Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,858
» Latest member: omo-serviceSmuth
» Forum threads: 38,155
» Forum posts: 351,863

Full Statistics

Online Users
There are currently 5098 online users.
» 0 Member(s) | 5095 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing

Latest Threads
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
Yesterday, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 13
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 27
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 35
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 37
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 49
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 47
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 69
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 259
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 656
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 677

 
  JohanK Nice Shot !
Posted by: kn1ght.x - 09-25-2021, 06:05 PM - Forum: Zbavitje - Replies (18)

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=cgk2b34HwG0[/youtube]

watch in hd >> <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.youtube.com/watch?v=cgk2b34HwG0&hd=1" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.youtube.com/watch?v=cgk2b34HwG0&hd=1</a><!-- m -->

Print this item

  MIRAGE and FORGE wallbangs
Posted by: XLN7 - 09-25-2021, 01:21 PM - Forum: Zbavitje - Replies (3)

Besoj qe kejt e dini cka dmth wallbangs, kshtu qe s'po filozofoj kurgjo.. kshyrni videot.

de_mirage
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=L2d1quVi03Y[/youtube]


de_forge
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=LkWE3ezw5kY[/youtube]

Print this item

  NASA konfirmon mundësinë e lindjes së diellit nga perëndimi
Posted by: BENN,k - 09-25-2021, 12:18 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (2)

[Image: ay0qqf.jpg]

Shkencëtarët e astronomisë janë vërtetuar se planeti mars në javën e fundit të muajit korrik ka filluar të ngadalësojë shpejtësinë e tij të rrotullimit rreth diellit.
Me datë 30 korrik 2003 ditën e mërkurë ai ka ndaluar plotësisht lëvizjen e tij.
Pas disa muajsh në muajin gusht ai ka filluar të lëvizë përsëri por këtë herë në drejtim të kundërt të tij.
Kjo do të thotë se dielli në planetin mars detyrimisht ka lindur nga perëndimi.
Dijetarët Islam kanë thënë se kjo do të ndodhë vetëm një ditë pastaj përsëri dielli do të lind në lindje aq sa Allahu dëshiron dhe kjo ka ndodhur pikërishtë me planetin Mars!
Shkencëtarët e astronomisë thonë se kjo dukuri e çuditshme do të ndodhë me të gjithë planetet e tjerë, midis të cilëve është dhe planeti ynë Tokë dhe konfirmojn se mundesia qe lindja e diellit nga perëndimit osht e madhe dhe do të ndodh një ditë.
E permendur 1400 vjet me pare ne Kur`an-in famelart , pastaj disa thone Shkenca para fejes

Print this item

  Video: kHRYSTAL vs Na`Vi
Posted by: XLN7 - 09-25-2021, 11:23 AM - Forum: Zbavitje - Replies (1)

Në një tjetër video nga turneu DreamHack Winter 2011 MSI BEAT IT, ne ju sjellim juve pistol-round nga Frej "kHRYSTAL" Sjöström kundër Natus Vincere.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=Y6fmt_xK5SQ[/youtube]

Print this item

  Video: kalle vs AGAiN
Posted by: XLN7 - 09-25-2021, 11:21 AM - Forum: Zbavitje - No Replies

Këtu është një video që paraqet Karl-William "kalle" Haraldsen nga ESC Gaming në ndeshjen e tij kundër AGAiN në de_train gjatë DreamHack Winter 2011.

[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=GxMAHMeiWJQ[/youtube]

Print this item

  Chrome ze vendin e 2t pernga perdoruesit
Posted by: kn1ght.x - 09-25-2021, 11:13 AM - Forum: IT Zone - Replies (14)

Web shfletuesi i Googles "chrome" e ka tejkaluar Firefox dhe ka zen vendin e 2t ne luftrat per shfletuesin me te popullarizua.

Sipas The Wall Street Journal , supozojn se Chrome eshte i popullarizuar 25.7% ndersa Firefox eshte 25.2%

Firefox ka qen shfletuesi i par qe ka bër nje konkurrenc ne dominimin e Microsoftit.

[Image: Browser-Wars.jpg]

Print this item

  PC / [Bismilah]
Posted by: FidanSH - 09-25-2021, 09:17 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (4)

Ktu po paraqes 1 applikacion per ata qe dojn me marr
Pra kur te dhez PC / hyn me [ BISMILAH ] po ashtu edhe kur te shym PC mbaron me [ BISMILAH ]
Kliko te SHKARKO KETU , dhe SHKARKOJE PROGRAMIN , ...

