| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 5379 online users. » 0 Member(s) | 5377 Guest(s) Applebot, Bing
|
| Latest Threads |
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
Yesterday, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 10
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 22
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 34
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 37
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 49
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 47
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 69
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 258
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 647
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 667
|
|
|
| Endrrat e keqija: Perse i shohim ? |
|
Posted by: BENN,k - 08-26-2021, 09:50 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative
- Replies (12)
|
 |
![[Image: 1zqr4o0.jpg]](http://i40.tinypic.com/1zqr4o0.jpg)
Gjumi i shqetesuar, zgjimi i papritur, te qara ne mes te nates, pa dyshim qe jane ankthe.
Nje fakt normal, madje i dobishem per psikiken tone sepse ndihmon te “harmonizoje” frikat tona.
Psikologe dhe neruologe vine ne ndihme te pyetjeve tona per te kuptuar se cfare ndodh kur gjumi i mire, behet nje ankth.
Cfare jane endrrat e keqia?
Jane ndryshimet te gjumit dhe te endrrave, ato vije ne forma te ndryshme.
Per shembull endrrat e femijeve?
Ato jane me te njohurat, ne kete rast flitet per pavor nocturnus: ndodh qe femijet te zgjohen ne fillim por pa kujtuar asgje nga ajo qe po enderronin.
Zakonisht pavor nocturnes eshte gjeneruar nga imazhet e tmerrshme dhe ne fakt femijet duken te terrorizuar. Sebashku me sonambulizmin paraqiten ndryshime tipike te gjumit te femijeve.
Zakonisht ndodhin ne moshen parashkollore, per shkak te ankthit nga ndarja e prinderve apo nga frika e braktisjes. Jane fenomene absolutisht normale, behen pataologjike vetem nese ato behen te perditshme.
Edhe te rritur shpesh kane makthe
Sigurisht, eshte nje aktivitet normal i psikikes, ndodh shpesh qe endrrat “degjenorjne” me ngjyresa negative.
Nuk eshte per t’u shqetesuar, makthi eshte nje menyre normale e reagimit te trurit me ankthet e perbashketa, me friken apo me traumat e vogla te jetes se perditeshme.
Nje nga shkaqet me te zakonshme eshte perdorimi i alkoolit, nje substance ne gjendje te ndryshoje superegon tone; ne fazen e zgjimit alkooli jep eufori, ne faze gjumi alkooli transformon superegon tone, ose ideali i supozuar ku ne tentojme me sjelljet tona, ne dicka negative. Edhe abuzimi me medikamentet farmaceutike dhe droga krijon makthe.
Cilat jane format e tjera te makthit qe ekzistoje?
Ka enderra te frikshme ose makthe te verteta qe nuk ndodhin gjate fazes REM, por ne fazat e para te gjumit.
Jane endrra te keqia qe nuk gjejne zgjidhje, mbeten konfuze, jo koherente dhe gjenerojne ankth.
Ndersa makthi tradicional ndodh ne fazen REM (Rapid Eye Movement) apo kur enderrojme, makthi nuk eshte gje tjeter vecse nje enderr qe merr nje rruge ndryshe dhe behet dicka e keqe. Por kini kujdes: makthi ka gjithmone nje funksion te harmonizimit.
Makthi i vertete ka te beje me gjera qe jane te pamundura te ndodhin, eshte nje mekanizem mbrojtes i psikikes tone, edhe ne enderr mund te shfryje friken me te madhe, por qe nuk nuk te privon kurre nga nje rrugedalje: Hapni syte dhe te jeni te vetedijshem qe vetem keni enderruar.
Ka pasur hulumtime tek te mbijetuarit e Hokaustit dhe femijeve te tyre, asnje nga personat qe ishte ne kampin e perqendrimit, nuk ka enderruar kurre gjate nates.
Por megjithate kane enderruar femijet e tyre, kampi ishte, per fatin e tyre, nje gjendje mostruoze por e pamundur, mbetej si nje frike e thelle por ende i ”paenderrueshem”, ndryshe nga ata qe e kishin jetuar nen lekuren e tyre.
Kur makthi behet patalogjik?
Nese eshte i perseritur dhe i vazhdueshem, eshte tregues i nje sikleti apo gjendjes se ankthit.
Por eshte e pamundur ta pergjithesosh, sepse mund te jene shume motive perse behen makthe te shpeshta.
Cfare jane iluzionet hypnopompic?
Imazhet, me se shumti monstruoze, te cilat vijne kur eshte momenti per te fejtur. E quajme si “ te menduarit vizual”, eshte nje ndryshim mormal i gjendjes se vetedijes, tipike ne fazat e gjumit.
Perse gjumi i mire eshte i rendesishem per psikiken?
