Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 467 online users.
» 0 Member(s) | 465 Guest(s)
Applebot, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 130
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 330
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 289
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 259
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,070
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,637
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,206
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 679
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 646

 
  SpeedUpMyPc | Registration free
Posted by: mamboO.xP. - 06-17-2021, 04:47 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (10)

Ktu do tju paraqes 1 Tutorial me Foto
Qysh mi Regjistru SpeedUpMyPc Free
Download Here

Kur e instaloni
hapni prog. edhe futjani Scan Kur Tkryhet ta qet a po don mi aktivizu a mi fix(ndreq) 3 Prob en PC tonin
Ti ja bon mi ndreq qato 3 probleme masnej e mshel kret prog hin en task manager edhe i mshel kret qe kan me bo me at prog

Masnej Hini Start/Run/Regedit/Find(ctrl+f) = FreeFixesApplied
[Image: 71411046.png]
masnej ju shfaqen 2y sene (Default edhe FreeFixesApplied)
[Image: 77647693.png]
aty e krijoni njo tre click new/string value dhe ja vendosni emrin License masnej te Value ja boni qfar dush emri per licens une ja kom bo "Shadow"
[Image: 73302229.png]
masnej x regeditit edhe hini en prog edhe e keni me Licens

qe edhe foto
Status Registred Shadow
[Image: 56419677.png]

Kush Sdin mi bo veq merrni MSN
<!-- e --><a href="mailto:mamboO.xP@esportskosova.com">mamboO.xP@esportskosova.com</a><!-- e --> hi me TeamViwer ja boj


Regards
mamboO.xP.

Print this item

  Njeriu me gojën më të madhe në botë
Posted by: PRedaTor - 06-17-2021, 12:25 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (4)

[Image: 433976763lajmetari433976763.jpg]

Ai quhet Francisco Domingos Angola dhe është 20 vjeç. Francisco është në librin Guinness të rekordeve. Ai mundet ta hapë aq shumë gojën sa është në gjendje të fusë në të edhe një pjepër të plotë. Duket e pabesueshme ,por është e vërtetë. Ai ka dhenë dje shfaqje në Piazza di Spagna, në Rome.

Një shfaqje e improvizuar në shkallet e Piazza di Spagna, që ka tërhequr vëmendjen e shume turistëve. Shfaqja nuk i shpëtoi paparacit italian Rino Barillari. Ai nuk e fsheh habinë e tij: "Asnjëherë nuk kisha parë diçka të ngjashme!"

"Dukej sikur ishte prej llastiku për sa arrinte ta haptë gojën." "të gjithë njerëzit kishin ngelur pa mend."

Francisco Domingos Angola ka marre pjesë në shfaqjen e rekordeve dhe ka hyrë me të drejtë në librin Guinness të rekordeve.

Goja e tij është 17 centimetra e gjerë dhe 25 centimetra e gjatë. Gjatë shfaqjes ai ka futur dhe ka nxjerrë nga goja një kanoçe birre 14 herë brenda një minute.

[Image: aaa%20aaagoja.jpg]

Print this item

  Telefonat e ri Nokia, prej 20 euro?
Posted by: CowyFite - 06-17-2021, 12:22 PM - Forum: IT Zone - Replies (5)

[Image: hvs0h5.jpg]

Me lansimin e modeleve të reja si Nokia 100 dhe Nokia 101, kompania Nokia ka shtuar disa telefona të ri mobil në gamën e saj të telefonave të lirë, të cilët dedikohen për tregjet e Azisë dhe Afrikës.

Të dy modelet e telefonave të ri të Nokia’s, janë menduar të shiten me çmim të lirë, ndërsa Nokia 100 vjen me një sim-kartelë, e Nokia 101 ofron mundësinë e komunikimit me dy sim-kartela, dhe një “MP3 player”.

Nokia 100 dhe 101 pritet që së shpejti të paraqiten në treg, ku çmimi për Nokia 100 do të jetë 20 euro, ndërsa Nokia 101 do të kushtojë 25 euro.

A do ta blinit një model të tillë, apo do të dëshironit të shihni mundësi tjera për të blerë një telefon të mençur mobil nga prodhuesit si HTC, Samsung ose Apple?

Marrur nga Telegrafi.com për eSportsKosova.com CowyFite

Print this item

  U sulmua uebfaqja e Nokia-s
Posted by: iceboy - 06-17-2021, 12:14 PM - Forum: IT Zone - Replies (13)

[Image: Sulmohet_uebfaqja_e_NOKIA_s_264615407.jp...cle_medium]

Faqja e njërës nga ndërmarrjet më të mëdha të softuerit kompjuterik të telekomunikimeve në interenet u sulmua nga një indian me nofkën “pr0tect0r AKA mrNRG”.

