| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Forum Statistics |
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865
Full Statistics
|
| Online Users |
There are currently 1644 online users. » 0 Member(s) | 1641 Guest(s) Baidu, Bing, Google
|
| Latest Threads |
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 119
|
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 171
|
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 228
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 195
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 186
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 190
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 209
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 194
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 231
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 472
|
|
|
| 10 Gjërat që çdo përdorues i kompjuterit duhet t’i dijë |
|
Posted by: fl0r - 09-25-2021, 09:07 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- Replies (5)
|
 |
![[Image: computer-drivers.jpg]](http://www.kosovabyte.net/wp-content/uploads/2011/09/computer-drivers.jpg)
Pamvarësishtë se a jeni një veteran i thinjur i teknologjisë ose thjesht një fillestar, këtu janë 10 fakte thelbësore që ju duhet t’i dini.
1. Mos kliko dy herë në çdo gjë. Windows 101: Klikimi i dyfisht është se si i hapim gjërat ne Windows. Klikimi i dyfisht nuk përdoret për hapjen e linqëve ne shfletues, klikimi i butonave në kuti dialogu, ose diqka tjetër – dhe nese ju refleksivisht klikoni dy herë, ju mund të ziponi diqka të rëndsishme, ose të paraqitni një formular dy herë. Nëse ju nuk keni nevoj për këtë fakt, ka mundsi që ju e njihni dikë që klikon dy herë në çdo gjë.
2. Përdorni prerjet (/ ose \) në situata të përshtatshme. Le te fillojmë: / është një prerje (pse prerje e përparshme, nëse ju duhet), dhe \ është një mbrapaprerje. Mbrapaprerjet për dosje të Windowsit (C:\Program Files\RamshalComp), ndërsa prerjet normale përdoren ne adresa të internetit (<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.esportskosova.com/forum" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.esportskosova.com/forum</a><!-- m -->
3. Ruaj mesazhin e error-it saktësisht. Kur kompjuteri juaj dështon diku, ai do të përpiqet t’ju tregoj arsyjen që procesi dështon. Shkruaje mesazhin që error-i e shfaq (ose bëje një screenshot, nëse ke mundësi) kështu ju më vonë mund ta futni në Google dhe ta shikoni më mirë se ku qëndron problemi, ose të kërkoni ndihmë nga njerzit që kan eksperienc në këtë fush.
4. Kthe fajlla të fshira nga vdekja (pas fshirjes nga Recycle Bin). Nëse ju aksidentalisht keni fshirë diçka, shërbime të tilla për t’i kthyer fajllat e fshirë si “Recuva” mund t’ju ndihmoj të gjeni ato fajlla përsëri për aq kohë sa ju nuk e keni zëvendësuar tashmë këtë dosje me diçka të re.
5. Pastro hard driverin para se ta heqësh. Sepse kompjuteri juaj nuk largon menjëherë dosjet që ju i keni fshirë, ju nuk mundeni vetëm ta formatizoni atë para riciklimit apo para shitjes së kompjuterit tuaj të vjetër – sepse dikush mund të jetë në gjendje t’i kthej dosjet që ju i keni fshirë. Për këtë arsyje gjithmon para se ta shitni, apo gjuani kompjuterin tuaj, përdoreni “Darik’s Boot and Nuke”, për të fshirë mirë çdo gjë.
6. Largoni kutit para se te kaloni ne instalim. Shumica e aplikacioneve të dobishme kan opcione që ju mund t’i zgjedhni sipas dëshirës, si për ‘kërkim’ ose ndonjë ‘toolbar’ – poashtu shumica prej tyre janë edhe të panevojshme, por që përmbajn tekst kinse ju nevojiten. Jo që nuk nevojiten, por nuk e keni idenë se qfarë informata munden të shpërndajn. Gjithashtu disa nga këto opsione përdoren për të fituar para. Kështu që keni kujdes gjatë instalimeve, verifikoni se qfar po instaloni.