SHKARKO KETU

Print this item

  Si të instalojmë Ubuntu-n
Posted by: fl0r - 09-25-2021, 09:14 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

Pasi që kemi shkruar Ubuntu në CD media , hapi i dytë me rradhë është që të instalojmë Ubuntu. Gjithë instalimi do të jetë në gjuhën shqipe falë programerëve dhe përkthyesëve që kanë marrur pjesë në këtë projekt me kod burimor të hapur.
Para se të fillojmë instalimin duhet të jemi të sigurt se kur e fillojmë kompjuterin se cila pjesë hardware-ike do të ketë prioritet në fillim, këtë mund të konfigurojmë në BIOS në mënyrë që CD-ROM të ketë përparësi ndaj Hard Disk-ut që mos të fillojmë nga disku në sistem operativ.
Për këtë nuk kam mundësi që të shkruaj ndonjë mësim sepse nuk është vetëm një prodhues i BIOS-it, ndryshon nga kompjuteri në kompjuter. Më shumë informata mund të gjeni në librat e pllakave amë apo na shkruani këtu emrin e BIOS prodhuesit tuaj për t’iu ndihmuar më shumë rreth çështjes.

Code:
1- FDD 2- CD-ROM 3- HDD

ose

Code:
1- CD-ROM 2- sipas dëshirës 3- etj

Pas përfundimit të hapit të mëparshëm e fusim CD-në brenda dhe e rifillojmë kompjuterin. Tash kompjuteri do të filloj në CD dhe mund të vazhdojmë më tutje me instalimin e Ubuntu-s.

Presim që të fillojë instalimi.

A.Pas një kohe të shkurt do të na shfaqet përpara një dritare ku dhe pasi që zgjedhim edhe gjuhën në Shqip do ju duket më familjare.
1. Në listë shikojmë për Shqip (mund të zgjedhni cilën do gjuhë).
2. Pastaj shkojmë në Instalo Ubuntu 10.04 (apo 10.10 nuk ka ndonjë ndryshim në proces.)

B.Këtu japim informata përreth kohës në regjionin në të cilën ndodhemi. Opsionet kenë “default” nuk kam prekur asgjë, e gjeti automatik. Nëse nuk e keni të saktë ndryshoni sipas krahinës dhe zonës suaj kohore.

C.Këtu do të pyeteni për gjuhën që do të përdorni në tastierë (keyboard). “Default” ka qenë Shiqp por mua më pëlqen standardi US kështu që:
1. Zgjidhni tuajin: USA – USA
1.1 Më poshtë mundeni që të provoni tastierën!
2. Vazhdojmë më tutje…

* Këtu duhet që të mendohemi mirë…!!!
Për të vazhduar instalimin kemi 2 rrugë, e para është që tash në D. të zgjedhim “Fshije dhe përdor gjithë diskun” dhe menjëherë të kapërcejmë në hapin F. kurse rruga e dytë është që unë e pëëlqej dhe ua këshilloj juve (manual, e avancuar) “Specifiko particionet në mënyrë manuale“… edhe nëse nuk keni eksperiencë besoj që nëse vazhdoni me këtë hap do të fitoni njohuri më tutje po ashtu dhe të manipuloni me diskun sipas dëshirës! Nëse jemi për rrugën e dytë kapërcejmë këtë hap (D.) dhe shkojmë në E.

D.Vazhdojmë duke zgjedhur kështu:
1. Klikojmë në “Fshije dhe përdor gjithë diskun”
2. Vazhdojmë me hapin F.

E.Vazhdojmë me hapin e gjatë. =)
1. Zgjedhim “Specifiko particionet në mënyrë manuale“.
2. Klikojmë Vazhdo dhe vazhdojmë sipas imazheve me radhë…

**Nëse gaboni diçka mos u brengosni… e kemi opcionin Rikthe!

E-1.Këtu nëse shikojmë mirë në foto do të shohim që disku që është në përdorim nuk ka pasur sistem operativ më parë. Kështu që mund të vazhdojmë, por ju që keni sistem operativ aktual që dëshironi të fshihni vetëm e zgjedhni diskun dhe klikoni Fshije dhe do të kthehemi prap të gjithë në faqen e njëjtë.
1. Klikojmë “Tabelë e re particioni“.

