "çmenduria e ditës". Personi në video duket se jep kontributin e tij në lidhje me trazirat e shumta. Pasi sigurohet se nuk po e sheh njeri ai rrëzon një kosh mbeturinash.

Edhe pse raportet thonë se situata në Britani është qetësuar, ky filmim tregon se situata është "më e dhunshme se kurrë". /albeu.com/


Shikoni videon:

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=0cbVW_QS2eE[/youtube]

Print this item

  Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut
Posted by: BAAM - 06-03-2021, 03:53 PM - Forum: IT Zone - Replies (3)

Anonymous nuk e mbështet rrëzimin e Facebook-ut

[Image: anonvsfcb.jpg]

Sipas njoftimeve të fundit, sulmi që grupi i hakerave Anonymous ka në plan të ndërmarrë kundër Facebook-ut nuk ka mbështetjen e të gjithë grupit.

Ditën e djeshme u botua një video ku Anonymous thoshte se kishin në plan të "vrisnin" rrjetin social Facebook.

Tashmë është bërë e qartë që planet e tyre janë të vërteta, por nuk janë të mbështetuara nga grupi si i plotë. Kjo mungesë e mbështetjes është konfirmuar edhe një herë nga një "mbledhje e të vjetërve" të Anonymous.

Kjo nuk do të thotë që aktiviteti i tyre nuk do të vazhdojë me qëllimin e rrëzimit të Facebook-ut me 5 nëntor - që është data në të cilën ata kanë shprehur se do ta rrëzojnë rrjetin social. Dhe nëse diçka ndodh me datën 5 nëntor, grupi Anonymous do të konsiderohet përgjegjës, pavarësisht faktit se mund të jenë anëtarë të rinj në Anonymous apo sulmi realizohet nga një pjesë e vogël e anëtarëve. /albeu.com/

Print this item