Ai rrëzoi nëndomeinin e NOKIA (developer.nokia.com) dhe dërgoi tek një faqe tjetër.

Sulmuesi shkruajti:

“LOL, ndërmarrja numër 1 për celularë por nuk është duke shpenzuar një monedhë dhjetëcentëshe për sigurinë e një sereri. FFS arnon vrimat e juaja të sigurisë përndryshe ju do të jeni vetëm një viktimë tjetër e kundërsigurisë. Pa hale. Pa lëshime!!”

Pamja e faqes kur u sulmua mund të shihet këtu.

Një javë më parë, një nga forumet më të mëdha të Pakistanit Defence.pk ishte sulmuar nga pr0tect0r A.K.A mrNRG me rastin e ditës së pavarësimit./pcworldabanian

Print this item

  IBM shpalos çipa të rinj, imitohet truri
Posted by: PRedaTor - 06-17-2021, 11:11 AM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: IBM_Brain_Chip_854225585.jpg&size=article_medium]

IBM shpalos çipa të rinj, imitohet truri

BM ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme krijimin e dy çipave të rinj eksperimental në bazë të hulumtimeve të saja, të cilët çipa janë strukturuar të tillë që të ngjasojnë më shumë me trurin e njeriut sesa me çipin kompjuterik që njohim sot.
IBM po i quan këta çipa si një hap të “paprecedent” drejt krijimit të kompjuterëve inteligjent dhe po shpreson se eksperimenti i ri do të bëhet blloku ndërtues për zhvillimin e kompjuterikës njohëse.


Në zhvillimin e këtyre çipave të rinj, IBM po shpreson të krijojë teknologji që më për së afërmi emiton sjelljet njerëzore, në një mënyrë të ngjashme me atë sesi mësohet dhe veprohet. Duke pasur parasysh se çipat kanë një lloj aftësie për të qenë në gjendje për të ndërmarrë vendime duke përpunuar sasi të mëdha të të dhënave, Dhamendra Modha një hulumtues pranë IBM thekson se nuk do të shkoj edhe shumë derisa çipat do të jenë në gjendje të zhvillojnë vetveten.

Të dy çipat e rinj që janë zhvilluar nga IBM kanë 256 neurone, njëri ka 262,144 të cilat kompania po i quan sinapsa të programueshme, kurse tjetri ka 65,536 sinapsa “për nxënie”. SInapsat kanë rol të ngjashëm me atë në trurin tonë, që nënkupton lidhjen me neuronet digjitale dhe më pas sa më shumë që të dërgohen sinjale në sinapsë, aq më të fuqishme bëhen ato.

Të shpresojmë se në të ardhmen nuk do të kemi punë me Terminatorin, dhe se do të kemi një montim të lehtë të një butoni për fikje të trurit artificial në rast rreziku..
. /pcworldalbanian

Print this item

  Pula që ‘pozon’ nudo!
Posted by: PRedaTor - 06-17-2021, 10:59 AM - Forum: KOMUNITETI - Replies (2)

[Image: 564689114lajmetari564689114.jpg]

Pula që ‘pozon’ nudo!

Pula pesëmuajsh në Laoshan, province Shangdong në veri të Kinës, duket sikur është bërë gati për zierje. Madje këtë e ka vërejtur edhe macja e cila po e shikon. Por në fakt, bëhet fjalë për zog pule i cila asnjëherë nuk ka pasur pupla në trup.

Sipas pronarit, Lao Yin, kjo pulë pa pupla ishte ndër 2000 zogjtë e rinj që kanë lindur kohëve të fundit në fermën e tij të zogjve.

“E vërejtja atë se ishte e ndryshme 10 ditë pas lindjes së saj, pasi që zogjtë tjerë ishin me pupla ndërsa ky ishte tërësisht lakuriq”, ka thënë Lao.

Ajo tani e ka emërtuar atë me emrin Ha Mao. Me sa duket, Hao Mao jo vetëm që është pa pupla, por ajo gjithashtu me vështirësi ka vënë peshë, pasi që peshon më pak se gjysmë kilogrami, përderisa zogjët tjerë peshojnë 2 deri 3 kilogramë.

