Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,855
» Latest member: zjohndrk6666
» Forum threads: 38,151
» Forum posts: 351,859

Full Statistics

Online Users
There are currently 692 online users.
» 0 Member(s) | 688 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Facebook

Latest Threads
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
Yesterday, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 10
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 32
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 47
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 224
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 583
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 573
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 397
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,388
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 109,422
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 170

 
  Fshi virusin: "Shiko se kush te ka vizituar profilin tend"
Posted by: insingi - 08-25-2024, 09:44 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (5)

Kohet e fundit besoj qe e keni verejtur virusin ne facebook 'Zbulo se kush e ka vizituar profilin e juaj' dhe nje link I shoqeruar me ate tekst. Virusi mund te hiqet shume leht, vetem mjafton qe ti ndiqni 3 hapa te thjeshte.

Per ata qe duan ta heqin virusin: "Zbulo se kush e ka vizituar profilin e juaj"
1. Hyni ne Settings (larte ne te djathte);
2. Klikoni ne Apps (anash ne te majte);
3. Klikoni X apo Remove tek "Spotify me".

-Un s'e kom pas kit virus, veq u munova sado pak me paraqit me foto, qe ta keni me te qarte.

[Image: inh85y.png]
..Dhe virusi u fshi!

Print this item

  Thomas Vermaelen | Wallpaper
Posted by: roxxanne. - 08-25-2024, 08:47 PM - Forum: Punimet - Replies (4)

1. Titulli i dizajnit: Thomas Vermaelen | Wallpaper
2. Lloji i Dizajnit: Wallpaper
3. Punuar me: Adobe Photoshop CS6
4. Pershkrimin i dizajnit: Thomas Vermaelen , 1 wallpaper pak ashtu diqka Smile , shpresoj tju pelqen
5. Autori: roxxanne.

[Image: thomas_vermaelen_by_jasiin-d8507sg.jpg]

Print this item

  Antar e Muajit - Nentor
Posted by: LongHorn - 08-25-2024, 04:07 PM - Forum: Të rejat & Info - Replies (15)

Tu i mar parasysh kriteret e cekura n`postin e lajmrimit per Antari i Muajit, i publikuam antaret e muajit e ata jon.

[Image: antariimuajit.png]

● dammz+ - http://esportskosova.com/memberlist.php?...file&u=685
● minipandazz - http://esportskosova.com/memberlist.php?...le&u=45784
● Riharddz - http://esportskosova.com/memberlist.php?...le&u=23555


Zgjedhja e ketyre userave u bo brenda stafit kshtu qe urime djem, e ata tjert qe kan prit se zgjedhen Antari i Muajit per kete muaj mos i hupni shpresat, vazhdoni me punen se nuk na ik prej syve asnjoni prej atyne qe punojn.

Klikoni ktu per me pa listen e Antarve te muajit

eSportsKosova staff.

Print this item

  BiniBin Computer's | Logo + Cover
Posted by: roxxanne. - 08-25-2024, 12:32 PM - Forum: Punimet - Replies (3)

1. Titullin e dizajnit: BiniBin Computer's | Logo + Cover
2. Llojin i Dizajnit: Wallpaper - Cover
3. Punuar me: Adobe Photoshop CS6
4. Pershkrimin i dizajnit: E kom bo kit logo pasi 1 shok i jemi e ka servisin e vet dmth per Kompjutera , nuk osht aq logo e komplikume osht shum e thjesht , flm .
5. Autori: roxxanne.


Wallpaper - Logo
[Image: R9CpYzz.jpg]

Cover:
[Image: kWPcFmf.jpg]

Print this item

  Si Te Instalojme Windows 10 [Ne Menyre Perfekte]
Posted by: M3FAT1 الله - 08-25-2024, 11:32 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (13)

Pershendetje !

Quote:Sot do tju tregoj per instalimin perfekt te windows 10.Por un po ju them me pare se ju nuk duhet ta instaloni ne kompjuterat tuaj te punes pasi akoma windows 10 nuk eshte official pra eshte beta edhe e kan nxerrur per te pare tek userat cfare kane gabim, pra me mira instalone ne nje virtual machine.

