| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 644 online users. » 0 Member(s) | 641 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 24
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 25
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 32
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 39
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 60
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 247
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 613
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 617
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 416
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,412
|
|
|
| Vegël për kërkim të shpejtë në Windows 7 |
|
Posted by: iceboy - 06-05-2021, 08:30 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Megjithë mundësitë e shumta për kërkim të skedarëve dhe follderëve në Windows në vende të ndryshme, ngannjëherë merr shumë kohë për të prodhuar rezultate të kërkimit. Kjo mund të ndodhë për shkak të prioritetit të ulët në proceset e indeksuara të kërkimit në Windows 7. Për më tepër, sistemet me kapacitet të ulët mund të mos jenë në gjendje që të indeksojnë të gjitha vendndodhjet e sistemit edhe nëse shërbimi i indeksimit nuk është i ndalur.
Nëse jeni duke kërkuar për një vegël që ju mundëson kërkim në sistem që ndjek modelin e kërkimit në Windows XP për të kërkuar shpejt, provojeni FileSearchEX.
Ky aplikacion nuk është e thënë që të zëvendësojë kërkuesin e zakonshëm në Windows 7 me veçorinë e frymëzuar në Windows XP; ju mund ta përdorni atë si aplikacion dytësor të kërkimit kur kërkimi në Windows 7 merr shumë kohë për të gjetur skedarët dhe follderët.
Shiriti i anës së majtë mundëson veçimin e vendit të kërkimit dhe vendosjes së kriterit të kërkimit, duke përfshirë datën dhe madhësinë, ndërsa opsionet e avancuara janë të mundshme që të përfshijnë kërkime brenda arkivëve, sisteme të skedarëve, skedarë dhe follderë të fshehur dhe të veçojë fjalëkyçe të ndjeshme dhe të parandalohen ndryshimet e fjalëve të kërkimit.
Kërkimi mund të veçohet në bazë të datës nga dritarja Choose Details, e mundshme nga menyja Edit. Këtu, ju mund të përzgjedhni Datën e Modifikimit, Datën e Krijimit dhe Datën e Qasjes për të kërkuar skedarë.
FileSearchEX është një vegël mjaft e fuqishme që ua mundëson përdoruesve lundrimin në miliona skedarë. Ai funksionon në Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7.
Shkarkoni FileSearchEx /PCWorldAlbanian
|
|
|
| Coffe mban kompjuterin të ndezur deri në fund të shkarkimeve |
|
Posted by: iceboy - 06-05-2021, 08:27 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Nuk ka nevojë që të shkoni në opsinonet për ndezje/fikje të kompjuterit tuaj; lëshoni softuerin Coffe dhe ai i mban veprimet si aktive derisa shkarkimet të përfundohen.
Mbase shumë njerëz e kanë lënë makinën e tyre të ndezur për të shkarkuar një gjë gjatë tërë, thjesht duke harxhuar elektricitet/para. Coffe ofron një zgjidhje të thjeshtë në një formë të bllokuesit të përkohshëm të një ndaljeje të kompjuterëve që kanë Windows. Lëshojeni këtë softuer, përzgjedhni në adapterin që të dhënat janë duke rrjedhur dhe shkruani një prag të të dhënave, përpara se të ndalet dhe ta lejojë kompjuterin që të fiket.
Vizitoni këtë lidhje dhe merrni një kopje. Coffe është një aplikacion vetëm për Windows dhe kërkon Microsoft .NET./pcworldalbanian
|
|
|
| Qysh Me Rujt Jetegjatesine e Baterise se iPhone? |
|
Posted by: BAAM - 06-05-2021, 08:10 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Qysh Me Rujt Jetegjatesine e Baterise se iPhone?
![[Image: iphone-battery-icon-cjr.jpg]](http://apple-shqip.com/wp-content/uploads/2011/08/iphone-battery-icon-cjr.jpg)
Ulni shëndritshmërinë dhe kyqeni Auto-Brightness
Zvogëlimi i ndriqimit në iPhone dhe pse duket diqka shum e vogël ka një efekt shume të madh. Pasi që në shumicën e rasteve, përdoruesit e iPhonëve harrojnë ta kyqin Auto-Brightness, ata humbasin përafërsisht 20% të baterisë cdo ditë.