Lao zotëron gjithashtu një fermë në restorant-fermë, ku Hao Mao është shumë e famshme. “Disa konsumatorë janë të përkushtuar ta vizitojnë dhe të bëjnë foto me të, kurse disa të tjerë më kanë ofruar çmime të larta për të, por unë nuk kam pranuar”, ka thënë Lao.
[burimi/gjuhashqipe]

Print this item

  Apple po bënë gati një iPhone 4 më të lirë
Posted by: NBR - 06-17-2021, 09:30 AM - Forum: IT Zone - Replies (4)

[Image: thumbnail.php?file=iphone4g_453266146.jp...cle_medium]

Duket se një iPhone 4 më i lirë dhe me kapacitet prej 8GB është futur në shtegun e prodhimit... sipas dy burimeve të panjohura të Reuters, furnizuesit Aziatik janë duke kompletuar iPhone 4’in me një kapacitet më të ultë të memorie.

Deri tani kompania që po prodhon memorien nuk është bërë e ditur por ka gjasa që të jetë Samsung Electronics, edhe pse nuk ka ndonjë detaj zyrtar në lidhje me këtë. iPhone 4 i ri me kapacitet më të ulët ka gjasa të jetë gati për lansim brenda disa javëve.

Kur iPhone 4 ishte lansuar zyrtarisht nga Apple, një 8GB 3GS ishte paraqitur me një çmim më të lirë. E njëjta logjikë duket të jetë e përshtatshme dhe me këtë moment kur Apple po përgatitet për lansimin e një modeli të ri iPhone.

Gjithashtu sipas burimeve të Reuters, Appel është duke synuar një lansim në shtator të iPhone 5 (apo 4S), që sipas të gjitha gjasave do të ketë një ekran më të madh, dizajn të përpunuar të antenës dhe një kamerë më të mirë 8 megapikselëshe. Apple thuhet se ka dhënë detyrën e prodhimit të modelit të ardhshëm iPhone tek dy prodhues, Pegatron dhe Hon Hai dhe numri total i pajisjeve të prodhuara pritet të jetë rreth 45 milion.

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri më 7 shtator, për të cilën datë janë duke qarkulluar edhe thashethemet rreth ngjarjes së Apple. /pcworldalbanain

Print this item

  10 000 MEMBERS
Posted by: NBR - 06-17-2021, 08:37 AM - Forum: Të rejat & Info - Replies (101)

Sot më datë 25.8.2011 eSportsKosova.com arrin 10 000 antarë!

[Image: ?dm=LX89]


Kjo një arritje tepër e madhe falë përkushtimit dhe punës së palodhur. Për më shumë se 1 vit eSK e arriti këtë numer rekord dhe nga minuti ne minutë antarët vijne e rriten.

Antari i 10 000'të është "Android"
[Image: ?di=643Y]


[legend=Per 1 muaj e 6 ditë]19 korrik 2011 9:38 pm 9000 Antarë
25 gusht 2011 11:21 am 10 000 Antarë[/legend]

Gjithashtu eSportsKosova.com ne Facebook ka momentalisht 3,457 antarë dhe ky numer sa vjen dhe rritet.

[Image: ?di=X9GZ]

Kjo gjë është e mundur falë jush dhe për këtë arsye ju falënderoj në emër të staffit për kontributin tuaj.


Komentet janë të mirseardhura
eSportsKosova Staff

Print this item

  Mozilla përshpejton Firefox 7 për 30 për qind
Posted by: BAAM - 06-17-2021, 08:24 AM - Forum: IT Zone - Replies (8)

Mozilla përshpejton Firefox 7 për 30 për qind

[Image: 23mozilla_2308112132_1.jpg]

Fill pas pasimit të versionit stabile të browserit Firefox 6, Mozilla ka lëshuar në qarkullim betën e versionit të ardhshëm, dhe atë për të gjitha platformat. Theksi i këtij versioni, tani për tani në fazën Aurora, do të jetë përmirësimi i parë i madh i performansave pas një kohe të gjatë. Me këtë rast Mozilla ka cak ekzekutimin dhe punën për 30 për qind më shpejt të aplikacionit përmes menaxhimit më të mirë me memorien, JavaScript garbage collector më të mirë, implementim të GPU përshpejtimit të paraqitjes së Canvas elementeve Azure Direct2D, dhe madje edhe sinkronizimi i përmbajtjeve përmes shërbimit Firefox Sync do të përshpejtohet.

Të gjitha këto ndryshime të versionit desktop do të shkrihen edhe në atë për telefonat Android.

Print this item

  Kuriozitete: Të vërtetat që na habisin-5 (FOTO LAJM)
Posted by: cLicK. - 06-16-2021, 05:14 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (1)

DeLeTeD PosT

Print this item