7. Kujdes nga viruset që jetojnë në dosjet e Office-it. Ata që kan përvoj me Microsoft Office mund të përfitojnë në ndërtimin e Visual Basic për mbështetje të aplikacioneve të automatizojnë detyra komplekse me macro. Megjithatë, koderët me qëllim të keq mund të dizajnojnë viruse me anë të tyre, t’ju prishin punën juve dhe miqve tuaj. Në mënyrë normale, Office është vendosur të çaktivizoni të gjitha macros dhe ju njoftojn kur një dokument që jeni duke e lexuar përmban ato (për ta vendos këtë, në Word, zgjidhni Word Options, Trust Center, Trust Center Settings, Macro Settings), kështu që ju duhet tashmë të jeni të sigurt në këtë pikë.
8. Hedh poshtë UAC. Windows 7 dhe Windows Vista përfshin një funksion të sigurisë të quajtur User Account Control, e rëndon ekranin, dhe shfaq një kuti dialogu sa herë që instaloni një aplikacion ose ndryshon parametrat të sistemit tuaj. Edhe pse UAC mund të jetë i dobishëm për ndaljen e aplikacioneve jo të mira që përpiqen të instalohen apo të ndryshojnë gjërat pa dijenin tuaj, ajo mund të jetë gjithashtu e bezdishme. Nëse përdorni Vista, merreni TweakUAC për ta bërë më pak të bezdishëm në vend që ta hedhni poshtë. Nëse ju përdorni Windows 7, cilësimet e parazgjedhura nuk jan aq të këqija, por Ne ju rekomandojmë që të shkoni tek User Accounts control panel, kliko User Account Control settings, dhe ndrysho cilësin në nivelin e tretë, kështu që UAC prap se prap do t’ju tërheq vëmendjen, por nuk do ta zbeh ekranin tuaj.
9. Çinstaloni aplikacionet e vjetra. nëse ju rregullisht shkarkoni dhe instaloni aplikacione të reja nga interneti, ju duhet të mos harroni që të krasitni, largoni gjërat që më nuk ju nevojiten. Poashtu do të ishte mirë ta vizitoni ‘C:\Program Files\’ ngase ka shumë folldera që nuk largohen edhe pas uninstalimit, dhe pse të mos i fshini edhe ato. Aq më pak gjëra që keni ne kompjuterin tuaj, aq më pak gjëra shkojnë keq.
10. Mbani Control Panel në Icon View. Cilësit e kategorive të shikimit të ikonave në Control Panel mund të jenë të dobishme nëse ju jeni i frikësuar nga shumë opsione të ndryshme. Kliko Classic view ne të majtë (në Vista) ose zgjedh Large Icons nga View by (në Windows 7), dhe ju do të keni qasje të gatshme në të gjitha panelet e kontrollimit.
|
|
|
| Qka eshte VoIP |
|
Posted by: fl0r - 09-24-2021, 08:03 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Voice over Internet Protocol (shkurt VoIP) është teknologji e komunikimit e cila mundëson telefonimin nga një PC në tjetrin apo nga PC në telefon
fiksë apo mobilë. Programet me të cilat mundësohet kjo teknologji janë të shumët, por, më të njohur janë Skype pastaj VOIP stunt, etj. Funksionimi i VoIP-Teknologjisë bazohet në rrjetin e rëndomtë Telefonikë i cili është i ndërtuar mbi Standardet e Internetit. Ku si përçime tipike të Informatave të një aktiviteti të tillë janë p.sh: Zëri dhe Informatat dirigjuese, p.sh për ndërtimin e lidhjës, nëpërmes një rrjeti i cili edhe është i paraparë për përçimin e të dhënave të atij lloji. Pjesëmarrësi mund të lidhet me bashkëbiseduesin e caktuar nga Kompjuteri me një nga Programët e shumtë që mbështesin VoIP-në, poashtu edhe me Telefona të rëndomtë,të cilët kanë të integruar Adapterin (për përshtatjen e të dhënave që mundëson leximin e tyre nga mjeti përdorues,pra,Telefoni) e posaçëm për realizim e lidhjes.
