eSportsKosova - Gaming Community
Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html)
+--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html)
+---- Forum: PC - Tutoriale/Mesime (https://esportskosova.com/forum-76.html)
+---- Thread: Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows (/thread-12268.html)



Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows - iceboy - 08-26-2021

[Image: iPad_3_357260918.jpg&size=article_medium]

iPadian e sjell ndjenjën dhe pamjen e një iPadi në sistemin tuaj Windows. Gjëja më e mirë është që ju nuk keni ta instaloni iPadianin, pasi që ai është portativ. Vetëm duhet që ta lëshoni skedarin iPadian exe dhe në çast ju do të shihni një ndërfaqe të iPad në desktopin tuaj Windows.

Ai ofron aplikacion të veçuar të Adobe Air, paraqitje në ekran të plotë, dyqanin për aplikacione, lojëra, videot dhe muzika falas, shfletuesin Webkit, lajmërimet, porositë dhe Chati Social nga Support Facebook.

Pamja e mëposhtme tregon dashboardin ku ju mund të qaseni në aplikacionet e brenda ndërtuara duke i klikuar në ikona.

[Image: iPadian_464245088.jpg]

Pamja e mëposhtme tregon Email, Messenger dhe Facebook – të gjitha në të njëjtin ekran. Ky ngjasues vjen gjithashtu me një shfletues Webkit ashtu që ju nuk keni nevojë që ta minimizoni iPadian çdo herë që ju doni të dëshironi të shfletoni uebin. Ju mund ta përdorni këtë shfletues Webkit dhe ta shfletoni uebin, sikur në iPad.

[Image: messenger_email_487455962.jpg]

Klikoni këtu për ta shkarkuar iPad-in, pa paguar asgjë, në pajtueshmëri me ligjin. Pasi ta keni provuar këtë aplikacion, mbase do të ju shuhet kurreshtja (nëse e keni pasur) për ta përdorur ndonjëherë pajisjen iPad./pcworldalbanian


Re: Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows - budallo - 08-26-2021

a e qet iPadin a veq dektopin e tina


Re: Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows - FidanSH - 08-26-2021

hahaha shum mir po doket e windows se se lexova a bon ne windows 7 ?


Re: Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows - doxy - 08-26-2021

shum mir po doket po a bon n WinXP


Re: Shijojeni ndërfaqen e iPad në Windows - iceboy - 08-26-2021

nuk e di djem se skom iPad, veq nese keni ju provone se sen dom smunet me ju bo masi en fillim thot BON ose SBON (perkatesisht Windowsit qe e keni...)