| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 625 online users. » 0 Member(s) | 622 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 44
|
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 52
|
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 55
|
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 64
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 60
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 78
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 270
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 701
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 703
|
|
|
| Pas tri vitesh, sistemi Slax Linux rikthehet me versionin 7. |
|
Posted by: sky - 10-09-2022, 02:53 PM - Forum: IT Zone
- Replies (1)
|
 |
![[Image: ss1th.png]](http://img252.imageshack.us/img252/4128/ss1th.png)
Nuk mund të mohohet që viti 2012 ka qenë një vit i frytshëm për llojet Linux në përgjithësi, por diçka që shkon po ashtu në favor të tij është edhe rilindja e llojeve për të cilat nuk kemi dëgjuar për vite.
Dy raste tani mund t’i përmendim: në gusht pamë rikthimin e shumë-festuar të Damn Small Linux pas katër vitesh heshtjeje dhe vetëm gjatë kësaj jave një tjetër ngjarje e ngjashme ndodhi.
Veçanërisht, pas tri viteve pa lajme të reja, të Slax Linux, të hënën u përditësua në versionin 7.0. “Unë jam i lumtur të lajmërojë lëshimin përfundimtar të versionit 7.0 të Slax-it, me emrin kodues Green Horn,”- thuhet në lajmërimin zyrtar në uebfaqen e Slaxit.
“Pas më tepër se tri vitesh heshtjeje, Slax është kthyer në aksion dhe është më mirë se kurrë më parë.”
Vetëm 210 MB
Për ata që nuk janë të familjarizuar me të tashmë, Slax është një sistem që mund të provohet me CD të bazuar në Slackware Linux, por me një llojllojshmëri të softuerëve të parainstaluar dhe një ndërfaqe grafike të përdoruesit e po ashtu edhe veglat për rikthim për administratorët e sistemeve
Slax Linux1Versioni 7.0 përfshin bërthamën më të re të Linux-it së bashku me desktopin KDE4, kompilatorin GCC dhe “shumë gjëra të tjera”, të gjitha në një shkarkim që është përafërsisht 210 MB.
Slax është po ashtu në dispozicion në më tepër se 50 gjuhë dhe përfshin përkthime, fonte të ndryshme, opsione të sistemit për çdo lokalizim dhe “keyboard mapping”. Jo vetëm kaq, por qasja modulare e këtij sistemi “iu jep mundësinë që të përfshini çdo softuer tjetër në Slax me lehtësi,” -shpjegojnë zhvilluesit e softuerëve.
“Nëse ju mungojnë të parapëlqyer editorët e tekstit, vegla e rrjetit, ose loja, thjesht shkarkoni një modul me softuer dhe kopjojeni atë në Slax dhe nuk ka nevojë që të instalohet, nuk ka nevojë që të konfigurohet.”
I instaluar në USB për 25 dollarë
Slax 7.0 është tani në dispozicion pa pagesë. Sidoqoftë, ju mund të porosisni një flash disk prej 16 GB që vjen me Slax të instaluar në të për 25 dollarë.
Ju mund t’i provoni edhe Puppy Linux dhe Damn Small Linux po ashtu.
Por nëse ju keni harduerë më të vjetër që dëshironi t’i rigjallëroni, ky sistem do të mund të ishte një opsion i mirë për të provuar. (PC World Albanian)
Per te shkarkuar Code: http://www.slax.org/
|
|
|
| Daily Guides. |
|
Posted by: TooN - 10-09-2022, 02:01 PM - Forum: League of Legends
- No Replies
|
 |
Prej sot qdo dit e postoj kah 1 Guide t'vogel n'kit post.
12/16/2012: Qka osht Armor & Magic Penetration? Armor Penetration ja ul kundershtarit Armorin per ata qe e ka item. Psh 20% Armor Penetration ja ul Armor per 20% per ata qe e ka Armor Penetration item. E njejta osht edhe per Magic Penetration veq se ja anulon Magic Resist. Mbani mend se kto bonuse vlejn vetem per ate champion qe e ka item e jo per krejt ekipin!
12/17/2012: Sa rrok Critical Strike dhe deri ne sa % mund te rritet mundesia qe me rrok Critical Strike? Critical Strike rrok sa ki damage x2. Per level 1 shanca per me rrok Critical Strike munet mu kon deri 20.25% kurse per level 18 shanca munet mu kon 100%!
12/18/2012: Ability power nuk shkon qaq sa ki Ability Power ne extra damage, varet prej champion. Por ka nga ata qe shkon edhe me shum se 100%!
12/19/2012: Qka osht Baron Nashor? Baron Nashor osht 1 monster i cili nuk munet me u myt 1vs1 po preferohet me shku krejt ekipi. Kur e myt i jep buff krejt ekipit edhe 300gold. Nese dikush osht i vdekun kur vdek baroni, aj nuk e merr buff por gold i merr.