IP-Teknologjia është një teknologji moderne e cila mundëson realizimin e telefonisë mbi IP-Infrastrukturë, e cila pa dyshim zëvendëson të gjitha komponentet e Teknologjisë Telefonike si p.sh: ISDN (Integrated Services Digital Network) dhe rrjetin e rëndomtë Telefonikë.
Historia
Përgjatë rrjetit Telefonikë, duke filluar në vitët e '70-ta,u themelua edhe një Infrastrukturë-Komunikimi, shumë shpesh duke përdorur rrjetin e rëndomtë Telefonikë,me disa ndryshime të vogla. Ndërsa, intenziteti zhvillues i Internetit ishte pak më i dukshëm në vitët e '80-ta, kurse, me përlidhjën e EDV-Systemeve, i cili pason në vitët e '90-ta me një elan të paparë zhvillimi, vendoset një kapitull i ri në Teknologjinë moderne komunikuese.Me plotë të drejtë vitët e '90-ta quhën edhe "Revulucioni i Internetit",(ndryshe: Internet-Boom). Fillimisht dërgimi anasjelltë i të dhënave realizohej me një shpejtësi prej 300 Bit/s (Bit për sekondë),me ndihmën e një përçuesi akustik. Sot shpejtësia e përçimit është e pabesueshme, deri në 100.000.000 Bit/s.
Zhvillimi
Me 1973 realizohet dërgimi parë i të dhënave në gjuhën dixhitale nga ARPANET me ndihën e NVP (Network Voice Protocol) dhe Kompjuterit PDP-11, shpejtësia 3.490 bit/s.
Me 1977 përshkruhet mënyra punuese e NVP në RFC 741
Me 1980 bëhet përshkrimi i Internet Protocol (IP) në RFC 791 dhe sygjerimet e para për ITU-T (dikurë CCITT) për ISDN-në.
Me 1989 bëhet futja ISDN-së në përdorim, nëpërmes të cilit realizohen Telefonata me një kualitet më të lartë dhe njëkohësisht ky sistem sjellë me vete edhe ndryshime në rrjetin telefonikë. Dërgimi i anasjelltë i të dhënave realizohet fillimisht me 64 kbit/s. Në vitin e njejtë ,pra, me 1989 fillon zhvillimi i World Wide Web, i cili më vonë tregon rëndësinë e tij që ka për Internetin.
Me 1996 futet në Shqipëri rrjeti i parë mobilë, ndërsa në Kosovë në vitin 2000.
Në të njejtin vit (1996) ndërmarrja Quick Time paraqet një Program ku biseduesit i mundëson jo vetëm komunikimin (bisedën) nëpërmes zërit por, edhe Videobisdën me ndihmën e Apple-Talk dhe IP-Rjetin.Ndërsa, Real-Time Transport Protocol lansohet po të njejtin vit në 1889.
Me 1999 prezentohet Session Initiation Protocol (shk. SIP) në RFC 2543. Ndërsa me 2002 ripërtrihët zhvillimi i tij në RFC 2543.
Me 2004 paraqitët S
kype™, ky Pogram që është i ndërtuar në bazë të teknologjisë Peer to Peer edhe sot klasifikohet (nga shumë individë) si "Mbret" nën VoIP-Programet. Skype™ përdorë një teknikë vetjake, ku struktura koduese dhe mënyra e funksionimit janë të panjohura, vetëm dihët se edhe Skype është i ndërtuar në themelet e teknikës Peer to Peer.
Burimi : Wikipedia
|
|
|
| Ndryshimi i gjuhës së Sistemit në Windows 7 |
|
Posted by: fl0r - 09-24-2021, 06:08 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Kjo do të zëvendësoj gjuhën në sistemin tuaj operativ, që d.m.th. se ju nuk do të mundeni që ta riktheni gjuhën apo të instaloni një gjuhë tjetër, përderisa nuk e përsëritni këtë mësim me pakon e gjuhës adekuate. Funksionon për Windows 7, cilindo version.
