| Welcome, Guest |
You have to register before you can post on our site.
|
| Online Users |
There are currently 769 online users. » 0 Member(s) | 766 Guest(s) Applebot, Baidu, Bing
|
| Latest Threads |
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
|
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
|
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
|
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 224
|
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 583
|
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
|
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
|
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
|
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,424
|
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170
|
|
|
| Apple CEO Tim Cook: "Jam krenar që jam gay" |
|
Posted by: iceboy - 08-22-2024, 12:39 PM - Forum: IT Zone
- Replies (9)
|
 |
![[Image: OR_01-630x420.jpg]](http://images.bwbx.io/cms/2014-10-30/OR_01-630x420.jpg)
Apple CEO, Tim Cook, ka dalë përpara publikut me një deklaratë në webfaqen e BloombergBusinessweek të befasueshme, por të parapritur. Përderisa shumë njerëz ishin duke spekuluar rreth sexualitetit të CEO-t të Apple, kjo ese e shkruar nga ai vetë konfirmon për herë të parë orientimin e tij sexual.
Më poshtë mund ta lexoni esenë e plotë...
Quote:Gjatë gjithë jetës sime profesionale e kam provuar të ruaj një nivel bazë të privatësisë. Vijë nga rrënjë modeste dhe nuk kërkoj të tërheq vëmendjen rreth vetes sime. Apple tashmë është një ndër kompanitë më të vështruara nga afër në botë dhe mua më pëlqen ta mbaj përqendrimin tek produktet dhe gjërat e pabesueshme që klientet tanë arrijnë me to.
Në të njëjtën kohë, besoj thellë në fjalët e Dr. Martin Luther King, i cili tha: "Pyetja më këmbëngulëse dhe urgjente e jetës është: "Çfarë je duke bërë ti për të tjerët?" Unë shpesh e sfidoj veten me atë pyetje, dhe kam ardhur në përfundim se dëshira ime për privatësi personale ka qenë duke më mbajtur mbrapa nga të bërit diçka më të rëndësishme. Kjo është ajo çfarë më ka çuar mua tek "sot".
Me vite kam qenë i hapur me shumë njerëz për orientimin tim sexual. Shumë nga kolegët tek Apple e dinë që une jam "gay" (homosexual) dhe nuk duket të bëjë ndonjë ndryshim kjo në mënyrën se si ata më trajtojnë mua. Natyrisht se kam patur fatin e mirë të punoj në një kompani e cila e dashuron kreativitetin dhe inovacionin dhe e di se mund të lulëzojë vetëm atëherë kur i përqafon preferencat e njerëzve të tjerë. Jo çdokush është kaq me fat.
Megjithëse unë kurrë nuk e kam mohuar seksualitetin tim, nuk e kam pranuar publikisht atë deri më tani gjithsesi. Pra më lini të jem i qart: Jam krenar që jam gay dhe të qenit i tillë e konsideroj si një ndër dhuratat më të mëdhaja që Zoti më ka dhënë.
Të qenit homosexual, mua më ka dhënë një kuptim më të thellë të asaj se çfarë do të thotë të jesh një pakicë dhe më ka mundësuar një dritare në sfidat me të cilat njerëzit në grupet e tjera minoritare merren me to çdo ditë. Më ka bërë më të ndjeshëm, gjë e cila kjo më ka çuar tek një jetë më e pasur. Kishte edhe kohëra kur jeta ishte e vështirë dhe e pakëndshme, por gjithsesi më ka dhënë besimin të jem vetëvetja, të ndjek rrugën time dhe të ngrihem vështirësitë dhe fanatizmat. Ajo gjithashtu më ka dhënë lëkurën e një rinoceronit, e cila bëhet e dobishme kur je CEO i Apple.