Tutoriali 100% i pergatitur nga une.

Hapi 1 : Hapim Windows Insider Program dhe download windows 10 iso

Hapi 2 : I bejme burn kesaj iso ne nje disk,usb,virual machine

Hapi 3 : Pasi keni vendosur diskun,usb i beni restart pc edhe hyni tek booti edhe do ju dali nje si kjo :
[Image: XfVrpNx.png?1]

Hapi 4 : Zgjidhni gjuhen edhe me pas klikoni next

Pasi e beni kete do ju dali nje tabele :
[Image: pgiKidS.png?1]

Hapi 5 : Klikoni Install

Me pas do ju dal nje tabele e cila thote qe ju te zgjidhni te mbani programet edhe ta updetoni ne windwos 10 apo doni ta beni edhe njehere prej fillimit windwosin tuaj :
Tabela :
[Image: LJTIDm9.png?1]

Me pas zgjedhim komandat :
[Image: X80gRYn.png?1]

Hapi 7 : Kliko next

Me pas vashdon instalimi i windowsit :
[Image: gVLB7qo.png?1]

Me pas windowsi eshte instaluar me sukses tani ju duhet te shtoni :
1. email tuaj
2. Nqs keni onedrive
3. Ta dizenjoni

Me pas gjithcka ka perfunduar !

Ja si duket :
[Image: DvBd9Ke.jpg?1]

Quote:Ky punim është bërë nga M3FAT1 الله ekskluzivisht per eSportsKosova ©
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Është rreptësisht e ndaluar të kopjohet, rishpërndahet, ri-publikohet ose modifikohet çdo material që ndodhet në këtë punim.
Personi i cili e kopjon kete punim pa lejen e autorit do te ndeshkohet.

Print this item

  Çka është Phishing?
Posted by: M3FAT1 الله - 08-25-2024, 08:18 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

Phishing është njëra prej krimeve më të vjetëra kibernetike. Idea është për t’u shtirur si subjekt i besueshëm në internet duke u përpjekur për të marrë informacione personale. Kjo teknikë më së shumti përdoret për të eksploruar njerëz, ku më pas ngrihet pytja: Si ti largohemi mashtirimeve Phishing?



Definicioni Phishing

Shumica e metodave të Phishing-ut përdorin disa teknika mashtruese të dizajnuara për të krijuar një lidhje (link) në një adresë (që të dërgon tek uebfaqja falso) që duket se i përket organizatës. Kjo është një formë e mashtrimit që karakterizohet me përpjekjen për të marrur informata të rëndësishme si fjalëkalimet apo të dhënat e profilit.
[Image: %C3%87ka-%C3%ABsht%C3%AB-Phishing-dhe-si...rohemi.jpg]

Çka është Phishing dhe si të mbrohemi



Teknikat e Phishing-ut

Ka shumë lloje të Phishing-ut, por më e famshmja është teknika përmes adresës (e-mail). Shumica e meshazheve kanë një shenim urgjent që ju kërkon përdoruesve të shkruajnë letra kredenciale për të përditësuar të dhënat e llogarisë, duke ndrruar detajet, dhe verifikimin e llogarisë. Nganjëherë, ata kërkojnë të plotësoni një faqe për të pasur aksesë në shërbimet e reja deri tek lidhja e shtruar tek adresa.

Kur ju klikoni në atë lidhje, ju do të ridrejtoheni tek një faqe falso që është shumë e ngjajshme me kompaninë e besueshme. Hapi tjetër është pytja për të shkruar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Nëse kjo ndodh, mashtruesi mund të ju dërgojë tek ndonjë faqe tjetër apo ndonjë mashtrim që ju të shkarkoni gjëra me qëllim të keq.

Duket se nuk është e lehtë ta ndalojmë këtë mashtrim

Kjo metodë duket vërtet e njohur, por në fakt një studim ka shfaqur një rezultat befasues për këtë metod të mashtrimit. Vitin e kaluar, ishte bërë një studim i drejtuar nga Universiteti Shtetror i Karlifonisë Veriore, ku ata kishin pytur 53 studentë për të dalluar adresat falso nga ato origjinale. Nga kjo rezulton që thuajse të gjithë studentët ishin mashtruar. Kjo tregon që mashtruesit janë vërtetë ekspert në këtë fushë.