*SHËNIM * Microsoft-i nuk do t’ju ofroj pakot e gjuhëve për asnjë gjuhë që juve ju nevojitet për Ultimate apo Enterprise, prandaj, ato duhet ti kërkoni nëpërmjet përditësimeve në versionin Ultimate, apo ta gjeni nëpërmjet një mikut tuaj apo në ndonjë mënyrë tjetër. Gjuhët të cilat nuk janë në dispozicion në faqen zyrtare të Microsoft-it janë: Arabic, Bulgarian, Chinese simplified, Chinese traditional, Croatian, Czech, Danish, Dutch, English, Estonian, Finnish, French, German, Greek, Hebrew, Hungarian, Italian, Japanese, Korean, Latvian, Lithuanian, Norwegian Bokmål, Polish, Portuguese Brazil, Portuguese Portugal, Romanian, Russian, Serbian, Slovak, Slovenian, Spanish, Swedish, Thai, Turkish, dhe Ukrainian * SHËNIM *
Çka ju nevojitet!
1. Windows 7 në cilëndo gjuhë apo version
2. Command Prompt
3. Windows Language pack në të cilën doni ta ktheni sistemin tuaj.
Hapi 1: Sigurimi i Pakos Gjuhësore që ju nevojitet
Do t’ju duhet që ta shkarkoni një pako gjuhësore për të ndryshuar gjuhën e sistemit tuaj. Në parim është krijuar një pako gjuhësore, dhe e cila ofrohet nga Microsoft-i për të mundësuar ndryshimin e gjuhës së sistemit në gjuhën që ju preferoni.
Sigurimi i pakos së gjuhës është i thjeshtë, krejt çka duhet të bëni është që ta shkarkoni atë nga Microsoft-i. Microsoft ofron vetëm gjuhët të cilat janë në dispozicion për çdokënd, mund ta gjeni listën e gjuhëve që janë në dispozicion duke klikuar ne linkun posht nëse nuk keni mundësi ta shkarkoni gjuhën e cila ju nevojitet, duhet që ta siguroni atë në mënyra tjera.
Code: http://windows.microsoft.com/en-US/windows/downloads/languages
Hapi 2: Instalimi i Pakos së Gjuhës
Instalimi i pakos së gjuhës është mjaftë i thjeshtë, do ta vëreni se skedarin të cilin do ta shkarkoni do të jetë me ekstensionin .EXE. Mos harroni, ajo çka ju duhet të veproni është e thjeshtë, klikoni dy herë mbi skedar, do të krijohet një skedar i ri për ju në të njëjtin direktorium ku ju keni ruajtur skedarin me ekstensionin .EXE.
Skedari i ri që do ta shihni do të duhej të quhej: lp.cab apo ndoshta do të paraqitet vetëm si lp.
Çka duhet të bëni është që ta kopjoni skedarin dhe ta ngjitni atë në diskun C:\ (Krejt kjo vetëm për qasje më të lehtë të mëvonshme).
Shkëlqyeshëm! Tani jemi një hap më afër arritjes së qëllimit tonë.
Hapi 3: Command Prompt?
Keni të drejtë, na duhet që ta hapim opsionin command prompt, disa njerëz ndoshta edhe nuk e dinë se çka është kjo, disa e dinë, çka duhet të dini është se si ta hapni atë!
Ekzistojnë disa mënyra për të hapur command prompt, ne po fillojmë me mënyrat e shpejta.
Mënyra 1:
1. Klikoni në butonin Start në këndin e majtë poshtë.
2. Menjëherë sipër treguesit të miut, do të shihni një shirit kërkimi ku shkruan, Search Programs And Files, klikoni aty për ta bërë aktive.
3. Në shiritin e kërkimit, shkruani: cmd, do të duhej të paraqitej programi në menynë Start.
4. Në krye të listës, do të shihni një ikonë të zezë me tekstin cmd të shkruar në të. Klikoni me tastin e djathtë të miut mbi të, dhe zgjidhni Run As Administrator.