12/20/2012: Qka jon Skill Shots? Skill Shots jon spella qe nuk ja bon dikuj target po veq e zgjedh rrugen qe ato e kalojn, nese e rrok dikon ja bon efektin e spellit, nese jo kurgjo. Psh, Ezreal ka 3 Skillshots, Q, W dhe R.
12/21/2012: Gjat festave te fundvitit muneni mi qu dikujt skina ose RP sikur gift.
12/22/2012: Qka jon Skins? Skins e ndryshojn pamjen e champion ose wards. Skins per champions blehen me Riot Points kurse skins per ward munen mu ble me Riot Points edhe me Infulence Points.
12/23/2012: Qfar modes munesh me lujt ne League of Legends? Ne LoL munesh me lujt Twisted Treeline, Dominion, Classic dhe Custom. Gjithashtu edhe kunder bots.
12/24/2012: Ku muj me gjet guides per champion? Guides per champion mundeni me gjet <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.solomid.net" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.solomid.net</a><!-- m -->" onclick="window.open(this.href);return false;" onclick="window.open(this.href);return false;
12/25/2012: Ku muj me pa turnira t'lojes? Turnirat e lojes mundeni mi gjet ne home page te lojes ose clientit, kurse turnirat qe jon majt ma heret muneni mi gjet ne youtube.
12/26/2012: Qysh muj me shti karakterin me kcy ose me thon sene? E hap chat edhe e shkrun: /dance ; /t ; /j ; /laugh
12/27/2012: Kur osht ma mir me ble skins edhe champions me riot points? Qdo jav, bin disa champions edhe skins 50% ne zbritje. Kur t'bin n'zbritje i bleni edhe i runi do RP.
12/28/2012: Qysh me gjet champion tem? Per me fokusu kameren te champion preke space ose F1.
12/29/2012: A ka channel interesant qe qesin video t'lojes? Po. Disa jon Jumpinthepack, Videogamedunkey, LoL9songs etj.
12/30/2012: Qka jon Legendary Skins? Legendary Skins jon skinat ma te shtrejtit n'loj.
12/31/2012: Qysh muj me qu gift? Gift munesh me qu gjat festave te fundvitit. Hin ne shop opsioni i 2t.
1/1/2013: Qka muj me qu gift? Gift munesh me qu skins rp edhe champions.
1/2/2013: Me qka muj me ble RP n'Kosov? Me Credit Card Visa.
1/3/2013: Kush duhet me u fokusu i pari ne fight? I pari duhet me u fokusu AD ose AP Carry, varet cili ka items ma te mira.
1/4/2013: Kush duhet me u fokusu i dyti ne fight? I dyti duhet me u fokusu AD ose AP Carry, varet cili i ka items ma te kqija.
1/5/2013: Kush duhet me u fokusu i treti ne fight? Top nese osht bruiser.
1/6/2013: Kush duhet me u fokusu i katerti ne fight? Jungler
1/7/2013: Qka bohet kur e myt dikon qe u kon legendary? Aj qe e merr kill i merr 500gold.
|
|
|
| Shkencëtarët regjistrojnë shkrirje rekorde të akullit |
|
Posted by: LND. - 10-09-2022, 08:24 AM - Forum: IT Zone
- No Replies
|
 |
![[Image: f.1130170051263_210.jpg]](http://www.telegrafi.com/foto/shkence/f.1130170051263_210.jpg)
Copat polare të akullit të Antarktidës dhe Grenlandës tani janë duke u shkrirë tri herë më shpejt se në vitin 1990, thuhet sipas një studimi shokues të publikuar të enjten dhe bashkë-autor ka nga një shkencëtarët e Boulder.
Deri më sot, besohet se akulli i shkrirë ka shtuar vetëm rreth gjysmë inçi në nivelin e detit. Por ritmi i shpejtë i shkrirjes së akullit, veçanërisht në Grenlandë, tani ka shqetësuar shkencëtarët.
Hulumtimi i ri i botuar në revistën Science konstaton se Antarktida po shkrihet, por pika më të mëdha të shkrirjes së akullit vërehen në Grenlandë, të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të ishullit, për ta bërë çështjen edhe më kritike.
Niveli i shkrirjes është rritur nga rreth 55 miliardë ton sa ishte në vitin 1990 në pothuajse 290 miliardë ton në vit kohëve të fundit, thuhet në bazë të studimit të Science.
"Greenlanda me të vërtetë është duke u shkrirë" tha bashkë-autori i studimit Ted Scambos, shkencëtar në Boulder National Snow and Ice Data Center, i cili është pjesë e Universitetit të Kolorados.
"Në Grenlandë, shkrirja ishte aq e rëndë sa ajo mori me vete edhe instrumentet tona të cilat i përdorim për të matur shkrirjen e copave të akullit" ka shtuar Scambos. / Telegrafi /
|
|
|
|