Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1785 online users.
» 0 Member(s) | 1782 Guest(s)
Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 126
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 181
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 246
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 206
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 193
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 200
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 219
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 205
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 244
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 480

 
  Nje Burre qe smund ta shohe veten ne pasqyre
Posted by: MoonWalker - 02-09-2022, 07:12 PM - Forum: Diskutime për gjërat edukative - Replies (7)

Fotot që shoqërojnë këtë lajm, janë të papërshtatshme për publik të gjerë. Personi që shikoni quhet Lauw Tjoan Eng. Ai sot është 51 vjeç dhe jeton në Xhakarta, Indonezi, raporton noa.al.

Që kur ishte pesë vjeç, Lauw Tjoan Eng nisi të vuajë nga një simptomë e rrallë e lëkurës që i shkakton në tërë trupin pa përjashtim, gjëndra tumorale.

Edhe pse janë tumore, ato nuk janë të rrezikshme për jetën, por gjithsesi 51 vjeçarit Lauw Tjoan Eng ia kanë vështirësuar aq shumë jetën sa siç pohon ai nuk sheh dot veten në pasqyrë.

“Nuk e shoh dot veten në pasqyrë. Nuk e përballoj dot atë pamje të tmerrshme. Është vërtet e tmerrshme si është lëkura ime, si është trupi im”, – thotë Lauë Tjoan Eng.

Ai jeton i vetëm në një shtëpi të thjeshtë në Xhakarta. Tregon se askush nuk do të rrijë me të. Për shkak të pamjes që ka, njerëzit mundohen të qëndrojnë sa më larg tij.

[Image: Lauw-Tjoan-Eng-noa3-201x300.jpg]
Megjithatë vëllezërit nuk e kanë braktisur. Ata herë pas here e ndihmojnë.

Disa vite më parë, Lauw Tjoan Eng shkoi në një spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Por sikundër pohon, ky ishte vetëm fillimi sepse terapia që duhet të ndiqte më pas kushtonte dhe ai nuk i kishte ato para.

Tani që në media ka dalë lajmi për pamjen e tij të rrallë, ka një sensibilizim dhe Lauw Tjoan Eng po shpreson shumë se do t’i nënshtrohet një terapie intensive. Sepse siç thotë, ai ka ëndrra dhe dëshira. Por më shumë se çdo gjë, po kërkon dashurinë:

“Unë shpresoj që një ditë të jem shëruar dhe të gjej një grua e cila të më dojë dhe së bashku të martohemi dhe të jetojmë një jetë të lumtur. E pra dua të bëj edhe unë, një jetë normale si gjithë të tjerët”, – thotë i prekur, Lauw Tjoan Eng.
[Image: Lauw-Tjoan-Eng-noa-300x259.jpg]

Source : <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.morevesh.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.morevesh.com</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;

Print this item

  samirH logo REMAKE / samirH
Posted by: fasdasd - 02-09-2022, 05:56 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

[Image: remakem.png]
Osht e njojta logo veq qi i kom ba do ndryshime nformim t'logos Smile ktu i paraqita veq 3 versione edhe njani veq e bana mat madh se tjert :p
a ka komentttee :p ?

Print this item

  MY Social Network 3D / By Nadi Design
Posted by: Leonard. - 02-09-2022, 05:50 PM - Forum: Punimet - Replies (14)

[Image: 7091140589_af095fa829_b.jpg]

HD po Flickeri e ka bo pak LQ :S

Print this item

  Si te Hapim Free Website [For Beginners]
Posted by: akson007 - 02-09-2022, 05:19 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (5)

Me Posht Jan Disa Website te cilat na mundesojn qe ne te hapim free website

Code:
http://www.webnode.com/ http://www.webs.com/ http://www.own-free-website.com/
Tutorial Si te Bejm Free WEBSITE
Step 1
[Image: 14xdmxj.png]
Step 2 Klikoni Se Per qfar Ju duhet Website [Personale , Per Biznes , Electronic Shop
[Image: jWkcL.png]
Step 3 Caktoni Emrin e Webi-t tuaj Sloganin dhe Gjuhen
[Image: OPNIm.png]
Step 4 Caktoni TEMPLATE[Dizajnin e Website-s tuaj]
[Image: zn7zog.png]
Step 5 Caktoni Opsionet Per Web-in tuaj
[Image: waOr0.png]
Step 6 Pasi qe Ti kryeni te Gjitha Klikoni Publish qe Ta Publikoni Websiten Tuaj
[Image: QnXYQ.png]

