Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,858
» Latest member: omo-serviceSmuth
» Forum threads: 38,155
» Forum posts: 351,863

Full Statistics

Online Users
There are currently 1115 online users.
» 0 Member(s) | 1113 Guest(s)
Baidu, Bing

Latest Threads
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
Yesterday, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 15
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 30
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 35
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 39
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 51
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 47
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 69
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 260
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 659
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 678

 
  Punim nga (Xpers)
Posted by: FidanSH - 10-23-2021, 11:29 AM - Forum: Punimet - Replies (4)

[Image: 40078827109810677781654.jpg]

E pash ne fb qit punim , thash te kqyrim a po ju pelqen Smile
Per veti mu pom pelqen!

Print this item

  Friis MVP i DHW 2011
Posted by: halilbudakova - 10-23-2021, 08:54 AM - Forum: Skena ndërkombëtare - Replies (1)

Lojtari i fnatic Michael "Friis" Jorgensen ka fituar titullin e parë MVP për performancën e tij gjatë eventit DHW2011.
Ekspertët dhe publiku ishin të një mendimi se Friis ishte më i miri gjatë këtij eventi pasi që ai është i vetmi lojtar i ekipit fitues në AllStar Line-up.
Ky është titulli i parë MVP në një turne kaq të rëndësishëm dhe suksesi më i madh individual i tij, derisa ndikimi i tij në gjigantin suedez ka qenë i pafund, saqë prej kur ai hyri në fnatic ata fituan IEM6 GC Guangzhou dhe u renditën të dytët në MSI BEAT IT Russia pas humbjes ndaj Moscow Five në finale.
Përveq kësaj, ai përfundoi si AWPeri më i mirë i këtij tournamenti me 118vrasje dhe me një rating impresiv 0.37 vrasje awp per round.

MVP of DreamHack Winter 2011:
[Image: dk.gif] Michael "Friis" Jørgensen (fnatic)

AllStar Line-up:
[Image: dk.gif] Michael "Friis" Jørgensen (fnatic)
[Image: se.gif] Emil "FYRR73" Karlsson (Lions)
[Image: se.gif] Niklas "niko" Johansson (Lions)
[Image: ua.gif] Yegor "markeloff" Markelov (Natus Vincere)
[Image: no.gif] Karl-William "kalle" Haraldsen (ESC)

Print this item

  Çfarë është informacioni
Posted by: PRedaTor - 10-22-2021, 10:37 PM - Forum: Kuriozitete - Replies (1)

[Image: information1.jpg]
Çfarë është informacioni

Ekziston një mënyrë praktike për të klasifikuar informacionet, thotë Luciano Floridi, autor i librit Information. A very short introduction (Universiteti i Oksfordit). Informacionet mund të jenë fjalët rreth, për ose si. Për shembull, shenjat e gishtërinjve mbi skenën e një krimi mund të na thonë se kush është vrasësi (informacion rreth diçkaje), mund të jenë të vlefshme gjithashtu për të zgjidhur rastin në fjalë (për diçka), si dhe të zbulojnë dinamikën e vrasjes (si u përgatit gjithçka).

Muzika

Një recetë kuzhine na tregon se “si” të përgatisim një pjatë, diçka “rreth” përbërësve që duhet të përdorim, si dhe ku ka lindur. Një fajl muzikor na tregon diçka “rreth” autorit dhe për ta dëgjuar duhet të përdorim një lexues “mp3”, i cili na intereson për të arritur te kënga që duam dhe pastaj të shijojmë muzikën (falë kodeve të fajlit).

Përse informacioni gjendet kudo?

Gazetat, librat, interneti, ADN-ja, një këngë, një yll: gjithçka është “informacion”.

Në vitrinë…

Çfarë është informacioni? Sipas teorive të fundit është komponenti thelbësor i gjithçkaje që ekziston, i cili mund të shndërrohet në të dhëna dhe bit. “Informacioni ka një aspekt të shumëfishtë”, thotë Luciano Floridi. “Mund të jetë një komponent i brendshëm i gjërave, ose një përshkrim i përgjithshëm i një lloji të caktuar gjërash”. Shembulli i tipit të parë është një objekt i ekspozuar në vitrinë (për shembull, një këmishë): ekspozimi në vitrinë jep informacione rreth ngjyrës, përbërjes, dhe nëse e blejmë, do të kemi në dorë pikërisht atë që pamë.