Ulja e Ndriqimit dhe kyqja në Auto-Brightness kursen të paktën 20 % të baterisë suaj në ditë.
Për ta ulur ndriqimin shkoni tek Settings pastaj Brightness.
Dëgjoni muzikë me kufje
Shikimi i videove dhe dëgjimi i muzikës nga altoparlanti i iPhonit harxhon përafërsisht 35% të baterisë brenda 1 ore, energji kjo mjaft e rëndësishme për tu humbur. Kurse vënja e kufjeve per vesh kursen pothuajse 20% të kesaj energjie, kështu që ja vlen të vihen kufjet që në vend se të hargjoni 35% të baterisë ju do të hargjoni vetëm 15%.
Shikoni sa më pak të jetë e mundur video, dhe luani më pak videolojëra Të gjith përdoruesit e iPhonit janë të dhënë pas lojërave, pasi që iPhoni është numër një në botë për interaktivitet ndërmjet lojës dhe përdoruesit të iPhonit. Mirëpo kjo gjë ka kosoton e vet.
Shumica e njerëzve që posedojnë iPhone kalojnë të paktën 45 min në ditë duke luajtur video lojëra të ndryshme, gjë kjo që shpenzon mbi 60% të baterisë.
Por sigurisht qe secilit na ju u pëlqejnë lojërat.., kështu që cfare të bëjmë?
Hyni në Cydia shtypni mbi Search dhe kërkoni për Battery Control, një modifikim shum efektiv i cili ndërhyn në ndriqimin e iPhonit gjate luajtjes së lojërave, duke kursyer 10% të energjisë së iPhonit.
Shikimi i videove është qështje në vete, edhe pse nuk krahasohet me video lojërat prape e ka ndikimin e saj. Të rinjët parapëlqejnë që të ndjekin videoklipet e reja në YouTube, mirepo kjo kushton 45% për një orë.
Mos e lini wirelessin të kyqur
Shumica nga ne e shfrytëzojmë WiFi sapo të ulemi në ndonjë kafeteri, apo kudo që mund ta gjejmë mirepo edhe shum nga ne harrojmë pastaj atë të kyqur gjë që hargjon një pjese të mirë të baterisë.
Harrimi i WiFi të kyqur na merr 15 % të baterisë, pasi që ai aktivizohet kur ne kemi një thirrje apo porosi, apo edhe sapo ta shtypim Home Butonin, dhe fillon të kërkoj për ndonjë Wireless të mundshëm.
Dhe në fund vijnë dy këshilla shume të rëndësishme…
Mos e rimbushni iPhonin tuaj para se të jetë nën 20%
Nëse ju e rimbushni iPhonin para se ai ta hargjoj shumicën e energjisë, pra para se të arrij nën 20% atëher ju do te ja dëmtoni rëndë Baterinë.
Ne bëjmë dy gabime trashanike kur rimbushim iPhonin, e para është kur ne e rimbushim para se ai të arrij nën 20% të baterise, dhe e dyta është se ne e largojmë pa u mbushur plotësisht pra 100%.
Koha më e mirë për të rimbushur iPhonin është koha kur ju jeni në gjumë, pra nata, pasi që ne pranojm thirrje në raste shum të rralla gjat natës. Gjë kjo që e mundëson një rimbushje efektive pa i dhënë rast vetes tonë që tia dëmtojmë baterinë.
Nëse ju i’u përmbanu këtyre këshillave për një javë rresht, do ta shihni efektin pozitiv në baterinë e iPhonit tuaj.
|
|
|
| Sherr masiv mes adoleshentëve për Facebook-un |
|
Posted by: BAAM - 06-05-2021, 01:45 PM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (15)
|
 |
Sherr masiv mes adoleshentëve për Facebook-un
![[Image: children-on-facebook.jpg]](http://www.albeu.com/dokumenta/foto/children-on-facebook.jpg)
Një grup adoleshentësh janë përfshirë në një sherr masiv teksa ndodheshin në një qendër interneti, në zonën e Tiranës së Re. Sipas Policisë, 15 persona, kryesisht të moshave 13, 14 dhe 15-vjeçare, janë përleshur me njëri-tjetrit, fillimisht në lokalin ku ndodheshin e më pas janë zhvendosur jashtë.