Bota ka ndryshuar aq shumë që kur isha fëmijë. Amerika është duke ecur përpara drejtë barazisë në martesë, dhe figurat publike të cilat janë shfaqur guximshëm, kanë ndihmuar shumë në perceptimet e ndryshimit dhe e kanë bërë kulturën tonë më tolerante. Megjithatë, ka disa ligje në shumicën e librave të shteteve që i lejojnë punëdhënësit që t'i pushojnë nga puna njerëzit të cilët janë të bazuar vetëm në orientimin e tyre seksual. Ka shumë vende ku pronarët mund të dëbojnë qiramarrësit për shkak të të qenit homoseksual, ose mund të pengohemi nga për t'i vizituar partnerët e sëmurë dhe të behemi pjesë e trashëgimive të tyre. Njerë të panumërt, veçanërisht fëmijë, përballen çdo ditë me frikë dhe abuzim për shkak të orientimit të tyre sexual.
Unë nuk e konsideroj veten si një aktivist, por e kuptoj se sa shumë kam përfituar nga sakrifica e të tjerëve. Pra nëse dëgjoni se CEO i Apple është gay, mund t'i ndihmojë dikujt që është duke vuajtur për t'u përballur me termet e tij/saj jetësore, ose t'i sjell ngushëllim dikujt që ndihet vetëm, apo të frymëzojë njerëz në këmbënguljen e barazisë së tyre, atëherë kjo ia vlen në këmbim me privatësinë time.
Do ta pranoj se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë. Privatësia mbetet e rëndësishme për mua dhe do të doja të mbaja një pjesë te vogël të saj. Apple e kam bërë punën time të jetës dhe do të vahzdoj të shpenzoj virtualisht të gjithë të gjithë kohën time të zgjuar i fokusuar në të qenit CEO më i mirë që mund të jem. Kjo është ajo çfarë punëtorët tanë meritojnë-dhe klientët tanë, zhvilluesit, aksionerët dhe partnerët e prodhimit e meritojnë atë gjithashtu. Pjesë e progresit socjal është te kuptosh se një person nuk është i definuar vetëm nga sexualiteti i tij, raca, apo gjinia. Unë jam një inxhinier, një dajë/xhaha, adhurues i natyrës dhe i aktivitetit në palestër, një djalë i Jugut, fanatik i sporteve dhe shumë gjëra të tjera. Shpresoj që njerëzit do ta respektojnë dëshirën time të të fokusuarit në gjërat që jam më së miri i pershtatur për to dhe punën që më sjell lumturi.
Kompania që unë jam aq me fat për ta udhëhequr ka mbrojtur gjatë të drejtat e njeriut dhe barazinë për të gjithë. Ne kemi marrë një qëndrim të fortë në mbështetje të një projekt-ligj për barazinë në vendin e punës përpara Kongresit, njësoj sikur se qëndruam për barazi martesore në atdheun tonë në Kaliforni. Ne folëm gjithashtu në Arizona, kur legjislatura e atij shteti miratoi një projekt-ligj diskriminues duke synar komunitetin homoseksual. Ne do të vahzdojmë të luftojmë për vlerat tona, dhe më besoni se cili do CEO i kësaj kompanie të jashtëzakonshme, pa dallim nga raca, gjinia apo orientimi seksual, do ta bënte të njëjtën gjë. Dhe unë personalisht do të vazhdojë të avokojë për barazi për të gjithë njerëzit deri kur gishtërinjtë e mi tregojnë me shenjë nga lart.
Kur arrij në zyrë çdo mëngjes, përshëndetem nga fotografitë e Dr. King dhe Robert F. Kennedy. që ndodhen në korniza. Unë nuk pretendoj se shkrimi i kësaj eseje më vë mua në ligën e tyre. E gjitha çfarë ky shkrim mund të bëjë, është të më lejojë mua t'i shikoj ato fotografi në mur dhe ta di që jam duke e bërë pjesën time, megjithëse e vogel, t'i ndihmoj të tjerët. Ne së bashku e kemi rrugën e ndriçuar nga dielli perpara drejtë drejtësisë, tullë pas tulle. Kjo është tulla ime.