…dhe në internet

Një shembull i tipit të dytë mund të jetë e njëjta këmishë, por që shitet në internet. Në katalog mund të gjenden informacione të përgjithshme, por jo mbi cilësinë e shembullit të vetëm. Nëse vendosim ta blejmë atë këmishë, me siguri nuk është e njëjta e reklamuar në foto, por mund të gjendet ndonjë tjetër me të njëjtat karakteristika.

Përse informacioni përbëhet nga shifrat “0” dhe “1”?

Për matematikanin Claude Shannon (1916-2001), çdo informacion, edhe më i ndërlikuari, mund të komunikohet duke u përgjigjur me “po” ose “jo” një sërë pyetjeve. Për shembull, nëse duam të dimë përmes telefonit se nga ç’material përbëhet çanta e një shoqeje, mund ta imagjinojmë duke dëgjuar shpjegimet e saj, ose mund t’i bëjmë asaj një sërë pyetjesh që të përgjigjet me “po” ose “jo”: për shembull “A është e madhe?” “Ka rripa?”, “Lëkurë është?”, “Çfarë ngjyre ka?”... e kështu me radhë.

Me shifra

Sa më shumë pyetje të bëhen, aq më i saktë është informacioni. Në këtë mënyrë informacioni bëhet varg i “po”-ve dhe “jo”-ve. Në bazë të këtij mekanizmi informacioni mund të shndërrohet në një të dhënë matematikore, një varg i “0”-s (i “jo”-së) dhe “1”-shit (“po”-së), ose një sistem “shifrash”, që do të thotë numerik dhe “binar”, sepse bazohet në dy numra. Në këtë pikë informacioni mund të administrohet nga kompjuteri. Elementi bazë është biti. Në bazën e këtij koncepti funksionon e gjithë shoqëria e informacionit modern, që bazohet te kompjuterët.

Çfarë është biti?

Biti ka lindur nga bashkimi i dy fjalëve: dyjor dhe njësi: pra njësi binare. Ai tregon sasinë minimale të informacionit që shërben për të zgjedhur midis dy alternativave: për shembull përgjigjja që më jep shitësja kur pyes nëse një çantë është prej lëkure (“po” ose “jo”, që shndërrohen në “1” ose “0”).

I matshëm

Biti është një madhësi e matshme: çdo bit zë në një “mbajtëse” (dvd) një hapësirë (bajti, njësia e matjes së memories te një kompjuter, përmban 8 bit). Biti është përmbajtja e informacionit dhe nuk është gjithmonë konstant: për shembull përgjigjja “po” (1) e pyetjes “A jam gjallë?” dihej dhe nuk është aq interesante sa përgjigjja “po” e pyetjes “Nesër ka grevë?”.

Shtimi i informacionit nga viti 1986 në 2007-n, duke përjashtuar ripërsëritjet

1986
88 GB
Sasia e informacionit që transmetohet përmes telefonit, radios, internetit për çdo njeri (4,9 miliardë banorë) në vitin 1986. Kjo sasi informacioni është e barabartë me 18,7 dvd. Në total 432 eksibajt (miliarda gigabajt)
538 MB
Më saktë ¾ e një cd rom (cd rum) prej 700 MB: informacionet e ruajtura në “mbajtës” të ndryshëm (libra, hard disqe, Vhs, filma...) për çdo person në vitin 1986. Në total: 2,6 eksibajt
2007
283 GB
Sasia e informacionit që transmetohet përmes telefonit, radios, internetit për çdo njeri (6,7 miliardë banorë) në vitin 2007. Kjo sasi informacioni është e barabartë me 60,3 dvd. Në total 1,9 zetabajt (miliarda gigabajt)
44 MB
Pothuajse 63 cd rom (cd rum) me 700 MB, sasia e informacionit e ruajtur për çdo person në vitin 2007. Në total: 295 eksibajt (miliarda gigabajt)

Çfarë është informacioni në biologji?