Nga përplasja fizike kanë mbetur të plagosur dy protagonistët kryesorë, edhe i dëmtuari, edhe autori, tashmë i ndaluar nga policia. Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, në rrugën “Ylbere Bylykbashi” në Tiranë. Ndërsa policia e Komisariatit Nr. 2 ka mundur ta ndalojë autorin rreth orës 02:45 të ditës së djeshme.
Sipas Policisë, ai është një 13-vjeçar me inicialet A. P. dhe akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me iniciale G. S., i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Por, sipas Policisë, edhe i arrestuari ka pësuar plagë në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, pasi është goditur me gurë dhe tulla.
Burimet thanë se motivi i sherrit mes 15 adoleshentëve kanë qenë disa fyerje që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në rrjetin social “Facebook”, pasi kishin ngacmuar të dashurat e njëri-tjetrit. Nga këqyrja në vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një tullë, që kanë shërbyer si mjetet e krimit. /panorama/
|
|
|
| Njëzet gjera që nuk i keni ditur për viagrën |
|
Posted by: BAAM - 06-05-2021, 07:30 AM - Forum: Diskutime për gjërat edukative
- Replies (2)
|
 |
Njëzet gjera që nuk i keni ditur për viagrën
![[Image: 09viagra_1008111538_1-300x175.jpg]](http://magjistari.com/wp-content/uploads/2011/08/09viagra_1008111538_1-300x175.jpg)
Pavarësisht sa jeni të bindur se viagra dhe ilaçe të ngjashme me të janë miq të meshkujve me çrregullime disfunksionale seksuale, ereksive, barërat te disa persona nuk ndikojnë. Te ky grup njerëzish këto disfunksione janë vetëm maja e ajsbergut për probleme më të thella shëndetësore, të cilat mund t’i shërojë vetëm specialisti përkatës. Ja njëzet gjerat që ndoshta nuk i keni ditur për viagrën:
1. Viagra nuk është afrodiziak. Ai nxit ereksionin vetëm nëse jeni seksualisht të shqetësuar. Sot e kësaj dite nuk është shpikur ndonjë pilulë kundër partnerit të mërzitshëm, jokreativ.
2.Meshkujt që përdorin viagrën pa dijen e partnerit mund të humbin besimin. Një hulumtim në Zelandën e Re ka treguar se shumica e grave janë të shqetësuara për partnerët e tyre që marrin këso preparatesh. Ato janë pajtuar se në këtë mënyrë humbet spontaniteti, por edhe se shfaqet dyshimi në besnikërinë e partnerit.
3.Shumica e meshkujve nuk përtërinë recetën. Hulumtimet kanë dëshmuar se meshkujt që provojnë viagrën kryesisht nuk kërkojnë përtëritjen e recetës, meqë konsiderojnë se ilaçi është pa efekt – krijon më shumë probleme se që zgjidhë.
4. Viagra funksionon duke zgjeruar enët e gjakut, duke bërë kështu të mundur që gjaku të arrijë më shpejt në zemër, mushkëri e organe të tjera. Ai relakson kontraksionet e muskujve të penisit. Rreth 70 për qind e meshkujve ka njoftuar përmirësim të arritjes dhe të mbajtjes së ereksionit gjatë marrjes.
5.Viagra shitet në tri versione – 25, 50 e 100 mg. Doza fillestare zakonisht është 50 mg, por meshkujt mbi 65 vjeç do të duhej të startonin me dozën nga 25 mg. Hapi merret një orë para marrëdhënieve, fillon të veprojë pas rreth gjysmë ore, kurse efekti zgjat deri në pesë orë.
6. Nëse çrregullimi i ereksionit është shkaktuar nga ndonjë gjendje shëndetësore, viagra nuk mund të merret pa recetë.
7. Katër tableta mund të blihen pa recetë, por duke matur detyrimisht presionin e gjakut dhe duke bërë testimin e sheqerit në gjak.