Print this item

  23 shkurtesa për Windows 8
Posted by: LiridonMurati - 02-09-2022, 04:56 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

[Image: a4a49d1fdf.jpg]
Nëse jeni duke e përdorur për herë të parë Windows 8, atëherë mund të jeni pak i humbur dhe i trullosur për shkak se mungon butonin Start dhe gjitha gjërat e tjera janë më ndryshe nga Windows XP/Vista/7. Mënyra më e mirë e adaptimit dhe mësimit në Windows 8 është përdorimi i shkurtesave në tastierë për të punuar me Windows 8.
Charms

Win+C: Të gjitha charms
Win+Q: Kërko charm-in
Win+H: Shpërndaje charm-in
Win: Filloni charm-in
Win+K: Pajisjet charm
Win+I: Rregulloni charm-in
Kërkimi

Win+Q: Kërko aplikacionet
Win+W: Kërko rregullimet
Win+F: Kërko fajllat.
Aplikacionet (Metro)

Win+Z: Shko tek opsionet e aplikacionit
Win+.: Vendose aplikacionin në të majtë
Win+Shift+.: Vendose aplikacionin në të djathtë
Alt+F4: Mbyll një aplikacion
Desktop

Win+D: Hape Desktopin
Win+,: Përgjo Desktopin
Win+B: Kthehu në Desktop
Të tjera

Win+X: Hape menynë e sistemit rregullues
Win+PrntScrn: Bëjë një foto dhe ruaje tek Pictures
Win+Tab: Hape listën e ndryshimit
Win+T: Parashiko hapjen e Windows në taskbar
Win+U: Hape lirinë e Acces Center
Win+Spacebar: Ndrysho gjuhën dhe tastierën
Win+Enter: Hape Windows Narrator./itshqip

Print this item

  Brazil: Facebook e kalon Google
Posted by: Erkan; - 02-09-2022, 01:13 PM - Forum: Kuriozitete - Replies (1)

Gjatë muajit janar, Facebook e ka tejkaluar rivalin e saj, rrjetin social të Google, Orkut, në tregun Brazilian.
Mirëpo, gjatë këtij muaji, rrjeti më i madh social në botë – Facebook e ka tejkaluar në përgjithësi rivalin e saj Google në Brazil.

Të dhënat e Experian Hitwise tregojnë se Facebook ka pasur një rritje dramatike gjatë vitit të kaluar, ndërsa shërbimet e Google, siç është rrjeti social Orkut, tashmë është duke rënë në vizita, pasi që tani faqja rangohet si e treta në Brazil.

Megjithatë, statistikat thonë se rënia e Google në Brazil duket se ka ndodhur më ngadalë sesa rritja e shpejtë e Facebook. / Telegrafi /



[Image: 35a7o6s.jpg]

Print this item

  Gjendet në bregun e Durrësit një balenë 300 kg
Posted by: destro - 02-09-2022, 01:03 PM - Forum: Kuriozitete - No Replies

[Image: f1_17-balena1334665729.jpg]

Durrës, 17 prill – Ishte e ngordhur. Specialistët: Rrymat detare e kanë shtyrë drejt Mesdheut.

Një gjitar i paspecifikuar ka dalë në bregdetin e Durrësit, në gjendje tejet të dekompozuar. Nisur nga karakteristikat, specialistët flasin se kemi të bëjmë me një balenë. Ajo ka përfunduar për shkak të rrymave të forta detare në breg të detit në sektorin “Apolonia”. Besohet se gjitari ka përfunduar aty nga fortunali që ka pasur në det të hapur këto ditë. Kanë qenë disa peshkatarë vendës, të cilët gjatë patrullimit në bregdet kanë parë peshkun gjigant dhe në momentin e konstatimit ai ishte i ngordhur. Sipas të dhënave, balena është e gjatë 5 metra dhe peshon mbi 300 kilogramë. Nga konstatimet e para thuhet se balena nuk ka dëmtime në trup. Dyshohet se balena ka ngordhur ditë më parë, nisur nga dekompozimi i trupit, ndërsa në breg të detit mendohet ta kenë sjellë dallgët e forta të detit. Nuk dihet ende se e cilit lloji është specia, por peshkatarët shprehen se kemi të bëjmë me një balenë. Mendohet se specia mund të jetë shumë e madhe në moshë dhe mund të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të ndryshme, transmeton Panorama. Eduart Shëmilli, i cili e njeh mirë detin, shprehet se kjo është një ngjarje e pazakontë për brigjet e Durrësit. Sipas tij, specia mund të ketë qenë në ditët e fundit të jetës dhe duke mos pasur forcë për të ndjekur turmën, ka marrë tjetër rrugë duke u futur në ujërat e detit. “Nuk mund ta përcaktojë dot se cilës familje i përket ky gjitar, pasi është tej mase i dekompozuar. Por, duke parë trupin, mendoj se specia ka ngordhur rreth dy muaj më parë”, është shprehur Shëmilli. Sipas specialistit, mendohet që balena të ketë ardhur nga ujërat oqeanike drejt Mesdheut, duke u bllokuar në mes të Adriatikut. Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të Plazhit, Alfred Dhuli, tha se me specien e rrallë do të merren ditën e djeshme, pasi të kontaktohet me institutin e peshkimit, të cilët mund të kenë interes shkencor për ekzaminimin e kësaj kafshe detare të veçantë, por edhe specialistë të mjedisit. Sipas Dhulit, frika se mos gjitari detar ka ngordhur nga ndonjë sëmundje, si dhe lëshimi i ndonjë bakteri infektues në det, e bën të domosdoshëm praninë e specialistëve të mjedisit, të cilët do të jenë të pranishëm gjatë largimit nga bregu të kafshës detare të ngordhur dhe për ta studiuar atë.