E-2. Një lajmërim që procesin që jemi duke bërë mund të rikthejmë, klikojmë Vazhdo…

E-3.Pasi tabela u formua tashmë kemi përpara skemën e diskut tonë, para se të vazhdojmë më tutje të bëjmë një diskutim se si do të manipulojmë me diskun. Nëse marrim shembull diskun tim edhe t’ua shpjegoj do të kuptoni më mirë sesa disa fjalë teknike që përshkrim pak por shpjegim të gjatë për të kuptuar.

Disku Im = 22.0GB apo 21989MB

Code:
Unë dua që të kem një pjesë të diskut për file-at e sistemit operativ që do të ketë një sasi 10GB. Tashmë disku prej 22.0GB një pjesë u nda nga hard disku por ende kemi edhe 12GB në dorë. Pasi që sistemi operativ do të ketë 10GB (edhe pse nuk shfrytëzon më shumë se 3GB nëse shikojmë teknikisht, prap një pjesë e madhe është e përdorshme. 10GB tjera dua që t'i kam për vetën si një disk "backup" ose për t'i vendosur ndonjë film apo diçka tjetër

Code:
... Analiza e parafundit 22.0GB disk tash mbetën vetëm 2GB tjera në dorë të papërdorur, d.m.th.: 10.0GB + 10.0GB + 2.0GB = 22.0GB


Supozojmë që këto pjesë që i kemi ndarë i thërrasim me titullin “sda“, sikur në Windows “drive letters” siç (C:, D:, E:, F:, etj) pjesa e parë (10.0GB) do të merrë emrin “sda1” dhe do të përdorët për sistem operativ dhe aplikacione tjera, pjesa e dytë (10.0GB) do të merrë emrin “sda2” dhe do të jetë një pjesë ku ne përdorim për çështjet tona apo pjesa që kemi në dorë, tash pjesa e tretë (2.0GB) do të thirrët “sda3” dhe kjo pjesë që u nda veçanërisht do të ndikojë në shpejtësinë e kompjuterit apo më saktësisht drejtpërdrejt në RAM apo page files ose swap files.

Pasi që kemi pak njohuri për punën çka jemi duke bërë mund të vazhdojmë më tutje, çdo hap do të heq mjegullën që e keni para syve, besoj që edhe ju mundeni të përdorni njëjtën procedurë për të ndarë diskun logjikisht në ndonjë fletë para se të vazhdoni më tutje. =)

1.Në tabelë zgjedhim pjesën ku shkruan “Hapësira e lirë” apo hard diskun e papunuar.
2.Prekim Shto.

E-4. Na hapet dirtarja ku mund të manipulojmë me diskun, së pari formojmë diskun primar ose atë që do ta përdorim për Boot ose do të ketë sistemin operativ në të.

1.Për diskun që përmban sistemin operativ gjithmonë duhet të jetë “parësor“…!!! Zgjedhim.
2.Tek madhësia sipas analizës që kemi bërë më lartë vendosëm që disku primar të ketë 10GB, por këtu na pyet që të shkruajmë në formë të megabyte-ëve. Mund të bazohem sipas tabelës si:
2.2

1GB = 1024MB
10GB = 10000MB
100GB = 100000MB
1TB = 1000000MB

2.3

Pasi 10GB = 10000MB unë sipas dëshirës mund të vendosi ndonjë vlerë mes 10000MB ~ 11000MB si shembull: 10200MB.
3. Vendndodhja e ndarjes për sistemin operativ gjithmonë të jetë në fillim. – Fillimi…
4. Këtu e zgjedhim formatin e diskut, nëse kthehem tek sistemi operativ Windows do të na kujtohen FAT16, FAT32, NTFS sikur sisteme të file-ave. Kjo pjesë është e rëndësishme për sistemin operativ, këtu bëhet fjalë se si sistemi operativ do të organizojë masat e file-ave që ndodhen në të. Për Linux zakonisht shfrytëzohen ext3 dhe ext4 journaling file systems. Pasi që ext4 është “default” mund të punojmë me të, edhe pse ext4 është më i riu. Kjo pjesë vlen vetëm për diskun apo particionin që do të punoj sistemi operativ, disket tjera nuk duhet të vendosim ndonjë file system extra derisa nuk kanë lidhje me atë pjesë ku punon Linux.
5. Tek pika e montimit e vendosim destinacionin se ku do të instalohet sistemi operativ në disk. Unë zgjodha në pjesën root dmth drejt në disk, jo në ndonjë folder të veçantë në disk. (sipas dëshirës…!!!)
6. Klikojmë OK.



