Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1934 online users.
» 0 Member(s) | 1930 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 118
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 171
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 226
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 190
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 230
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 472

 
  Foshnjat janë shumë të ëmbla kur janë në gjumë
Posted by: wam - 07-10-2021, 02:26 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

Fotografët Yvonne Watt dhe Fiona Potter kanë bërë disa fotografi të foshnjave teksa ato ishin në gjumin më të thellë, ndërsa disa prej fotografive janë bërë kur foshnjat nuk kishin as një muaj moshë.

Të shtrira në jastëk, në shporta speciale, me lule rreth kokës, thjeshtë nuk mund të qëndroni të qetë kur t’i shihni fotografitë.

Fotografitë janë bërë si rezultat i fotografimit të të porsalindurve, ndërsa qëllimi i autorëve ka qenë që të përjetësojnë ditët e para të jetës së njeriut.
[Image: B3.jpg]

Print this item

  ViewPad 7x në SHBA në muajin tetor
Posted by: uranglobal - 07-10-2021, 02:09 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: 06e35e.jpg]
Pas Kanadasë, tableti ViewSonic ViewPad 7x do të dalë në shtitje edhe në tregun amerikan në muajin tetor.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania, sipas të cilës, prenotimet për këta model kanë nisur që tani. Kush nuk e mban mend, ju kujtojmë se bëhet fjalë për një tablet me sistem operimi Google Android Honeycom 3.2, me ekran 7-inch me prekje me rezolucion 1024 x 600, procesor nVidia 1 GHz Tegra 2 Dual-core, kamera në pjesën e pasme të tabletit 5 megapiksel dhe një tjetër ballore 2 megapiksel.

Ky tablet ViewPad 7x do të kushtojë 379$. /Telegrafi/

Print this item

  Sarma një kilometër e gjatë
Posted by: uranglobal - 07-10-2021, 02:06 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (5)

[Image: 4da502.jpg]
Në Varazhdin të Kroacisë, gjatë vikendit është mbajtur manifestimi agroturistik “Zeljariada” (Festivali i lakrës), në të cilin festohet mbërritja e vjeshtës dhe pjekja e lakrave.

Në manifestim ekspozohen prodhime prej lakrës, ndërsa si prodhim më i njohur është sarma. Kështu, të shtunën është përgatitur sarma më e madhe në botë, me gjatësi 1000 metra.
Për këtë megasarmë janë shpenzuar tri tonë përbërës: 900 krerë lakre, 290 kilogramë mish viçi, 400 kilogramë mish derri, 45 kilogramë proshutë, 65 kilogramë mish me eshtra të terur, 65 kilogramë salsiçe, 100 kilogramë oriz dhe shumë përbërës tjerë që nevojiten për përgatitjen e sarmave. /Telegrafi/
[Image: 295f2e.jpg]

Print this item

  Re : anhilation 2
Posted by: SteelSeries - 07-09-2021, 10:35 PM - Forum: Zbavitje - Replies (2)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Y6gcmbioqiE [/youtube] [kujdes]prO players[/kujdes]

Print this item

  Kapet anakonda gjigande
Posted by: iceboy - 07-09-2021, 09:18 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (8)

[Image: 3335e5.jpg]

Një anakonda e gjatë pesë metra e gjysmë është kapur nga një ekip biologësh guximtarë.

Niall McCann, biologu 29-vjeçar nga Kardifi i Uellsit, e kapi këtë gjarpër gjigand në lumin Rewa të Gujanës. Anakonda peshon 100 kg dhe ka një gjerësi prej 60 centimetrash.

“Gjithmonë kam ëndërruar të kap një anakonda dhe e dija se në këtë lumë do të kisha mundësinë të ndeshesha me një të tillë. Po i mbaja kokën dhe mundohej ta kthente për të më kafshuar. Ishte një përleshje e fortë”, shprehet Niall.