Marrë nga BloombergBusinessWeek dhe përkthyer nga iceboy për eSportsKosova.com, Tetor 2014.
|
|
|
| - Rregullorja për Ad-dons - |
|
Posted by: ScrappeR - 08-21-2024, 05:39 PM - Forum: AMX - Addon's
- Replies (3)
|
 |
- Titulli i Temes: Ad-dons Zombie, Ad-dons Furien, Ad-dons ClanWar... ps: (Ad-dons ZombiePlague 5.0)
- Nuk lejohet në titull by X Person
- Nuk lejohet në titull të shënohet Linux ose Windows
- Nuk lejohet në titull të tregohet verzioni apo ndonjë shkrim tjeter është jasht rregullave të postimit.
![[Image: OYIFmcv.png]](http://i.imgur.com/OYIFmcv.png)
- Përshkrimi: Çfarë është Ad-donsi juaj, dhe qfarë ka në të, modifikimet, maps, models, etj...
- Modat Aktive
- Moda I (psh: AmxModX)
- Moda II (psh: Metamod)
- Moda III (psh: Dproto)
- Për (Linux dhe Windows)
![[Image: orQLgii.png]](http://i.imgur.com/orQLgii.png)
- Verzioni: V1.0, V2, V1.5 et...
- Autori: (I këtij Ad-donsi).
- Lista Plugins-av: Ju duhet të paraqisni plugins-at tuja shtesa (pa bazë)
- Plugin1 ; Për cfarë shërben
- Plugin2 ; Për cfarë shërben
- Plugin3 ; Për cfarë shërben
- Plugin4 ; Për cfarë shërben
![[Image: YamMKgu.png]](http://i.imgur.com/YamMKgu.png)
- Fotoja: ( Jo e detyrueshme )
- Posto një foto për prezantimin më të detajuar të këtij Ad-donsi. http://prntscr.com/ (ngarkoni këtu)
![[Image: dzysCv0.png]](http://i.imgur.com/dzysCv0.png)
- Shkarkimi, kujdes!
- Posto vetëm linka të vlefshëm (valide).
- KUJDES!
- Nëse nuk postoni sipas rregullores 'Tema' juaj do të fshihet menjëherë nga 'STAFI' dhe nuk do të mirret parasysh.
- Nuk lejohet postimi me Link të gatshem nga forume tjera.
* Fotot e rregullores mund ti merrni këtu të gatshme:
-> Përshkrimi
Code: [img]http://i.imgur.com/OYIFmcv.png[/img]
-> Njoftimi
Code: [img]http://i.imgur.com/orQLgii.png[/img]
-> Udhëzimet
Code: [img]http://i.imgur.com/WwyMGHI.png[/img]
-> Fotoja
Code: [img]http://i.imgur.com/YamMKgu.png[/img]
-> Shkarkimi
Code: [img]http://i.imgur.com/dzysCv0.png[/img]
|
|
|
| Modeli si të postojmë Plugins |
|
Posted by: ScrappeR - 08-21-2024, 04:49 PM - Forum: AMX - Plugin's
- Replies (2)
|
 |
- Titulli i Temes: [Plugin] Fake C4, [Plugin] Nofka, [Plugin] Zombie VIP... ps: ([Plugin] Admin Model)
- Nuk lejohet në titull by X Person
- Nuk lejohet në titull të tregohet verzioni apo ndonjë shkrim tjeter është jasht rregullave të postimit.
- Nuk lejohet postimi nëse nuk gjendet filja SMA (source code), që mund të përfitojn edhe të tjerët nga ajo, modifikim shtim i diqkaje etj..
![[Image: OYIFmcv.png]](http://i.imgur.com/OYIFmcv.png)
- Përshkrimi: Detajet se qfarë shërben ky X plugin.
![[Image: orQLgii.png]](http://i.imgur.com/orQLgii.png)
- Emri: I pluginit.
- Verzioni: Përkatës i pluginit.
- Autori: (I cili e ka krijuar ket plugin).
- Editori: (I cili e ka modifiku ket plugin).