burimi:
koha.net

Print this item

  Perse sherben tasti “PrintScreen” ?
Posted by: akson007 - 02-09-2022, 12:59 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (3)

[Image: images?q=tbn:ANd9GcSPiTV0tri802c_zehvGWq...gK6_DYkMcw]
Tasti PrtSc ose siq mund ta keni degjuar PrintScreen sherben per ti bere nje foto momentale asaj qfar keni ne ekranin tuaj. Shumica e kompjuterave e kane direkt por disa lloje te tjere e kane me kombinim tastesh. Pasi ta klikoni shkoni ne programin paint qe e ka qdo windows dhe aty klikoni ctrl + v dhe ne momentin qe ju shikoni imazhin e paraqitur ateher e beni Save As dhe e ruani ne desktop.

Print this item

  Viruset Trojan edhe në Mac!
Posted by: Leonard. - 02-09-2022, 12:20 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: f.0416233431380_210.png]
Edhe pse javën e kaluar, Apple kishte lëshuar një përditësim të ri për të ndaluar “krimbin” e njohur si Flashback, i cili po ka sukses, një tjetër virus është shfaqur në sistemet e kompjuterëve Mac që po shpërndahet përmes dokumenteve të Microsoft Office.

Virusi i ri në Mac, i cili është emërtuar me kodin “SabPub” nga Kaspersky, ose “Sabpab” nga Sophos dhe Intego, dhe po merr formën e Trojanit, tani po vjedh informacione nga kompjuterët e afektuar të Apple, Mac.

“Ka ardhur koha që përdoruesit e kompjuterëve Mac të zgjohen nga gjumi dhe ta ndiejnë këtë rrezik. Sabpab Trojan po krijohet si problem dhe nuk mund të injorohet më” ka thënë Graham Cluley, një konsulent i kompanisë Sophos. / Telegrafi /

Print this item

  Tri versionet e Windows 8
Posted by: Leonard. - 02-09-2022, 12:19 PM - Forum: IT Zone - No Replies

[Image: f.0417134248856_210.jpg]

Microsoft në blogun zyrtar publikoi detajet rreth versioneve të Windows 8. Në kundërshtim me informatat e mëhershme që kishin “rrjedhur” në të cilat përmendeshin më shumë versione, Tetëshja do të jetë në dispozicion në krejtësisht tri versione.

Dy versione do ti dedikohen kompjuterëve të bazuar në arkitekturën x86, ndërsa bëhet fjalë për një Windows 8 “të zakonshëm”, dhe versionin Windows 8 Pro. Versioni Pro në krahasim me atë standard do të sjell funksionet që i dedikohen shfrytëzuesve të avancuar dhe atyre afarist siç janë enkriptimi BitLocker, përkrahja për virtualizim, domenet, group policy dhe remote desktop (host). Windows Media Center do të jetë në dispozicion si përditësim i versionit Pro.

Kompjuterët e bazuar në ARM do të kenë një version të veçantë. Emri i këtij versioni do të jetë Windows RT, ndërsa edhe pse aplikacionet klasike x86 nuk do të mund të ekzekutohen në të, Windows RT do të ketë pjesën më të madhe të funksioneve të Windowsit “të vërtetë” dhe do të shitet me Office 15. Siç dihet nga më herët, Windows për ARM nuk do të mund të blihet në treg, por do të shitet kryesisht me kompjuterët e rinj. /Telegrafi/

Print this item