***Nëse shikojmë tek grafiku dhe tabela do të vëreni që i kam theksuar se cili disk gjendet në cilin pjesë të grafikut.

E-5.Disku kryesor ku do të vendoset sistemi operativ u themelua, tash mund të vazhdojmë me tjerat.
1. Zgjedhim hapësirën e lirë që na ka mbetur.
2. Klikojmë Shto.

E-6.Edhe këtu i mbushim të dhënat duke u bazuar në informatat që i nxjerrim më lartë…
1. Lloji i ndarjes së re do të jetë logjike, sepse particioni që mban sistemin operativ veç sa u formua më parë tashmë e tutje të gjitha particionet tjera do të jenë logjike.
2. Madhësia e particionit, pasi që e zgjedhim që të jetë 10GB pjesa e dytë e diskut shkruajmë një vlerë rrethë 10000MB, në këtë rast unë e vendosa 9500MB sepse mendova që për të plotësuar pjesa e tretë rreth 2.0GB duhej edhe pak, por besoj që nuk ka shumë rëndësi për 500MB më pak sasisë së kërkuar.
3. Vendndodhja do të jetë prap fillimi.
4. Përdoreni si: ashtu siç thashë përpos diskut (pjesës) kryesor që e ka sistemin operativ, tjerat nuk kanë nevojë për sistemim të file-ave, do të bazohen në sistemin operativ. Kështu që e zgjedhim “Mos përdor ndarjen“.
5. Klikojmë OK.

***Bazohuni në grafikun dhe ngjyrat e particioneve në tabelë.

E-7.Së fundi për pjesën e tretë të diskut vazhdojmë kështu:
1. Zgjedhim hapësirën e fundit të lirë.
2. Klikojmë Shto…

E-8.Mbushim të dhënat me informata që i kemi të shkruara…
1. Lloji i ndarjes do të jetë logjikisht po ashtu.
2. Madhësia: nuk kemi çka të shkruajmë diçka sepse pjesa\sasia e fundit që është e pranishme.
3. Vendndodhja e ndarjes do të jetë në fund, edhe pse është pjesa e fundit besoj që mos te kishim zgjedhur nuk do të na dilte ndonjë problem.
4.Përdore si “hapësira swap” sepse kjo pjesë do të përdoret në një mënyrë tjetër, në fund kur mbaron instalimi kur të shkojmë në kompjuter do të shihni se nuk do të jetë i pranishëm, pra kjo pjesë do të shfrytëzohet në formë aktive.
5. Klikojmë OK.
****Hapësira swap bazohet krejt se sa kemi RAM, sasinë e RAM-it fizik e shumëzojmë me 1.5 dhe sa na del e përdorim si hapësirë swap. Shembull 1GB RAM x 1.5 = 1.544MB hapësirë swap. Nuk është e domosdoshme, por nëse shfrytëzohet do të ketë ndikim të madh!

***Bazohuni në grafikun dhe ngjyrat e particioneve në tabelë.

E-9.Së fundi shikojmë tek pjesa Ta formatizoj?
1. Nëse nuk kemi tick-un apo [V] duhet të shtojmë vetëm tek pjesa e sistemit operativ më së lehti mund të vëreni duke shikuar tipin, nëse është ext4 apo diçka tjetë përpos swap vendoseni tick-un.
2. Vazhdojmë…

F. Vazhdojmë duke mbushur të dhënat sipas dëshirës duke u bazuar në kërkesë…

G.Verifikojmë që mos kemi gabuar dikun, dhe së fundi klikojmë Instalo!

Këtu mund të kalojmë ketë pjesë nëse nuk mund të pritni, kam instaluar në dy mënyra por nuk vrejta diçka ndryshim. Nëse gjej diçka do të shtoj më vonë…!!!

U mundova që ta shkruaj mësimin sa më thjeshtë dhe sa ma të kapshëm, besoj që nuk do të keni probleme nëse shkoni procedurën hap-pas-hapi. Nuk besoj që ka diçka dallim instalimi i 10.04LTS dhe 10.10. Desha që mos të shkojmë drejtë në më të riun, por t’ua sqaroj edhe si bëhet upgrade. Disa pika tjera si kur të keni Windows që të punoj së bashku me Linux do të kemi një temë të veçantë, mendova që materiali do të kishte qenë tejet i gjatë nëse do t’i vendosja këtu të dyjat.