![[Image: WwyMGHI.png]](http://i.imgur.com/WwyMGHI.png)
- 1 Emri_Pluginit.sma kët file, e fut atë në addons / amxmodx / scripting / këtu
- 2 Emri_Pluginit.amxx kët file, e fut atë në addons / amxmodx / plugins / këtu
- 3 Emrin e files e shkruani brenda tek addons / amxmodx / configs / plugins.ini këtu
- Cvar-s i pluginit: (e shtoni tek amxmodx \ configs \ amxx.cfg) :
amx_cmd(qfar komande te ket kjo cvar qitet ktu) "shifra" - dhe përshkrimin i kësaj komande.
- Komandat për admin: (ajo që shkruani në konzole):
amx_cmd <Emrin> - dhe përshkrimin i kësaj komande.
- Komanda publike: (të shkruani në chat duke përdorur butonin "Y"):
/ cmd - dhe përshkrimin i kësaj komande.
- Modulet e nevojshme: (qfarë moduli përdor ky plugin shtoni tek filja amxmodx \ configs \ modules.ini) :
- geoip
- cstrike
- csx (dhe module tjera që i nevoiten...)
![[Image: YamMKgu.png]](http://i.imgur.com/YamMKgu.png)
- Fotoja: ( Jo e detyrueshme )
- Posto një foto për prezantimin më të detajuar të këtij plugini. http://prntscr.com/ (ngarkoni këtu)
![[Image: dzysCv0.png]](http://i.imgur.com/dzysCv0.png)
- Shkarkimi, kujdes!
- Posto vetëm linka të vlefshëm (valide).
- KUJDES!
- Nëse nuk postoni sipas rregullores 'Tema' juaj do të fshihet menjëherë nga 'STAFI' dhe nuk do të mirret parasysh.
- Nuk lejohet postimi me Link të gatshem nga allieds, ose nga forume tjera.
* Fotot e rregullores mund ti merrni këtu të gatshme:
-> Përshkrimi
Code: [img]http://i.imgur.com/OYIFmcv.png[/img]
-> Njoftimi
Code: [img]http://i.imgur.com/orQLgii.png[/img]
-> Udhëzimet
Code: [img]http://i.imgur.com/WwyMGHI.png[/img]
-> Fotoja
Code: [img]http://i.imgur.com/YamMKgu.png[/img]
-> Shkarkimi
Code: [img]http://i.imgur.com/dzysCv0.png[/img]
|
|
|
| Fuqia i takon Allahut / Polici që shau Allahun, 2 video © |
|
Posted by: -M- - 08-19-2024, 07:59 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (17)
|
 |
Video e shkurter qe tregon Madheshtine dhe Fuqine e Pafundme te All-llahut Subhanehu ue Teala, ligjeruar nga Muhammed Abdul Jabbar:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=6xLtrF9X3jY[/youtube]
Nga minuta e 3:53 e deri ne fund te rrenqethet mishi...
Kurse ne kete video, ligjeruar nga Hoxhe Ahmed Kalaja (pjese e shkeputur nga hutbeja e namazit te xhumase), imam ne Xhamine Dine Hoxha ne Tirane, ndiqeni:
[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=SUwrDYjj3IE[/youtube]
|
|
|
| Fakte të çuditshme që shkencëtari i NASA-s pranojë Islamin |
|
Posted by: ScrappeR - 08-19-2024, 06:45 PM - Forum: Feja Islame
- Replies (1)
|
 |
Faktet jashtëzakonisht të çuditshme që e bën shkencëtarin e NASA-s të pranojë Islamin,
![[Image: nasa-640x320.jpg]](http://cudira24online.com/wp-content/uploads/2014/10/nasa-640x320.jpg)
Quote:Prof.dr. Halid el-Ubejdi
Karner e dha edhe këtë dëshmi: “NASA PARA DHJETË VITESH E KA ZBULUAR MREKULLINË E NATËS SË KADRIT, POR NUK E KA BËRË TË MADHE NGA FRIKA SE KUR TA MARRIN VESH NJERËZIT NGA E GJITHË BOTA E TA KRAHASOJNË FAKTIN SHKENCOR ME AJETIN KURANOR, ME TË MADHE DO TË HYJNË NË ISLAM”.
