| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1759 online users. » 0 Member(s) | 1755 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 116
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 220
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 190
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 472
|
|
|
| Telefonat e ri Nokia, prej 20 euro? |
|
Posted by: CowyFite - 06-17-2021, 12:22 PM - Forum: IT Zone
- Replies (5)
|
 |
Me lansimin e modeleve të reja si Nokia 100 dhe Nokia 101, kompania Nokia ka shtuar disa telefona të ri mobil në gamën e saj të telefonave të lirë, të cilët dedikohen për tregjet e Azisë dhe Afrikës.
Të dy modelet e telefonave të ri të Nokia’s, janë menduar të shiten me çmim të lirë, ndërsa Nokia 100 vjen me një sim-kartelë, e Nokia 101 ofron mundësinë e komunikimit me dy sim-kartela, dhe një “MP3 player”.
Nokia 100 dhe 101 pritet që së shpejti të paraqiten në treg, ku çmimi për Nokia 100 do të jetë 20 euro, ndërsa Nokia 101 do të kushtojë 25 euro.
A do ta blinit një model të tillë, apo do të dëshironit të shihni mundësi tjera për të blerë një telefon të mençur mobil nga prodhuesit si HTC, Samsung ose Apple?
Marrur nga Telegrafi.com për eSportsKosova.com CowyFite
|
|
|
| U sulmua uebfaqja e Nokia-s |
|
Posted by: iceboy - 06-17-2021, 12:14 PM - Forum: IT Zone
- Replies (13)
|
 |
Faqja e njërës nga ndërmarrjet më të mëdha të softuerit kompjuterik të telekomunikimeve në interenet u sulmua nga një indian me nofkën “pr0tect0r AKA mrNRG”.
Ai rrëzoi nëndomeinin e NOKIA (developer.nokia.com) dhe dërgoi tek një faqe tjetër.
Sulmuesi shkruajti:
“LOL, ndërmarrja numër 1 për celularë por nuk është duke shpenzuar një monedhë dhjetëcentëshe për sigurinë e një sereri. FFS arnon vrimat e juaja të sigurisë përndryshe ju do të jeni vetëm një viktimë tjetër e kundërsigurisë. Pa hale. Pa lëshime!!”
Pamja e faqes kur u sulmua mund të shihet këtu.
Një javë më parë, një nga forumet më të mëdha të Pakistanit Defence.pk ishte sulmuar nga pr0tect0r A.K.A mrNRG me rastin e ditës së pavarësimit./pcworldabanian
|
|
|
| IBM shpalos çipa të rinj, imitohet truri |
|
Posted by: PRedaTor - 06-17-2021, 11:11 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: IBM_Brain_Chip_854225585.jpg&size=article_medium]](http://www.pcworld.al/thumbnail.php?file=foto/2011/IBM_Brain_Chip_854225585.jpg&size=article_medium)
IBM shpalos çipa të rinj, imitohet truri
BM ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme krijimin e dy çipave të rinj eksperimental në bazë të hulumtimeve të saja, të cilët çipa janë strukturuar të tillë që të ngjasojnë më shumë me trurin e njeriut sesa me çipin kompjuterik që njohim sot.
IBM po i quan këta çipa si një hap të “paprecedent” drejt krijimit të kompjuterëve inteligjent dhe po shpreson se eksperimenti i ri do të bëhet blloku ndërtues për zhvillimin e kompjuterikës njohëse.
Në zhvillimin e këtyre çipave të rinj, IBM po shpreson të krijojë teknologji që më për së afërmi emiton sjelljet njerëzore, në një mënyrë të ngjashme me atë sesi mësohet dhe veprohet. Duke pasur parasysh se çipat kanë një lloj aftësie për të qenë në gjendje për të ndërmarrë vendime duke përpunuar sasi të mëdha të të dhënave, Dhamendra Modha një hulumtues pranë IBM thekson se nuk do të shkoj edhe shumë derisa çipat do të jenë në gjendje të zhvillojnë vetveten.
Të dy çipat e rinj që janë zhvilluar nga IBM kanë 256 neurone, njëri ka 262,144 të cilat kompania po i quan sinapsa të programueshme, kurse tjetri ka 65,536 sinapsa “për nxënie”. SInapsat kanë rol të ngjashëm me atë në trurin tonë, që nënkupton lidhjen me neuronet digjitale dhe më pas sa më shumë që të dërgohen sinjale në sinapsë, aq më të fuqishme bëhen ato.
Të shpresojmë se në të ardhmen nuk do të kemi punë me Terminatorin, dhe se do të kemi një montim të lehtë të një butoni për fikje të trurit artificial në rast rreziku... /pcworldalbanian
|
|
|
| Pula që ‘pozon’ nudo! |
|
Posted by: PRedaTor - 06-17-2021, 10:59 AM - Forum: KOMUNITETI
- Replies (2)
|
 |
![[Image: 564689114lajmetari564689114.jpg]](http://gjuhashqipe.com/images/lajmetariimages/420x280/564689114lajmetari564689114.jpg)
Pula që ‘pozon’ nudo!