Print this item

  Si të shpejtosh Firefox-in duke përdorur RAM memorien për ca
Posted by: fl0r - 09-25-2021, 09:10 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[Image: firefoxlogo-1289480166.jpg]

Të gjithëve mbase na pëlqen që të kemi një shpejtësi më të madhe gjatë lundrimit në Internet. Shfletusë të ndryshëm mundohen që të ofrojnë shërbime sa më cilësore rreth kësaj çështje.

Njëri ndër shfletuesit mjaft të përhapur është edhe Firefox. Firefox është mjaft i mirë për shkak se edhe është softuer i lirë (ang. free software) jo vetëm për pagesë, por në kuptimin e lirisë për kopjime, shpërndarje, ndryshime etj.

Sot do të ju tregoj se si të shpejtoni Firefox-in duke lëvizur të dhënat e fshehta (ang. cached data) në RAM. Kjo mund të shkaktojë përmirësimin e kohës për hapjen e faqeve.Për ta bërë këtë nuk është ndonjë punë e vështirë. Këtë e bëjmë me disa hapa:

Shkruani about:config në shiritin e adresës dhe shtypni I’ll be careful, I promise!

Shkruani browser.cache në hapësirën e bardhë lart;
Shtypni dy herë browser.cache.disk.enable dhe kështu ia ndërroni vlerën në të pavërtetë: false;
Shtypni dy herë browser.cache.memory.enable dhe kësthu ia ndërroni vlerën në të vërtetë: true;
Shtypni me të djathtën e miut diku në atë dritare dhe zgjedhni > New > Integer; Shkruani browser.cache.memory.capacity; shtypni OK
Vlera që do të shkruhet në këtë vend varet nga madhësia e memories RAM që keni. Nëse keni një sasi të madhe të kësaj memorie, atëherë kjo do të ishte e mirëseardhur për ta shkruar ndonjë vlerë p.sh. 100 000 (që paraqet 100 megabyte). Por unë e pëlqej të shkruaj -1 pasi që kjo i lë Firefox-it të zgjedhë sasinë e RAM memories që do të përdorë në varshmëri nga madhësia e RAM-it që keni. Shtypni OK
Mbyllni tërë shfletuesin Firefox dhe rifillojeni atë.

Ju mund të shikoni veprimtarinë e memory cache duke shkruar about:cache në shiritin e adresës.

Shkruani në komente nëse kjo mënyrë shkaktoi ndryshime në shpejtësinë e Firefox-it.

Print this item

  10 Gjërat që çdo përdorues i kompjuterit duhet t’i dijë
Posted by: fl0r - 09-25-2021, 09:07 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (5)

[Image: computer-drivers.jpg]

Pamvarësishtë se a jeni një veteran i thinjur i teknologjisë ose thjesht një fillestar, këtu janë 10 fakte thelbësore që ju duhet t’i dini.

1. Mos kliko dy herë në çdo gjë. Windows 101: Klikimi i dyfisht është se si i hapim gjërat ne Windows. Klikimi i dyfisht nuk përdoret për hapjen e linqëve ne shfletues, klikimi i butonave në kuti dialogu, ose diqka tjetër – dhe nese ju refleksivisht klikoni dy herë, ju mund të ziponi diqka të rëndsishme, ose të paraqitni një formular dy herë. Nëse ju nuk keni nevoj për këtë fakt, ka mundsi që ju e njihni dikë që klikon dy herë në çdo gjë.

2. Përdorni prerjet (/ ose \) në situata të përshtatshme. Le te fillojmë: / është një prerje (pse prerje e përparshme, nëse ju duhet), dhe \ është një mbrapaprerje. Mbrapaprerjet për dosje të Windowsit (C:\Program Files\RamshalComp), ndërsa prerjet normale përdoren ne adresa të internetit (<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.esportskosova.com/forum" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.esportskosova.com/forum</a><!-- m -->

3. Ruaj mesazhin e error-it saktësisht.
Kur kompjuteri juaj dështon diku, ai do të përpiqet t’ju tregoj arsyjen që procesi dështon. Shkruaje mesazhin që error-i e shfaq (ose bëje një screenshot, nëse ke mundësi) kështu ju më vonë mund ta futni në Google dhe ta shikoni më mirë se ku qëndron problemi, ose të kërkoni ndihmë nga njerzit që kan eksperienc në këtë fush.