Ai që përcakton karakteristikat është informacioni gjenetik që përmban ADN-ja e një qenieje. Po ashtu është informacioni gjenetik së bashku me grupin e udhëzuesve, të pranishëm në kromozome, që drejtojnë zhvillimin e një individi nga konceptimi, deri në moshën madhore. Vetëm ADN-ja nuk mjafton për të shpjeguar një individ, jo vetëm sepse “zhvillohemi edhe falë shkëmbimit të informacioneve me mjedisin”, thotë Floridi, por edhe sepse në të njëjtën trashëgimi gjenetike ka më shumë informacion nga ç’na nevojitet, ose që nuk arrijmë ta kuptojmë.

Përsëritje

ADN-ja e njeriut përbëhet nga 3 miliardë çifte bazash, një tregues i vogël në krahasim me organizmat e tjerë, madje edhe ata më të vegjël: zhaba ka pothuajse 7 miliardë çifte bazash, ameba 670 miliardë. Po ashtu shumë sekuenca të ADN-së janë përsëritëse dhe nuk dihet përse. Te njeriu, të paktën 4/5 e gjeneve nuk përmbajnë informacione të vlefshme për zhvillimin ose të përcaktojnë tiparet karakteristike. Megjithatë duke e konsideruar ADN-në “aktive”, nuk mungojnë edhe surprizat: gjenoma jonë ka rreth 23 mijë gjene që janë në gjendje të kodifikojnë proteinat dhe nuk është më e ndërlikuar se ajo e “Arabidopsis”, një bimë me më shumë se 25 mijë gjene kodifikuese.

3 miliardë çifte bazash: ADN-ja e njeriut
7 miliardë çifte bazash: ADN-ja e zhabës
670 miliardë çifte bazash: ADN-ja e amebës

A ka vlerë informacioni?

Po. “E drejta e autorit, patentat dhe sekretet industriale kanë aftësinë të krijojnë monopole të përkohshme të informacionit në avantazh të subjekteve që i bëjnë mjete fitimi”, thotë Floridi. Sipas të dhënave të WIPO (World Intellectual Property Organization) që janë publikuar në vitin 2008 dhe u referoheshin 110 vendeve, ishin 1,91 milionë në botë kërkesat për dhënien e patentave, 60% në SHBA, Japoni dhe Kinë; në vitin 1998 ishin 1,2 milionë.

Kursimet

“Vlera ekonomike e informacionit qëndron në domethënien e tij, pra sa i gatshëm është klienti të shpenzojë për të. Për shembull, sot për një gazetë, e cila na jep lajme që nuk i dimë, jemi të gatshëm të shpenzojmë 1 euro. Për gazetën e djeshme, që logjikisht ka lajme të vjetra, nuk do të shpenzonim asnjë qindarkë. Gjithashtu informacioni ka vlerë edhe në bazë të sasisë së burimeve që të ndihmon të kursesh: për të luajtur në bursë duhet të kemi shumë informacione, si për shembull të dimë të kryejmë veprimet, të njohim tregun, politikën etj. Këto mund t’i mësojmë vetë ose të kërkojmë ndihmën e ndonjë eksperti, i cili jep informacione, duke na kursyer punën dhe kohën e kërkimit”, nënvijëzon Floridi. Vetëm në fund do të mund të shohim frytet e punës sonë, që kemi bërë ose një investim të mirë duke ndjekur këshillat e dhëna nga eksperti.

Print this item

  New Signature
Posted by: doxy - 10-22-2021, 10:23 PM - Forum: Punimet - Replies (6)

[Image: 186ad28d1a.jpg]

Stocku i kan pak i vogel amo , m`pelqej teperrr edhe provova diqka , shpresoj t`ju pelqej !

Print this item

  Colored flashbangs plugin
Posted by: jaaki - 10-22-2021, 05:45 PM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (4)

Tung,djem ky eshte nje plugins i cili e ndrron ngyren e bardh e flashbangit ne ngjyre te kuqe.
1. "colored_flashbangs.sma"file ne addons/scripting folder
2. "colored_flashbangs.amxx" file ne addons/plugins folder
3. "colored_flashbangs.amxx" text ne addons/config plugins.ini ne fund.
4. Ne fund reseni sw ose ndrrojeni mapen.