Çfarë duhet të bëjmë ne?

Mos hapni ndonjë uebfaqe të dyshimtë. Kontrolloni URL-në për të qenë i sigurtë se faqja është aktualisht pjesë e organizatës së uebfaqes dhe jo një faqe falso me një Domain të ndryshim si mybankk.com ose g00gle.com. Ne zakonisht ose jemi joshur ose të paktën aksidentalisht kemi klikuar në një tejlidhje(hyberlink) në adresë. Së pari ne vetëm dëshirojmë të kontrollojmë përmbajtjen e adresës nga njerëzit që ne nuk i njohim. Në raste tjera, dërguesi i adresës mund të jetë i afërt për ju, i emëruar si babi, gruaja, vëllau apo ndonjë kushëri. Ata sigurisht që nuk provojnë të mashtrojnë ty, por është e mundur që dikush ka hakuar llogaritë e tyre dhe i përdor ato për të mirën e tij.
Lidhja mund të kontrollohet duke mbajtur shigjetën tek fraza me lidhje. Adresa aktuale e faqes do të paraqitet në pjesën e majtë të shfletuesit tuaj në kuti ngjyrë gri.
Bëje shprehi të shkruani URL-në ose adresën e një uebfaqe që dëshironi ta vizitoni direkt. Largohuni nga lidhjet e uebfaqeve që ju duken të dyshimta.
Kontrolloje me kujdes URL-në që dëshironi t’a vizitoni. Sigurohni që adresa në kuti për të shikuar URL-në është në rregull.
Aty gjendet një ikonë sigurie që nëse e klikoni dy herë atëherë do të shihni informata e sigurisë. Shfletuesi juaj do e verifikoj uebfaqe.
Shfletuesi gjithashtu ka SSL(Secure Sockets Layer) për të mbajtur komunikimin ndërmjet serverit të uebfaqes dhe shfletuesit të sigurt dhe privat.
Nëse merrni ndonjë kërkesë për infomata personale, hapni një dritare të re një shfletuesin tuaj dhe vizitoni uebfaqen e organizatës duke shkruar adresën e tyre për të qenë i sigurtë që jeni duke u ballafaquar me një organizatë të vërtetë dhe jo me një faqe mashtruese. Zakonisht ka ndonjë njoftim tek organizata nëse ata kërkojnë diqka nga ju. Provoni të kontaktoni organizatën nëse ende nuk jeni i sigurtë.
Përdorni një shfletues që ka filter kundër mashtrimeve që ju mban të informuar për ndonjë sulm të mundshëm. Sigurohu që adresa e uebfaqes fillon me “https://” më shumë sesa me “http://”. Gjithmonë këtu është një ikonë me çelës në shfeltuesin tuaj që tregon që faqja është e verifikuar.
ITshqip FB INDETIFIED



Asnjëherë mos u përgjigjeni në adresat e dyshuara. Injoro adresat që kërkojnë të dhënat për çasje si fajlëkalimi ose informatat personale. Uebfaqet apo bizeset e arsyeshme në përgjithësi nuk kërkojnë për informacione përmes adreses.
Ndrysho fjalëkalimin periodikisht. Mund ta bëni një herë në javë, pas dy javësh apo një muaji, ose pas një periudhe të caktuar. Kjo ka për qëllim të bëjë fjalëkalimin tuaj më të vështirë për t’u gjetur.
Është ndonjë program që ju ndimon të mbroheni nga mashtrimet Phishing?

Arma e parë që parandalon gjërat e këqija është Antivirus-i. Ky program do parandalojë kërcënimet derisa ju jeni duke shfletuar. Shumica e këtyre programeve kërkojnë të jenë të lisencuar, por mos u brengosni pasi që egzistojnë edhe kompani që ofrojnë Antivirus falas, dhe janë vërtetë.

Gjëja më e rëndësishme është të mbani antivirus-in të përditësuar.