Në Univers vazhdimisht po regjistrohen fakte që dëshmojnë kohë pas kohe vërtetësinë islame. Me dëshmitë më të reja, shkenca qëndron duke e folur të vërtetën për ‘Gjykatësen e feve’ përpara gjykatësve, këshilltarëve dhe avokatëve të tjerë. Skenca gjithnjë e më shumë mbështet tekste kuranore e sunetike. Kjo bën që te disa të mbretërojë pasioni dhe krenaria, e madje disa me entuziazëm të pranojnë: “Po pasha Zotin, Islami është feja e vërtetë!”. James M.Karner, njëri nga shkencëtarët e njohur nga lëmia e astronomisë dhe hulumtimeve kozmike, nuk mund të vinte në vete nga magjepsja, pasi që dituria e tij e solli deri te dëshmitari i ri në gjithësi, që t’i thotë se Islami është feja e vërtetë. Kjo ndodhi kur u dëshmua se rrezet kozmike janë shumë më të rrezikshme për mbështjellësin atmosferik të Tokës sesa rrezet nukleare dhe se është e pamundshme të kalohet me anije kozmike, sepse kallin gjithçka që godasin, përpos nëpërmjet vetëm një dritareje të mbështjellësit që e kishin zbuluar astronomët e që i dhanë emrin ‘Van Allen’. Megjithatë, Karner shpejt e kuptoi se ky nuk ishte ndonjë zbulim i ri, sepse për dritaren e njëjtë ka folur Zoti në shpalljen e fundit në Kuran: “Edhe sikur atyre t’ua hapnim një dritare në qiell, e ata të ngjiteshin përmes saj, ata sërish do të thonin: “Vetëm po na duket ashtu, ne jemi njerëz të magjepsur”. (El Hixher 14-15) Pasi u njoftua me këtë ajet, Karner e shpalli se konvertohet në Islam dhe se do të përkushtohet edhe më shumë në profesionin e tij në Agjencinë Amerikane Kozmike NASA. Karner vazhdoi rrugëtimin e tij hulumtues, tani më përmes Islamit, duke u përpjekur të kuptojë dhe interpretojë ritin e puthjes së Gurit të Zi (Haxherul Esued) të vendosur në Qabe dhe arriti në përfundim se Guri i Zi regjistron dhe shënon çdo haxhi që arrinë ta puth ose përshëndet atë gjatë ritualit të tavafit rreth Qabës. Zbuloi në bazë të analizës së mostrës së Gurit të Zi, se ai lëshon 20 lloje të padukshme rrezesh, në drejtime të ndryshme përmes valëve të shkurta, kurse secila nga ato rreze depërton nëpërmes 10.000 njerëzve. Ky zbulum i Karnerit, na kujton thënien e imam Shafiut, i cili ka thënë se: “Guri i Zi regjistron çdo haxhi, që kalon afër Qabes qoftë për haxh ose umre, ai e fotografon atë, duke lënë gjurmë të shenjës së rrezes sipas numrit të sjelljes së haxhiut përreth Qabes”. Këtë të dhënë e ka konfirmuar edhe shkencëtari dr. Abdul-Basit Muhamed Sejjid, drejtor i Institutit për Hulumtimin e Dijeve Transcedentale të Kuranit në Egjipt.