Pula pesëmuajsh në Laoshan, province Shangdong në veri të Kinës, duket sikur është bërë gati për zierje. Madje këtë e ka vërejtur edhe macja e cila po e shikon. Por në fakt, bëhet fjalë për zog pule i cila asnjëherë nuk ka pasur pupla në trup.
Sipas pronarit, Lao Yin, kjo pulë pa pupla ishte ndër 2000 zogjtë e rinj që kanë lindur kohëve të fundit në fermën e tij të zogjve.
“E vërejtja atë se ishte e ndryshme 10 ditë pas lindjes së saj, pasi që zogjtë tjerë ishin me pupla ndërsa ky ishte tërësisht lakuriq”, ka thënë Lao.
Ajo tani e ka emërtuar atë me emrin Ha Mao. Me sa duket, Hao Mao jo vetëm që është pa pupla, por ajo gjithashtu me vështirësi ka vënë peshë, pasi që peshon më pak se gjysmë kilogrami, përderisa zogjët tjerë peshojnë 2 deri 3 kilogramë.
Lao zotëron gjithashtu një fermë në restorant-fermë, ku Hao Mao është shumë e famshme. “Disa konsumatorë janë të përkushtuar ta vizitojnë dhe të bëjnë foto me të, kurse disa të tjerë më kanë ofruar çmime të larta për të, por unë nuk kam pranuar”, ka thënë Lao. [burimi/gjuhashqipe]
|
|
|
| SI ME FORMATIZU PC |
|
Posted by: Joshi - 06-16-2021, 02:33 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (69)
|
 |
Fusha nr.1
Fusim Windows XP ne DVD-R i bejme rifresh kompjuterit
dhe i japin komanden qe te filloj nga DVD-R jo nga Hard disk !
Me pas do tju dal nje figure si me poshte.
![[Image: 5ctvt.gif]](http://i53.tinypic.com/5ctvt.gif)
Fusha nr.2
Kur te shfaqet ne monitorni ekrani i kompjuterit te juaj si ne foto me lart duhet te klikosh ENTER
![[Image: 14u8021.gif]](http://i53.tinypic.com/14u8021.gif)
Kur te del si ne fushen Nr.2 duhet qe te klikosh F8 per ta akceptuar liqesen e Microsoft
Fusha nr.3
![[Image: 2rcooc9.gif]](http://i53.tinypic.com/2rcooc9.gif)
Ne fushen nr.3 ke te percatur ti rruget te cilat duhet te zgjidhesh .
A deshiron te besh formatimin e PC apo do te besh particion.( te ndash Hard disk ne dy pjes)
Psh.Ke dy particione, C dhe D.Pra do ta fshish njerin particion dhe deshiron te vendosh particone te reja behet keshtu.
Pra ti e markon partiticionin D: ( ne foto ske partiticion D:\ )
klikon ne shkronjen D qe do me thon me Delete partiticionin edhe Enter
masandej del qe te klikosh shkronjen L qe do me thon Lose All data in you drive
ti prap klikon ne ENTER
dhe kthehesh prap si ne foton e me siperme, por pa partiticionin D:\
Pastaj e nenvizon particionin C:\ dhe klikon shkronjen C ateher mund te krijosh particion.Dhe ti jep vleren, psh nese ne HDD(Hard Disk) ndodhen 30 000 ti e ben 15 000 keshtu qe HDD(Hard Disk) ndahet dysh.(Kjo pjes nuk eshte ne foto
paSi ta besh ate kthehesh perseri si ne foton e mesiperme, POR KI MENDJEN TANI PO TE DUKET SI NE FOTO !!
Ne foto nuk ka partiticione.
Ti e nenvizon hapesiren e Hard Diskut C dhe shtyp Enter.
Ateher kompjuteri automatikisht e krijon nje partiticion,
madhesia e partiticionit eshte aq sa eshte i madh hardisku ne kompjuterin tend.
Kur klikon ne Enter kalon ne foton tjeter me poshte dhe shiko
![[Image: 2zo9kxv.gif]](http://i53.tinypic.com/2zo9kxv.gif)
Kur te del ne kompjuterin tend si ne foton me lart ateher ti vendos cilin formatim don me marr FAT32 apo NTFS
Une preferoj NTFS ata qe eshte i pari ( Quick ).
Pershkak se formatimi kryhet me shpejt ske nevoj te presesh 1 ore
![[Image: 33m3fys.gif]](http://i53.tinypic.com/33m3fys.gif)
Ne foton e mesiperme compjuteri po formatizon Hard diskut tuaj
![[Image: 143grj4.gif]](http://i54.tinypic.com/143grj4.gif)
Tani kopjohen filet kryesore qe duhen per te vazhduar instalimin e Windows XP.