Burimi : ITSHQIP

Print this item

  Smartphone-t më të mirë në botë
Posted by: iceboy - 08-24-2024, 12:59 PM - Forum: Hapesira per Mobile - Replies (11)

[Image: izWT3KNjCHGyj.jpg]

Meqe jemi edhe ne prag te festave, ndonje ide per nje dhurate aty ketu nuk do te ishte keq per asnjerin nga ne! Keshtu, ne kete artikull kemi perzgjedhur nje liste me TOP Smartphone-t me te mire ne bote, per te ju sjellur juve nje ide me shume se cilin te zgjidhni.


#15 BlackBerry Passport

[Image: NuQo.jpg]


Smartphone me i ri nga kompania BlackBerry, eshte BlackBerry Passport i cili i ngjan me te vertete nje pasaporte reale. Ai eshte i trashe dhe i gjere ne krahasim me Smartphone-t e tjere, nje dizajn me te cilin BlackBerry shpreson te qendroje jasht. Pajisja gjithashtu ka nje tastiere fizike, diçka e rralle ne ditet e sotme.

Per fat te keq, rishikimet (reviews) qe i jane bere BlackBerry Passport kishin rezultate te pakenaqshme!

Çmimi: 600 Dollare i zhbllokuar nga BlackBerry.



#14 Amazon Fire phone

[Image: NuQT.jpg]


Smartphone-i i pare i Amazon, Fire phone i cili beri goxha shume "buje" perpara se te lansohej ne Korrik te ketij viti. Pajisjen e ben interesante ekrani i saj me efekt 3D, por nuk i ka te njejtat aplikacione si iPhone apo Smartphone-t me Android.

Çmimi: Duke filluar nga 450 dollare vetem tek AT&T



#13 Nokia Lumia 1520

[Image: NuRd.jpg]


Lumia 1520 eshte Phablet- i pare i bere ndonjehere me Windows Phone. Ai ka ekranin gjigand prej 6" (inç) i cili ju jep me shume hapesire per me shume aplikacione dhe Live Tiles ne home screen (ekran te pare). Nese ju pelqejne pajisjet me Windows Phone dhe deshironi nje ekran te madh, atehere kjo eshte zgjedhja me e mire.

Çmimi: Rreth $585 vetem tek AT&T



#12 HTC One M8 per Windows

[Image: NuRp.jpg]


HTC One M8 per Windows eshte Smartphone me i mire me Sistemin Operativ Windows qe mund te blini. Ai ka shtepizen e mrekullueshme prej metali dhe Sistemin me te ri Operativ nga Microsoft, Windows Phone 8.1, i cili vjen me asistentin e shkelqyer virtual, Cortana.

Pajisja per momentin eshte e disponueshme vetem tek Verizon, por do te vije edhe tek AT&T dhe T-Mobile nga fundi i ketij viti.

Çmimi: Rreth 600 dollare vetem tek Verizon



#11 iPhone 5S

[Image: NuRy.jpg]


iPhone 5S i Apple mbase eshte nje vit me i vjeter se te tjeret ne liste, por eshte akoma nje telefon i mire, per me teper nese nuk doni nje ekran te madh. Nese doni nje pervoje te shkelqyer te iPhone me çmim te volitshem, merreni iPhone 5S. Megjithate, nese doni pervojen me te mire, atehere do ia vleje nese i shpenzoni 100$ me shume per te marre iPhone 6.

Çmimi: Fillon tek 549$



#10 LG G3

[Image: NuRK.jpg]


Smartphone-i aktual i LG me performanca te larta, G3, ka ekranin me te mprehte qe mund te kete ndonje Smartphone ndonjehere. Ai gjithashtu eshte gjigand duke iu falenderuar ekranit 5,5". Kjo e ben G3 te duket me shume si nje Phablet se sa nje Smartphone standard.

Eshte nje telefon i mire me Android, por LG i ka vendosur butonat e ndezjes dhe zerit ne anen e pasme, gje qe e ben goxha te veshtire pajisjen per perdorim.