Bazuar në mostrën e Gurit të Zi, Karner erdhi në rezultatet për të cilat ka folur edhe dr.Abdul Basiti në intervistën e tij për gazetën ‘Al-Shuruk al Xhezairije’, ku ai zbuloi vjedhjen e një cope nga Guri i Zi nga Britania e Madhe, e cila kishte angazhuar në mënyrë perfide njeriun e saj spiun, e kishte dërguar në Marok, ku dhjetë vjet studioi gjuhën arabe, e pastaj shkoi në Egjipt për ta kryer punën e tij. Në të vërtetë ai në Egjipt u përdrodh e depërtoi në mesin e haxhinjve dhe kur qëndroi në Meke, një orë para agimit shfrytëzoi rastin, sepse atë kohë para 100 vitësh nuk kishe përforcime rojesh rreth Qabes, kështu që individi vetë mund të bënte tavafin e të sillej rreth Qabes. Ky spiun arriti të shkëpus tri pjesë të vogla të Gurit të Zi, me qëllim që anglezët të dinë të vërtetën e madhe rreth atij Guri. Njëzet vjet pas kësaj, Muzeu Britanik shpalli se Guri i Zi (Haxherul Esvued) nuk ka rënë nga sistemi diellor, pra nga galaktika jonë dhe se haxhinjtë e puthin një Gur që nuk ka prejardhje as nga Toka e as nga Sistemi ynë diellor, por se ka rënë nga ndonjë sistem tjetër. Ky është rrëfimi që Karner dëgjoi pasi e pranoi Islamin, prandaj shkoi për ta vizituar Muzeun Britanik, mori mostrën e Gurit të Zi, të cilën e shkëputi me ndihmën e laserit, ashtu që t’i vërtetojë zbulimet e tij. Rrëfimi për vjedhjen e pjesës së gurit të Zi, të cilën e kishte organizuar Anglia, e kanë theksuar shumë studiues, në mesin e të cilëve edhe gjeologu i njohur egjiptian Zaglul Nexhdzhar, i cili ofroi dëshmi se ai spiuni anglez, pas këtij akti kishte pranuar Islamin dhe kishte shkruar librin “Rruga drejt Mekës’, ku e kishte pas shpalosur edhe nënshtrimin e tij ndaj Zotit të Botëve, Allahut xh.sh. Karner kishte vazhduar me zbulimet e tij, duke u fokusuar në sekretin e qetësisë dhe sigurisë që ofron nata e Lejletul Kadrit. Kurani na lajmëron për atë natë, në suren El Kadër, ku thuhet: “Siguria e asaj nate është deri sa të zbardh agimi” (El Kadëer 5) Për pushtetin e kësaj nate vërteton edhe hadithi i Muhamedit s.a.v.s: “Nata e Lejletul Kadrit është e kthejlltë dhe e ndritshme, në të s’ka as vapë as acar, në të s’ndodhin gjuajtjet me yje (s’ka yjerënës), atë mëngjes Dielli lind pa rreze të forta, sikur të ishte enë ovale, sikur ai të ishte Hënë dritëdhënës”. Shkencërisht është argumentuar se në Tokë bijnë vetëm brenda një dite, prej jacisë e deri në sabah në mes 10.000 deri ne 20.000 meteorë, përveç në natën e Lejletul Kadrit, në të cilën natë në Tokë nuk bie asnjë trup qiellor e asnjë rreze. Kjo është konfirmuar së fundmi edhe nga NASA. Dr.Abdul Basit tërhoqi vërejtjen në faktin se as arabëve e as muslimanëve, të cilët i përmbahen kësaj feje të vërtetë të Zotit, nuk u shkoi dot për dore t’i argumentojnë faktet kuranore, por si duket vetë Zoti deshti që atë ta zbulojnë të tjerët dhe përmes dritës së fakteve dhe udhëzimit të Tij ta pranojnë Islamin, të argumentojnë fjalët e Allahut, të kuptojnë pse thotë: “Siguria e asaj nate është deri sa të zbardhë agimi” dhe se në atë natë Toka nuk goditet nga yjet (nuk ka yjerënëse). Karner e dha edhe këtë dëshmi: “NASA PARA DHJETË VITESH E KA ZBULUAR MREKULLINË E NATËS SË KADRIT, POR NUK E KA BËRË TË MADHE NGA FRIKA SE KUR TA MARRIN VESH NJERËZIT NGA E GJITHË BOTA E TA KRAHASOJNË FAKTIN SHKENCOR ME AJETIN KURANOR, ME TË MADHE DO TË HYJNË NË ISLAM”.
|
|
|
|