Anakondat janë gjarpërinjtë më të rëndë dhe disa prej tyre mund të arrijnë peshën 250 kg. Këto grabitqarë e mbysin prenë e tyre duke e shtrënguar përpara se ta gllabërojnë të tërë./TCH

[Image: big-Snake1-BM_1376327a.jpg]

[Image: big-Snake2-BM_1376326a.jpg]

Print this item

  Si të kyçeni automatikisht në Windows 8?
Posted by: iceboy - 07-09-2021, 08:58 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

[Image: windows_8_415345406.gif&size=article_medium]

Më parë kemi postuar ju patëm treguar se si të kyçeni automatikisht në Windows 7 pa e shtypur fjalëkalimin e përdoruesit. Lëshimi i fundit i Windows 8 ka sjellur përpara të njëjtën pyetje. Në këtë post ne do të ju tregojmë se si drejtpërdrejt të kyçeni në Windows 8 për t’iu shmangur ekranit hyrës. Procedura nuk ndryshon fare.

Për të filluar, klikoni Win+R ose shkoni në Search nëpërmjet menysë Start, zgjedhni Select Apps dhe shkruani netplwiz në shiritin për kërkim. Kjo do të paraqes opsionin netplwiz, klikojeni atë për ta hapur dritaren për konfigurim të kyçjes së përdoruesit.

[Image: Netplwiz_400605984.png]

Tani, zgjedhni një përdorues nga lista dhe largojeni shenjën tek kutia ku thuhet “User must enter a username and password to use this computer” dhe klikoni OK.

[Image: users1_303468729.png]

Kjo do të hapë një dritare të re ku ju do të pyeteni për të shkruar një fjalëkalim për përdoruesin e përzgjedhur. Shkruani një fjalëkalim dhe klikoni OK.

[Image: password_411860888.png]

Herën tjetër kur fillon sistemi juaj ose rifillon, ju do të kyçeni drejtpërdrejt në sistem pa pasur nevojë që ta shkruani një fjalëkalim. Është mjaft thjesht, apo jo?/pcworldalbanian

Print this item

  Nxënës i klasës së parë në moshën 78 vjeçare
Posted by: doxy - 07-09-2021, 07:09 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (12)

[Image: 316581_283144131697015_141388129205950_1...7869_n.jpg]

Apostol Stojanov nga fshati Gornji Popovci i Bullgarisë u bë nxënës i klasës së parë në moshën 78 vjeçare.
Stojanov hyri në shkollën fillore “Rajqo Karolev” me një buqetë lulesh për mësuesen, ndërsa në klasë e pritën lapsi dhe fletorja, diç për të cilën ka ëndërruar dekada më parë, shkruajnë mediat bullgare.
Ai nuk mund të vijë në shkollë për çdo ditë, por do të përdorë një formë të pavarur arsimi – do të vijë në konsultime dhe për t’i dhënë provimet.
Stojanov tha se ka frikë nga matematika, por shpreson se do t’i ndihmojë mësuesja.
Në Gornji Popovc zilen e shkollës sivjet e pritën 431 nxënës të klasës së parë. Gjyshi Apostol Stojanov hyri i fundit dhe u ul në bankën e fundit. E pritën ashtu si edhe të gjithë nxënësit e tjerë me një copë bukë të lyer me mjaltë – për t’i shkuar mësimi mbarë e ëmbël.

Print this item

  Neww Punim // Firme
Posted by: GennnTi-[X] - 07-09-2021, 05:50 PM - Forum: Punimet - Replies (8)

[Image: ?di=GDMA]

Print this item

  ddesings.
Posted by: destro - 07-09-2021, 04:49 PM - Forum: Punimet - Replies (14)

2 Design Te ri nga un Smile

For tiipsyy
[Image: ?dm=23LF]

For Me!
[Image: ?dm=MO9O]

Print this item

  Gjithë Gjermania pyet: Vallë çfarë po pret ky çift?
Posted by: doxy - 07-09-2021, 04:47 PM - Forum: KOMUNITETI - Replies (4)

Është kthyer në dilemën e vitit në Gjermani çështja e një çifti që jeton prej nëntë ditësh në makinë, një Audi A6.
Çifti nga Dresdeni ka mbërritur në Frankfurt, ka parkuar dhe jetojnë aty. Ai është një ish- oficer i lartë në ish- Gjermaninë Lindore, ka punuar dhe në Moskë në një firmë konsulence. Vetëm diçka kanë thënë për median që është ngujuar si ata. “Po presim”.
Policia thotë se nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë. Çifti bën dush në një palestër aty pranë dhe kthehet sërish në makinë.

[Image: 293308_283083785036383_141388129205950_1...6965_n.jpg]

Print this item