Çmimi: Rreth 599$



#9 Google Nexus 5

[Image: NuRR.jpg]


Megjithese Google tashme e prezantoi Smartphone-in e vet me te ri, Nexus 6, modeli i vitit te kaluar eshte akoma nje telefon i mire.
Njesoj sikur se te gjitha pajisjet e Google, edhe Nexus 5 ka si Sistem Operimi versionin puro te Android, qe do te thote se nuk do te gjeni ndonje modifikim ne software. Ai gjithashtu i merr azhurnimet software-ike shume me shpejt se sa pajisjet tjera me Android. Por mbase pjesa me e mire eshte vlera. Nexus 5 mund ta merrni te zhbllokuar per gjysmen e çmimit te Smartphone-ve tjere qe jane ne krye.

E vetmja dobesi: Kamera nuk eshte dhe aq e mire.

Çmimi: 349$ i zhbllokuar nga [url=https://play.google.com/store/devices/details/Nexus_5_16GB_White?id=nexus_5_white_16gb"]Google[/url] ne tre ngjyra: E zeze, e bardh dhe e kuqe.



#8 Sony Xperia Z3

[Image: NuS5.jpg]


Smartphone-i TOP i Sony-t, Xperia Z3, eshte telefoni me i mire me Android i cili ka dalur kete vit. Ai ka nje ekran te mprehte me rezolucion 5,2", kameren e jashtezakonshme dhe eshte rezistent ndaj ujit.

Çmimi: Rreth 630$



#7 Samsung Galaxy S5

[Image: NuSh.jpg]


Top Smartphone-i me i fundit i Samsung, Galaxy S5, eshte nje permiresim i thelle i atij te vitit te kaluar, Galaxy S4. Ne vend qe t'i ulte peshen pajisjes me nje grumbull te karakteristikave te panevojshme, Samsung esht perqendruar me shume ne permiresimin e gjerave qe njerezit i duan me se shumti. Galaxy S5 e ka ekranin me te mire qe eshte bere ndonjehere per ndonje Smartphone. Edhe kamera eshte goxha e mire gjithashtu.
Por nese nuk ju pelqejne telefonat e prodhuar nga plastika, me siguri se duhet te shikoni per ndonje tjeter.

Çmimi: Rreth 610$



#6 OnePlus One

[Image: NuSG.jpg]


Çka nese do te mund te merrnit nje Smartphone me ekran gjigand prej 5,5", software fantastik dhe specifikat e brendshme ne gjendje t'i bejne konkurrence te vertete Smartphone-ve tje tjere.

Kjo eshte pikerisht ajo çfare StartUp-i kinez, OnePlus beri me Top Smartphone-in e vet me te ri, One. OnePlus One kushton vetem 300$ i zhbllokuar, i cili eshte shume me i lire se sa Smartphone-t e tjere premium si iPhone 5S apo Galaxy S5, te cilet mund te kushtojne 650$ ose me shume.

Dobesia? Prodhuesit jane extremisht te kufizuar dhe juve ju duhet nje ftese nga dikush qe ka nje pajisje per te mundur ta beni porosine.

Çmimi: 300$



#5 Moto X

[Image: NuTd.jpg]


Moto X i ri i Motorola-s i cili u lansua ne Shtator te ketij viti, eshte nje konkurrent i forte per telefonat me te mire me Android. I ngjajshem me Google Nexus 5, Moto X punon me nje Sistem Operativ Android afersisht ashtu te paster, qe do te thote ju i merrni azhurnimet software-ike shume me shpejt. Telefoni gjitahshtu duket vertete i bukur dhe ka ekranin 5,2".

Çmimi: Rreth 500$



#4 HTC One (M8)

[Image: NuTo.jpg]


Top Smartphone-i i HTC, One (M8 ), eshte Smartphone me i mire me Android qe mund te blini. Sikur se origjinali, HTC One i ri i cili quhet M8, ka nje dizajn te mrekullueshem dhe nje konstruksion prej metali me kualitet te larte. Ai gjithashtu ka nje kamera te pasme extra e cila vepron si nje sensor i thellesise qe ju te mund t'i redaktoni fotografite me vone dhe ta ndryshoni perqendrimin (fokusin).