Nje foshnje ende ne barkun e nenes fillon te enderroje ne muajin e trete te jetes, ky aktivitet moderon qarqet nervore dhe mbron sistemin nervor qendror.
|
|
|
| Download Fonts and Saved. |
|
Posted by: eroN - 08-26-2021, 09:28 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (1)
|
 |
Djem une e bona ktu ni tutorial se ku mi shkarku fontet edhe ku mi ru se shumica po pysin shum.Nashta skom dit me ba mir se hera par qe po boj video.Do te vazdhoj me tjera video
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=emTJSyQadN4[/youtube]
by psyk0patx
|
|
|
| Lexoni "feeds" me Bamboo Reader në Firefox |
|
Posted by: iceboy - 08-26-2021, 01:59 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Bamboo Feed Reader është një shtojcë për shfletuesin Firefox që ua mundëson vëzhgimin dhe kontrollimin e furnizuesve tuaj me RSS, duke ofruar formatet Atom dhe RSS. Ju lehtësisht mund të shtoni furnizues duke i kopjuar dhe vendosur URL-të. Për më tepër, ai ua mundëson bllokimin e reklamve për përmbajtjen HTML dhe ofron përditësime automatike. Shtojca ofron dy lloje për t’i parë lajmet: ato mund të paraqiten si Listë ose si Përmbajtje. Ju mund t’i filtroni lajmet duke zgjedhur opsionet All ose Unread.
Bamboo Feed Reader ka një meny kryesore në anën e djathtë të faqes. Lajmet mund të shtohen duke përdorur opsionin Add. Për më tepër, ju mund të përdorni opsionin Import për të importuar dhe eksportuar lajme me një format OPML. Lajmet mund të paraqiten si lista, ose si përmbajtje, varësisht nga përzgjedhja juaj. Mënyra për përmbajtje paraqet tërë lajmin me fotografi dhe ua mundëson që në hollësi ta lexoni. Ju gjithashtu mund të përditësoni, shtoni ose fshini një grup të caktuar të lajmeve.
Shtojca ua mundëson që të zgjedhni nëse doni t’i hapni lidhjet në tabe të reja, t’i bëni faqet e caktuara si të lexuara gjatë kalimit në faqen tjetër, ose ta aktivizoni bllokuesin e reklamave. Bllokuesi i reklamave bazohet në një listë të zezë që mund të ndryshohet, kështu që ju keni më shumë kontroll mbi atë se çfarë dëshironi të shihni dhe çfarë nuk dëshironi. Për të kufizuar numrin e gjërave që paraqiten, zgjedhni një numër që doni në panelin e opsioneve. Display settings ua mundësojnë ndryshimin e menysë së lexuesit kryesor, derisa ju mund të kontrolloni opsionin e Activate automatic update për të marrë lajme të përditësuara.
Kjo shtojcë është mjaft e dobishme dhe ua mundëson përdoruesve që t’i menaxhojnë lajmet e tyre pa i hapur në tabe apo dritare të reja. Për ta instaluar këtë shtojcë për Firefox, klikoni këtu./pcworldalbanian
|
|
|
| Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows |
|
Posted by: iceboy - 08-26-2021, 01:57 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (4)
|
 |
iPadian e sjell ndjenjën dhe pamjen e një iPadi në sistemin tuaj Windows. Gjëja më e mirë është që ju nuk keni ta instaloni iPadianin, pasi që ai është portativ. Vetëm duhet që ta lëshoni skedarin iPadian exe dhe në çast ju do të shihni një ndërfaqe të iPad në desktopin tuaj Windows.
Ai ofron aplikacion të veçuar të Adobe Air, paraqitje në ekran të plotë, dyqanin për aplikacione, lojëra, videot dhe muzika falas, shfletuesin Webkit, lajmërimet, porositë dhe Chati Social nga Support Facebook.
Pamja e mëposhtme tregon dashboardin ku ju mund të qaseni në aplikacionet e brenda ndërtuara duke i klikuar në ikona.
Pamja e mëposhtme tregon Email, Messenger dhe Facebook – të gjitha në të njëjtin ekran. Ky ngjasues vjen gjithashtu me një shfletues Webkit ashtu që ju nuk keni nevojë që ta minimizoni iPadian çdo herë që ju doni të dëshironi të shfletoni uebin. Ju mund ta përdorni këtë shfletues Webkit dhe ta shfletoni uebin, sikur në iPad.
Klikoni këtu për ta shkarkuar iPad-in, pa paguar asgjë, në pajtueshmëri me ligjin. Pasi ta keni provuar këtë aplikacion, mbase do të ju shuhet kurreshtja (nëse e keni pasur) për ta përdorur ndonjëherë pajisjen iPad./pcworldalbanian
|
|
|
|