5. Do të paraqitet një kuti dialogu i cili ju pyet se a doni të autorizoni përdorimin e cmd-së, klikoni në Continue.
Mënyra 2:
1. Hapeni një dritare të re, ose klikoni dy herë në ikonën My Computer në desktop.
2. Shfletoni tek: C:\Windows\System 32\
3. Tani shfletoni poshtë derisa të shihni programet që fillojnë me shkronjën C
4. Gjeni programin e quajtur cmd.exe ose vetëm cmd
5. Klikoni me tastin e djathtë mbi të dhe zgjidhni: Run As Administrator
Tani duhet ta keni hapur një dritare të re me prapavijë të zezë dhe me pak tekst në të i cili përfundon me rreshtin: C:\Windows\System32>_ e që duhet të jetë edhe kursori blindës.
Hapi 4: Ndërrimi i Pakos së Gjuhës
Tani pra keni të hapur dritaren e Command Prompt, dhe ju keni skedarin lp.cab të gatshëm për tutje, krejt çka doni të bëni është që të ndryshoni gjuhën e sistemit. Mirë, lajme të mira, ne sapo kemi arritur tek ai hap.
Në dritaren command prompt, duhet të shkruani (Copy dhe Paste nuk funksionon këtu): dism /online /add-package /packagepath:c:\lp.cab
Mbani në mend se duhet të shkruhet saktësisht ashtu si duket e shkruar më lartë.
Tani do të filloi instalimi i skedarit, e cila procedur e instalimit mund të zgjasë deri në 10 minuta, por zakonisht nuk zgjatë aq shumë. Pritni derisa të merrni konfirmimin Installed Successfully, pastaj do t’ju kthej tek direktoriumi: C:\Windows\System32>_
![[Image: gjuha1.jpg]](http://i961.photobucket.com/albums/ae99/itndihma/gjuha1.jpg)
Imazhi i mësipërm mund t’ju ndihmoj nëse keni harruar ndonjë gjë. Tani duhet që të kalojmë tek regjistrat për të shlyer njërin nga ta.
Hapeni regjistrin duke mbajtur të shtypur tastin Windows dhe shkronjën R njëkohësisht, pastaj ti lëshoni ato, do të paraqitet një dialog i cili quhet Run. Në fushën e re të kërkimit shruani: Regedit pastaj klikoni në OK. Do t’ju paraqitet një dialog i cili ju pyet për qasje, klikoni në Yes. Tani do të lajmërohet një dritare e re me shumë gjëra që ndoshta i keni ose nuk i keni parë më parë.
Do ti shihni disa direktoriume në anën e majtë të quajtura: HKEY_CLASSES_ROOT, HKEY_CURRENT_USER, HKEY_LOCAL_MACHINE, HKEY_USERS, dhe HKEY_CURRENT_CONFIG.
Ne do të klikojmë në shigjetën afër HKEY_LOCAL_MACHINE. Do të zgjerohet direktoriumi, pastaj duhet të shikoni për SYSTEM, klikoni aty në shigjetë, pastaj gjejeni: CurrentControlSet, prap klikoni në shigjetë, nën të duhet të jetë Control, gjithashtu klikoni edhe në atë shigjetë, gjejeni polderin me emrin: MUI. Tani nën MUI do ta shihni një dosje tjetër të quajtur: UILanguages, klikoni aty në shigjetë dhe pastaj do të shihni disa dosje tjera. Do ta shini gjuhën që ju keni instaluar, dhe cila gjuhë ka qenë. Për shembull: En-us dhe Sq-al. Klikoni me tastin e djathtë në gjuhën që ju keni pasur paraprakisht, dhe klikoni Export dhe ruajeni kudo në kompjuter (Kjo do të krijoj një back up nëse diçka shkon mbrapsht). Pasi që është ruajtur, klikoni prap me tastin e djathtë, dhe zgjidhni delete.
