![]() |
|
Viruset Trojan edhe në Mac! - Printable Version +- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com) +-- Forum: KOMUNITETI (https://esportskosova.com/forum-107.html) +--- Forum: IT Zone (https://esportskosova.com/forum-24.html) +--- Thread: Viruset Trojan edhe në Mac! (/thread-19233.html) |
Viruset Trojan edhe në Mac! - Leonard. - 02-09-2022 ![]() Edhe pse javën e kaluar, Apple kishte lëshuar një përditësim të ri për të ndaluar “krimbin” e njohur si Flashback, i cili po ka sukses, një tjetër virus është shfaqur në sistemet e kompjuterëve Mac që po shpërndahet përmes dokumenteve të Microsoft Office. Virusi i ri në Mac, i cili është emërtuar me kodin “SabPub” nga Kaspersky, ose “Sabpab” nga Sophos dhe Intego, dhe po merr formën e Trojanit, tani po vjedh informacione nga kompjuterët e afektuar të Apple, Mac. “Ka ardhur koha që përdoruesit e kompjuterëve Mac të zgjohen nga gjumi dhe ta ndiejnë këtë rrezik. Sabpab Trojan po krijohet si problem dhe nuk mund të injorohet më” ka thënë Graham Cluley, një konsulent i kompanisë Sophos. / Telegrafi / Re: Viruset Trojan edhe në Mac! - SannctuM; - 02-09-2022 Qita virusa ta prishin krejt kompjuterin kta far Sabpab |