8.Viagra është e shtrenjtë. Paketimi prej 8 hapesh nga 50 mg kushton rreth 55 euro. Më lirë kushtojnë paketimet 4×100 mg, kurse ato mund të ndahen dysh.
9. Më shumë se gjysma e viagrave që shiten përmes internetit janë të rreme dhe përmbajnë komponente të tjera nga preparati i vërtetë.
10. Viagra ka konkurrencë të mirë. Kur u langua më 1998, ishte i vetmi ilaç i këtij lloji. Gjithnjë e më shpesh Cialisi zgjidhet fillimisht nga pacienti, meqë efekti i tij zgjat deri 36 orë. Kjo do të thotë më pak presion në kontekstin kohor nga marrja e ilaçit deri në momentin e marrëdhënies, do të thotë reaksion dhe përvojë më spontane.
11. Viagra ka efekte anësore. Më së shpeshti shfaqen kokëdhemje, marramendje, probleme me jashtëqitje, rrahje të zemrës, valë të nxehti. Viagra mund të jetë fatale kur merret i kombinuar me nitrate, me ilaçe që përdoren për probleme të zemrës, siç është angina.
12. Në raste të rralla viagra shkakton priapizmin – ereksionin e dhembshëm konstarntin (më gjatë se katër orë). Kjo gjendje nuk duhet të shtyhet më gjatë se gjashtë orë, meqë mund të shkaktojë dëmtimin e indit të penisit dhe disfunksione ereksive të papërmirësueshme.
13. Viagra ndërlidhet me sterilitetin mashkullor. Disa studime kanë treguar se viagra ndikon në cilësinë e spermës, kurse meshkujt që e përdorin shpesh ia pakësojnë vetes gjasët për trashëgimtarë.
14. Viagra shfrytëzohet edhe si drogë rekreative, bashkë me kokainën, ekstazën dhe amfetaminën, që pakësonë fuqinë e ereksionit. I kombinuar me popersin (amil-nitratin), për shembull, mund të shkaktojë rënien drastike të presionit dhe të shkaktojë shllog, pikë në zemër ose vdekje.
15. Meshkujt mund të bëhen të varur nga viagra. Ata e marrin meqë besojnë se do t’u ndihmojë që seksin mesatar ta shndërrojnë në diçka të veçantë. Një 25-vjeçari mesatar i mjafton bindja – hulumtimet klinike kanë treguar se 30 në 30 për qind të rasteve viagra ka efekt placeb. Meshkujve të shëndoshë nuk u duhet.
16. Është zbuluar rastësisht. Në vitet e vonta të ’80-ta janë zhvilluar ilaçe për anginën kur shkencëtarët vunë re efektet anësore – ereksionin e shtuar ndër volonterë.
17. Viagra është lancuar në vitin 1998. Tabletat në trajtë të diamantit të kaltër u bënë ilaçi më i shitur në histori të shtëpisë farmaceutike Pfizer. Deri tash gati 37 milionë tableta janë shitur me recetë në Britani.
18. Ka ndryshuar grupi i synuar i konsumuesve. Kur u lëshua në shitje ky ilaç, fushata reklamuese ishte shumë serioze, i ofrohej popullatës me zërin edukues të senatorit Bob Doll. Më vonë reklama u xhirua me të rinj në automjete vrapuese të cilët shikuesit i ftonin që të “startojnë makinat e tyre” .
19. Shpresonin të zbulonin viagren e zverdhët. E njëjta shtëpi farmaceutike bëri hulumtime me qëllim të shërimit të disfunksionit seksual të femrave dhe të humbjes së libidit. Hulumtimet u ndërprenë kur 85 për qind e grave tregoi vetëm efekt placeb.
20. Shfaqja e “viagrës së divorcit”. Dominik Barabara që drejton me sukses një zyrë avokatie në Manheten konfirmon se në çdo 15 ose 20 raste të reja divorcesh dikush përmend si shkak viagrën.
|
|
|
|