4. Kthe fajlla të fshira nga vdekja (pas fshirjes nga Recycle Bin). Nëse ju aksidentalisht keni fshirë diçka, shërbime të tilla për t’i kthyer fajllat e fshirë si “Recuva” mund t’ju ndihmoj të gjeni ato fajlla përsëri për aq kohë sa ju nuk e keni zëvendësuar tashmë këtë dosje me diçka të re.

5. Pastro hard driverin para se ta heqësh.
Sepse kompjuteri juaj nuk largon menjëherë dosjet që ju i keni fshirë, ju nuk mundeni vetëm ta formatizoni atë para riciklimit apo para shitjes së kompjuterit tuaj të vjetër – sepse dikush mund të jetë në gjendje t’i kthej dosjet që ju i keni fshirë. Për këtë arsyje gjithmon para se ta shitni, apo gjuani kompjuterin tuaj, përdoreni “Darik’s Boot and Nuke”, për të fshirë mirë çdo gjë.

6. Largoni kutit para se te kaloni ne instalim. Shumica e aplikacioneve të dobishme kan opcione që ju mund t’i zgjedhni sipas dëshirës, si për ‘kërkim’ ose ndonjë ‘toolbar’ – poashtu shumica prej tyre janë edhe të panevojshme, por që përmbajn tekst kinse ju nevojiten. Jo që nuk nevojiten, por nuk e keni idenë se qfarë informata munden të shpërndajn. Gjithashtu disa nga këto opsione përdoren për të fituar para. Kështu që keni kujdes gjatë instalimeve, verifikoni se qfar po instaloni.

7. Kujdes nga viruset që jetojnë në dosjet e Office-it. Ata që kan përvoj me Microsoft Office mund të përfitojnë në ndërtimin e Visual Basic për mbështetje të aplikacioneve të automatizojnë detyra komplekse me macro. Megjithatë, koderët me qëllim të keq mund të dizajnojnë viruse me anë të tyre, t’ju prishin punën juve dhe miqve tuaj. Në mënyrë normale, Office është vendosur të çaktivizoni të gjitha macros dhe ju njoftojn kur një dokument që jeni duke e lexuar përmban ato (për ta vendos këtë, në Word, zgjidhni Word Options, Trust Center, Trust Center Settings, Macro Settings), kështu që ju duhet tashmë të jeni të sigurt në këtë pikë.

8. Hedh poshtë UAC. Windows 7 dhe Windows Vista përfshin një funksion të sigurisë të quajtur User Account Control, e rëndon ekranin, dhe shfaq një kuti dialogu sa herë që instaloni një aplikacion ose ndryshon parametrat të sistemit tuaj. Edhe pse UAC mund të jetë i dobishëm për ndaljen e aplikacioneve jo të mira që përpiqen të instalohen apo të ndryshojnë gjërat pa dijenin tuaj, ajo mund të jetë gjithashtu e bezdishme. Nëse përdorni Vista, merreni TweakUAC për ta bërë më pak të bezdishëm në vend që ta hedhni poshtë. Nëse ju përdorni Windows 7, cilësimet e parazgjedhura nuk jan aq të këqija, por Ne ju rekomandojmë që të shkoni tek User Accounts control panel, kliko User Account Control settings, dhe ndrysho cilësin në nivelin e tretë, kështu që UAC prap se prap do t’ju tërheq vëmendjen, por nuk do ta zbeh ekranin tuaj.

9. Çinstaloni aplikacionet e vjetra. nëse ju rregullisht shkarkoni dhe instaloni aplikacione të reja nga interneti, ju duhet të mos harroni që të krasitni, largoni gjërat që më nuk ju nevojiten. Poashtu do të ishte mirë ta vizitoni ‘C:\Program Files\’ ngase ka shumë folldera që nuk largohen edhe pas uninstalimit, dhe pse të mos i fshini edhe ato. Aq më pak gjëra që keni ne kompjuterin tuaj, aq më pak gjëra shkojnë keq.

10. Mbani Control Panel në Icon View. Cilësit e kategorive të shikimit të ikonave në Control Panel mund të jenë të dobishme nëse ju jeni i frikësuar nga shumë opsione të ndryshme. Kliko Classic view ne të majtë (në Vista) ose zgjedh Large Icons nga View by (në Windows 7), dhe ju do të keni qasje të gatshme në të gjitha panelet e kontrollimit.

Print this item