Download Link:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.mediafire.com/?7k0mwdy6a59wp48" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.mediafire.com/?7k0mwdy6a59wp48</a><!-- m -->

Print this item

  Eject Cd-Rom Plugin
Posted by: jaaki - 10-22-2021, 05:26 PM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (4)

Me kete plugin mund tja qelni plajerave si p.sh qe jan me qicca cd romin.
Se pari e qesim amx_ejectcd.amxx ne addons/plugin dhe pastaj shkojm addons/config/plugins.ini dhe ne fund shtojm amx_ejectcd.amxx
.::Cvars::

Code:
amx_ejectcd "Player" ===> CD-Rom e qel
Code:
amx_closecd "Player" ===> CD-Rom e mbyll.
Code:
amx_popcd "Player" ===> CD-Rom pa u nal qelet mshelet.
Download Link:
<!-- m --><a class="postlink" href="http://www.mediafire.com/?vzd0w45g1mj5iyz" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.mediafire.com/?vzd0w45g1mj5iyz</a><!-- m -->

Print this item

  Game Name Changer
Posted by: jaaki - 10-22-2021, 05:10 PM - Forum: AMX - Plugin's - Replies (15)

Game name changer plugin eshte nje plugin qe sherben per me ndru emrin siq pe shihni foto me posht. Pasi e qitni pluginin ne server.cfg e qitni amx_gamename "qysh doni".
Qe 1 foto:
[Image: gamenameshotdj5.jpg]

.::Cvarsat::.
amx_Gamename "si p.sh esportskosova.com" =dhe ja qitni gamename


Si instalohet:
"gamenamechanger.amxx ” e qitni “ cstrike/addons/amxmodx/plugins. ”
“ gamenamechanger.amxx ” ne cstrike/addons/amxmodx/configs ” folder ” plugins.ini ” ne fund e qitni.
gamenamechanger.sma ne cstrike/addons/amxmodx/scripting.

Download Links:

Code:
http://www.mediafire.com/?e7yhyj63j7gwosq

Print this item

  L.Messi ; Signature.
Posted by: psymastah~ - 10-22-2021, 02:19 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

[Image: 10z7qr5.jpg]

Print this item

  ZoumZ 3D Graffiti // Cinema 4D//
Posted by: GlaDos Graphics - 10-22-2021, 01:19 PM - Forum: Punimet - Replies (5)

Pershendetje HackForums.E bona ni dizjan per Komunitetin Grafik shqipetare ZoumZ,e perziva pak me do text tjeter permas qe te duket me mire. Reflections ja kom dhon mir , edhe ja qita pak glows anash qe po doket fantazi

Veq do korigjime t'drites ja kom bo nPhotoshop!


[Image: zmzglados.th.png]Direct Link


I ka hup pak kualiteti se qat shadow posht e kom bo me photoshop :SSad

Print this item

  NEW GUI BY sLaapsh()T
Posted by: sLaapsh()T - 10-22-2021, 11:10 AM - Forum: CS - GUI - Replies (13)

30.12.2011

NEW GUI BY sLaapsh()T

Djem sot po ju prezantoj NEW GUI qe e kam punuar
Shpresoj t'ju pelqej!

Përmbajtja e kësaj GUI:

E re: NEW Background
E re: Background Music
E re: Fonts
E re: Loading Banner
E re: Spray Logo
Shtesë: Command Menu

Informacion:


Setup: NEW GUI BY sLaapsh()T.exe
Size: 23.2mb (24,328,129 bytes)
Loja: Counter-Strike 1.6
Data e krijimit: 30.12.2011 12:43PM

Foto


Background
[Image: 2n06dlz.jpg]


Options/Multiplayer Tab
[Image: 124kbk7.jpg]


Options/keyboard
[Image: 25fj1h0.jpg]

Download NEW GUI By sLaapsh()T:

[Image: mediafire-logo.png]

Code:
http://www.mediafire.com/?yzcxq98aztt5jj5


P.S. Directory qe e kam vendosur eshte per Counter Strike 1.6 eSK, nese ju keni Counter-Strike LH at'her duhet ta dergoni te Directory e saj.

Flm për mirkuptimin!

Ky punim është bërë nga unë (sLaapsh()T) ekskluzivisht per eSportsKosova. ©
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në këtë punim.


Na kontaktoni ne: <!-- e --><a href="mailtoConfusedlapshot.-@msn.com">slapshot.-@msn.com</a><!-- e -->

Print this item