![[Image: gjuha2.jpg]](http://i961.photobucket.com/albums/ae99/itndihma/gjuha2.jpg)
Tani sistemi juaj kryesor do të jetë në gjuhën që ju keni zgjedhur! Megjithatë akoma nuk e keni kryer punën krejtësisht, kemi edhe një hap tjetër.
Hapi 5: Pamja Startup nuk ka ndryshuar!
Do të vëreni që pasi keni rinisur kompjuterin tuaj, përpos tjerash gjuha e pamjes në Start up nuk është ndryshuar. Hapi final do ta rregulloj këtë.
Do t’ju duhet që prapë ta hapni Command Prompt, shiko më lartë në këtë postim nëse keni harruar se si ta bëni këtë.
Tani ju duhet që të shkruani: bcdboot %WinDir% /l en-us. Tani ky rresht duhet të ndryshohet paksa. Së pari kini vëmendjen se ajo /l është shkronja L e vogël, dha pastaj duhet të shikoni tek en-us që duhet ta ndryshoni me inicialet e gjuhës që ju keni instaluar. Nëse nuk e dini se cilat janë inicialet e gjuhës që ju keni instaluar, mund të shikoni në skedarin .exe të pakos së gjuhës që ju keni shkarkuar në fillim të këtij mësimi, do të duhej të fillonte me Windows 6.1 pastaj do të paraqitej edhe lloji i bitëve të procesorit tuaj x86 dhe së fundmi inicialet e gjuhës: en-us.
Kështu në pamjen command prompt do t’ju duhet të zëvendësoni en-us me inicialet e gjuhës që ju keni instaluar.
Kjo është e tëra, krejt çka duhet të bëni është që të rinisni kompjuterin tuaj dhe do të duhej të ishte në gjuhë re që ju keni instaluar!
Burimi : itshqip.com
|
|
|
| Vogëlueshja që mbahet në jetë nga viagra |
|
Posted by: fl0r - 09-24-2021, 05:47 PM - Forum: Kuriozitete
- Replies (7)
|
 |
Një vogëlushe në Britani, pasi ka bërë tre operacione në zemër po mbahet gjallë vetëm nga përdorimi i Viagrës. Cerys Small është vetëm 10 muajshe dhe ka lindur me një defekt në zemër.
Që nga dita e lindjes dhe deri në këto momente doktorët janë detyruar t`i bëjnë tre operacione dhe aktualisht ilaçi që po e mban në jetë deri në momentin që të jetë gati për ndërhyrje të tjera është stimuluesi seksual Viagra.
Viagra ndihmon vogëlushen në qarkullimin e gjakut. Prindërit e saj mbetën shumë të çuditur kur morën recetën me ilaçe nga mjekët. Ajo çfarë është më e rëndësishme për ta është kohëzgjatja e efektit pozitiv që ka viagra, në mënyrë që Cerys t`i nënshtrohet operacioneve të tjera deri në një shërim të plot./publialb.com
|
|
|
| Personas, personalizon shfletuesin tuaj Firefox |
|
Posted by: fl0r - 09-24-2021, 03:14 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime
- No Replies
|
 |
Personas eshte nje shtojce /ekstenksion per shfletuesin Firefox qe ve ne dispozicion nje ser temash grafike per shfletuesin tuaj Firefox, keto tema mund te personalizohen thjesht dhe shpejte. Personas Eshte nje shtojce (plugin) , e realizuar ne laboratoret Mozilla Labs dhe installon ne firefox, nje numër te madh temash dhe modele , te ndryshueshme nga vete personi dhe qe aktivizohen me pak klikime, keto tema i perkasin sportit , modes,muzikes, teknologjise etj. Jan plotesisht falas dhe mund te shperndahen me te gjith anetaret e komunitetit….nje menyre e lezetshme per te nderruar pamjen e shfletuesit tuaj duke ndjekur moden dhe gustet e momentit
Code: http://labs.mozilla.com/2007/12/personas-for-firefox/
|
|
|
|