Aty jane disa file qe e kontrollojn se c'far ke ti ne kompjuter pershembull:
Cfar kartele te zerit ke
Cfar kartele grafikes ke
cil Kontroll Chip ke ne motherboard ( SIS, apo Intel ka edhe te firmave tjera )
te gjitha keta i kontrollon ne fillim qe te dihet cfar duhet te instalohet.
Windows ka shume drivera dhe ai i instalon te gjitha, por nese pas instalimit, te kerkohen dirvera te tjera duhet ti instaloni vet JU.
MOS HARRO!
Per gjithe driverat e Windowsave te duhen me shume se 3-4 DVD, pasi 1 DVD nuk mjafton per gjithe driveat qe jan...
![[Image: 30047zt.gif]](http://i54.tinypic.com/30047zt.gif)
Tani brenda pak SEC kompjuteri juaj ben automatikisht RESTART [/b]RESTART
![[Image: 33vlx6b.gif]](http://i56.tinypic.com/33vlx6b.gif)
Start faqja e Windowsi XP para finales se instalimit.
![[Image: alrbsl.gif]](http://i51.tinypic.com/alrbsl.gif)
![[Image: b85yed.gif]](http://i52.tinypic.com/b85yed.gif)
Pasi te kontrollohen gjithe pjeset e montuara ne PC, do filloje te instalohen gjithe drivet qe ndodhen ne CD do kopjohen ne PC.
Koha aty tregon perafersisht edhe sa minuta kan mbet deri ne fund te instalimit
Kjo kohe ndryshon sipas kompjuterit, kompjuterat e vjeter mer me shume kohe per te instaluar ndersa ne kompjuterat e ri instalohet ma shpejt Windowsi XP.
![[Image: 66c605.gif]](http://i55.tinypic.com/66c605.gif)
Pastaj vazhdoni Next
Kur ne kompjuterin tend shfaqet si ne foto e mesiperme ateher ka perfunduar instalimi i Windows XP
____________________________________________________________________________________________
EXTRA PART
Kjo pjes u mundsua nga Baam
Te rubrika e par shkruaj emrin e PC-s qe deshiron me ja lan ndersa te Organization ajo rubrik mund te lihet e that dhe pastaj Next
![[Image: fm57w4.jpg]](http://i56.tinypic.com/fm57w4.jpg)
Ktu e vendosni Product Key , nket rast e keni n'CD apo dikun te shkrum dhe pastaj Next
![[Image: 5jtguh.jpg]](http://i53.tinypic.com/5jtguh.jpg)
Te "Computer Name" emrin e PC-s tuaj ndersa te Adminstrator Passowrd nrast se doni me ba PC-n me password at'her ne ato dy rubrikat shkrauni Password qe doni me ja lan PC-s , dhe pastj Next.
![[Image: 2pz08bq.jpg]](http://i55.tinypic.com/2pz08bq.jpg)
Ktu e vendosni kohen dhe pastaj Next.
![[Image: iwq1cp.jpg]](http://i56.tinypic.com/iwq1cp.jpg)
Kliko Next
![[Image: 2nlg5lj.jpg]](http://i55.tinypic.com/2nlg5lj.jpg)
Kliko [color=#FF0000]Next [/color]
![[Image: 1087mzr.jpg]](http://i53.tinypic.com/1087mzr.jpg)
Pasi te kryhet instalimi i Windowsit ju restartohet PC dhe ju paraqitet ky mesazh kliko [color=#FF0000]"OK"[/color]
![[Image: 2mzmmon.jpg]](http://i51.tinypic.com/2mzmmon.jpg)
Kliko "OK"
![[Image: 1znvivk.jpg]](http://i55.tinypic.com/1znvivk.jpg)
Kliko Next.
![[Image: 142sms6.jpg]](http://i54.tinypic.com/142sms6.jpg)
Ktu mundesh edhe Skip mirpo edhe Next .
![[Image: vsghh4.jpg]](http://i54.tinypic.com/vsghh4.jpg)
N'ras se klikon next at'her Kliko No , not at this time dhe pastaj Next .
![[Image: 14uxafs.jpg]](http://i56.tinypic.com/14uxafs.jpg)
Te rubrika e par vendose emrin tond .
![[Image: ok4ef8.jpg]](http://i56.tinypic.com/ok4ef8.jpg)
Kliko Finish .
![[Image: 34e98i0.jpg]](http://i55.tinypic.com/34e98i0.jpg)
Kur te mbaroni instalimin windows dhe PC juaj te jete perseri funksional kontrolloni qe te gjitha driverat te tjene te instaluar. Neqoftese mungon ndonje, atehere instaloni nga CD e PC suaj apo duke e kerkuar ne internet.
Pas ketyre hapave PC juaj eshte gati dhe mund te instaloni te gjitha programet qe ju perdorni normalisht.
Keto jane hapat ne linja te gjera per te formatuar PC tuaj.
Burimi: Code: http://ks-net.forumr.net/t1341-si-me-e-formatizu-nje-pc
edit~cardinnal: Ti hjeka kto muhalife nfund edhe e qita burmin
|
|
|
|