Çmimi: Rreth 540$



#3 Galaxy Note 4

[Image: NuTB.jpg]


Galaxy Note 4 nga Samsung, eshte Smartphone-i me i mire qe kompania ka bere ndonjehere. Ai ka nje ekran fantastik prej 5,7", ekrani me i mire qe eshte perdorur ndonjehere ne ndonje Smartphone. Ai gjithashtu ka nje kornize prej metali perrreth kendeve, e cila e ben telefonin te ndihet shume me i forte se sa versioni paraprak. Nese deshironi nje telefon me madhezi te nje Tableti, respektivisht Phablet, Galaxy Note 4 eshte njeri nder TOP-Pajisjet qe ju duhet t'i konsideroni.

Çmimi: Rreth 750$



#2 iPhone 6 Plus

[Image: NuUa.jpg]


Nese deshironi nje Phablet, iPhone 6Plus eshte me i miri qe mund te blini. Ndryshe nga Phablet-et e tjere te cilet mund te jene te trashe, jo te rehatshem ne dore dhe plastik, iPhone 6Plus eshte i holle, i mrekullueshem dhe i prodhuar nga metali. Nuk ndjehet sikur jeni duke zvarritur nje telefon gjinand perrreth jush.

Çmimi: Fillon tek 749$



#1 iPhone 6

[Image: NuUp.jpg]


Definitivisht (perfshire ketu edhe experiencen time personale me iPhone 6Plus), iPhone 6 eshte Smartphone-i me i mire. Vetem nese ju me te vertete pelqeni t'i perdorni Windows Phone-t ose Android-et, per ndryshe iPhone 6 duhet te jete zgjedhja juaj e pare.

Pse? Sepse eshte perzierja me e mire e dizajnit, specifikave hardware-ike dhe perzgjedhjes se aplikacioneve. Apple gjithashtu me ne fund u barazua me konkurrentet e vet duke e rritur ekranin e iPhone 6. Tani ai eshte 4,7" nga 4" qe ishte tek iPhone 5S.

Çmimi: Fillon tek 649$


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=h-ErA1w8Iy0[/youtube]



Shkeputur nga BusinessInsider dhe perkthyer nga iceboy per eSportsKosova.com, Nentor 2014.

Print this item

  Si të bllokojmë faqet pornografike në Internet
Posted by: MARCIAL - 08-22-2024, 09:52 PM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (2)

  • Në këtë video ju do të mësoni se Si të bllokojmë faqet pornografike e internetit nga fëmijët në të gjithë shfletuesit, për të mbrojtur familjen tuaj / fëmijët nga faqet e internetit që ju takojnë të rriturve

    OpenDNS është vetëm një kontroll prindëror në Internet, një zgjidhje që fuqizon prindërit për të menaxhuar se në qfarë Web të kenë qasje fëmijët e tyre në çdo pajisje që ka akses në internet në rrjetin tuaj në shtëpi (Wi-Fi). Kjo përfshin telefona dhe kompjutera që miqtë apo fëmijët tuaj kanë sjellë në shtëpi, duke i dhënë prindërve paqen e mendjes se fëmijët e tyre janë të mbrojtura pavarësisht se si ata janë të kyqur në Internet.

    Code:
    208.67.222.123 208.67.220.123

    [youtube]http://www.youtube.com/watch?v=XJDhDkEsdwQ[/youtube]

    Komentoni më poshtë mendimet tuaja në lidhje me këtë video...

Print this item

  Microsoft Band
Posted by: M3FAT1 الله - 08-22-2024, 07:40 PM - Forum: IT Zone - Replies (2)

Microsoft Band eshte nj varese dore e zgjuar.Ajo eshte shume e lehte ne perdorimn,ajo ka aftesi te punoje si nje telefon i vogel i cili na mundeson neve te na kujtoje ngjare si pune alarmte te na beje ushtrime fizike apo shume gjera te tjera qe neve na duhet per momentin.Kete e ka prezantuar kompani Microsoft sot.Kjo varse dore eshte e pershatshme per android, windows phone, dhe iphone.

[Image: en-INTL-PDP-Kronos_Main_Banner_Product_Image.png]

Disa aspekte te kenshme :
[Image: en-INTL-PDP-Kronos_GPS_2.jpg]
Punon si nje gps rregjistron rrugen qe ti ke bere dhe kohen ku me pas ti mund ti shikosh ne telefon apo pc.

