![]() |
|
Si të kyçeni automatikisht në Windows 8? - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html) +---- Thread: Si të kyçeni automatikisht në Windows 8? (/thread-10320.html) |
Si të kyçeni automatikisht në Windows 8? - iceboy - 07-09-2021 Më parë kemi postuar ju patëm treguar se si të kyçeni automatikisht në Windows 7 pa e shtypur fjalëkalimin e përdoruesit. Lëshimi i fundit i Windows 8 ka sjellur përpara të njëjtën pyetje. Në këtë post ne do të ju tregojmë se si drejtpërdrejt të kyçeni në Windows 8 për t’iu shmangur ekranit hyrës. Procedura nuk ndryshon fare. Për të filluar, klikoni Win+R ose shkoni në Search nëpërmjet menysë Start, zgjedhni Select Apps dhe shkruani netplwiz në shiritin për kërkim. Kjo do të paraqes opsionin netplwiz, klikojeni atë për ta hapur dritaren për konfigurim të kyçjes së përdoruesit. ![]() Tani, zgjedhni një përdorues nga lista dhe largojeni shenjën tek kutia ku thuhet “User must enter a username and password to use this computer” dhe klikoni OK. ![]() Kjo do të hapë një dritare të re ku ju do të pyeteni për të shkruar një fjalëkalim për përdoruesin e përzgjedhur. Shkruani një fjalëkalim dhe klikoni OK. ![]() Herën tjetër kur fillon sistemi juaj ose rifillon, ju do të kyçeni drejtpërdrejt në sistem pa pasur nevojë që ta shkruani një fjalëkalim. Është mjaft thjesht, apo jo?/pcworldalbanian Re: Si të kyçeni automatikisht në Windows 8? - Andilcy - 09-22-2023 Flm Icey. ;p |