[Image: en-INTL-PDP-Kronos_text.jpg]
Ti mund te dergosh mesazhe dikujt duke futur karten tende telefonike

[Image: en-INTL-PDP-Kronos_Call.jpg]
Ti mund te flasesh me dike duke futur karten tende telefonike.

Kjo varse eshte kundro ujit.

Specifikat :
Band:
Band size: width: 0.75", thickness: 0.34" (19mm x 8.7mm)
Band materials: Thermal plastic elastomer

Weight:
2.12 ounces (60 g)

Display:
Display AA size: 0.43" x 1.30" (11mm x 33mm)
Display type: Touch-enabled TFT full-color display

Memory:
64MB internal storage

Processor:
ARM Cortex M4 MCU

Sensors:
Optical heart rate sensor
3-axis accelerometer
Gyrometer
GPS
Ambient light sensor
Skin temperature sensor
UV sensor
Capacitive sensor
Galvanic skin response

Additional
technology:
Microphone
Haptic vibration motor
Connectivity:
Bluetooth 4.0 (Low Energy)

Buttons:
2 physical buttons
Compatibility2:
Windows Phone 8.1 update3 with Bluetooth
iOS 7.1 and 8
Android 4.3-4.4 devices with Bluetooth

Battery:
Type: 2 x 100mAh rechargeable Lithium ion
Life: 48 hours of normal use (Functionality like GPS will impact battery performance)
Average charge time: Full charge in less than 1.5 hours
Connector: Magnetically coupled connector to USB
Environmental

Requirements:
Water resistance: Sweat- and splash-resistant4
Operating temperature ranges: 14° to 104°F (-10° to 40°C)
Non-operating temperature ranges: -40° to 140°F (-40° to 60°C)
Maximum operating altitude: 7.45 miles (+12000 meters)

What's in the box:
Microsoft Band
Microsoft Band USB Charging Cable
Safety & warranty document
Quick Start Guide

App:
Download the free Microsoft Health app from the Windows Store, Play Store, and App Store
Warranty:
1-year limited warranty

Cfare ka kutia :
[Image: en-INTL-PDP-Kronos_InTheBox_Device.jpg]
Varesen

[Image: en-INTL-PDP-Kronos_InTheBox_Cable.jpg]
Kete usb qe sherbim per karikim

[Image: en-INTL-PDP-Kronos_InTheBox_Docs.jpg]
User guide

Informacionet u moren ne : Microsoft.com
U Perkthyen Dhe Sqaruan Nga : M3FAT1 Per esk

Print this item

  Mafia: The City of Lost Heaven
Posted by: ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 08-22-2024, 06:37 PM - Forum: Lojërat për PC - Replies (3)

[Image: 250px-MafiaUSCov.jpg]

Quote:Mafia is a third-person shooter video game and the first installment in the Mafia game series. It was developed by Czech company Illusion Softworks (now 2K Czech) and published by Gathering of Developers. Mafia was released for Microsoft Windows in 2002, and later ported to the PlayStation 2 and the Xbox consoles in 2004, in North America and Europe. The game allows the player to take on the role of a mafioso who has to accomplish various missions in order to advance in the game.

Mafia received positive reviews for the Windows version, with critics praising the game as a more realistic and serious Grand Theft Auto-styled game, while the PlayStation 2 and Xbox versions of the game received mixed reviews. A sequel, Mafia II, developed by 2K Czech and published by 2K Games was released in 2010.


[Image: Mafia_1_zps6d03fea4.jpg]
[Image: shooting_at_cops.jpg]
[Image: mafia1.jpg]
[Image: maxresdefault.jpg]


[youtube]http://www.youtube.com/watch?v=uzgtEV30Ec8[/youtube]

Minimum System Requirements
Operating system: 98 ME XP or higher
CPU: 500MHz
Graphics: 14MB
HD space: 1.8GB
CDROM: 16 speed
Directx: 8.1
Multiplayer: no
RAM: 96MB
Input: Mouse and Keyboard
Sound: Directx 8.1 Sound

Print this item