Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,850
» Latest member: blablahldc
» Forum threads: 38,148
» Forum posts: 351,856

Full Statistics

Online Users
There are currently 447 online users.
» 0 Member(s) | 445 Guest(s)
Applebot, Google

Latest Threads
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 129
[Zombie Outstanding] +.Sm...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-07-2026, 01:46 PM
» Replies: 7
» Views: 322
Knife Addons @ 2016 New
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Mr.Patr1k
06-07-2026, 09:49 AM
» Replies: 8
» Views: 287
Rreth pyetjes "A krijoi Z...
Forum: Feja Islame
Last Post: SHTRIGA
06-06-2026, 08:40 PM
» Replies: 3
» Views: 254
Lule MOD |FUNNY|
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 07:56 PM
» Replies: 10
» Views: 1,069
Kërko Addons [+SHQIP]
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-06-2026, 05:09 PM
» Replies: 1,138
» Views: 89,591
[Tutorial] Clean, Optimiz...
Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks
Last Post: washere
06-06-2026, 11:56 AM
» Replies: 0
» Views: 85
Addons Zombie Plague v6.2...
Forum: AMX - Addon's
Last Post: Learti Zm
06-05-2026, 09:39 PM
» Replies: 35
» Views: 6,198
Ndihmë - Zombie Mod
Forum: Amx Mod X
Last Post: T.bo
06-05-2026, 08:09 PM
» Replies: 14
» Views: 677
Counter-Strike EG0-UCP (2...
Forum: Applications
Last Post: ValmirRamadani1
06-02-2026, 09:27 AM
» Replies: 4
» Views: 645

 
  Konvertimi i Diskut nga Fizik ne ate Virtual!
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:39 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pershendetje,

[Image: ee656415.Disk2vhd163r(en-us,MSDN.10).jpg]

Per ata qe deshirojne qe ta kene kompjuterin e tyre Virtual, eshte nje vegel FREE qe mundeson konvertimin e Diskut (Particionit) Fizik ne ate Virtual.
E hapni programin dhe e zgjedhni Particionin qe deshironi ta konvertoni dhe e zgjedhni lokacionin se ku deshironi ta ruani, pastaj mund ta hapni me VirtualPC!

Ndoshta shtroni pyetje se cfare na duhen keto?
- Shumica e kompanive boterore por edhe lokale ne Kosove te gjitha jane ka shkojne drejt Virtualizimit te Infrastruktures se tyre, ku kursejne te holla po ashtu edhe Staff. Ato sperdorin kso lloj tools por perdoren VMWare ESX 3.x 4.x apo Microsoft Hyper-V ose ndonje prodhues tjeter. Ku zakonisht instalohen ne servera te fuqishem si psh: (HP,IBM,DELL, ... Blade Server, ku kane performanca shume te fuqishme (16-32CPUs, 50-60GB Ram,...) dhe aty instalojne me dhjetra maqina virtuale ku funksionojne sikur te jene fizike, po ashtu edhe mirmbajtja eshte me e lehte (Backup, Redundancy, ...).

Kjo vegel me shume ju mundeson te mesoni dhe ta kuptoni funksionin e Virtualizimit dhe per qeshtje Testuese!

>> Download Disk2VHD <<

Per gjera te pakjarta lirisht mund te pyesni.

Me Respekt,
phannolee

Print this item

  Krijimi i nje rrjete bazike (LAN)!
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:37 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pershendetje,

Nje informate shume e shkurte qe ti kuptoni gjerat me elementare ne rrjeta.
Fjala LAN eshte shkurtes per Local Area Network dhe qe perfshin nje hapesir fizike si psh: Shtepi, Zyre, Shkolle, apo ndonje Kompani tjeter e cila eshte ne nje objekt. Dhe qe eshte e kunderta e WAN qe eshte shkurtes per Wide Area Network e cila perfshin hapesira te medha gjeografike lidhje te pikave ku ato mund te jene me Qindra/Mija Kilometra larg njera tjetres si psh: Prishtine-Prizren, Kosove-Shqiperi etc. .

Komunikimi i Maqinave (Kompjuter, Server, Router, etc..) qe perdorin Ethernet behet permes IP-s (Internet Protocol) qe nuk eshte asgje tjeter vetem nje adres qe e bene unik nje kompjuter ne rrjet.
IP Adresa ndahet ne dy pjese Network Partition (Pjesa e Rrjetes) dhe Host Partition (Pjesa e Hostave) ku kete ndarje logjikisht e bene Subnet Mask-a (qka jane 255 jane network ndersa 0 jane Hostat - perderisa nuk subnetojm). dhe eshte 32bitshe psh: (192.168.13.0 - 11000000.10101000.00001101.00000000).Nuk do ti sqaroj se si arrin deri te kjo struktur por vetem ta keni nje pamje vizuele se si duket nje IP ne numra binar.

PSH:
192.168.13.21
255.255.255.0


IP:
Network Partition - Duhet te jete e njejt qe te komunikojn ndermjet veti (e kemi fjalen ne LAN dhe nese sperdorim ndonje router apo nuk subnetojm ndonje network)
Host Partition - Duhet te jete unike nese deshiron te funksionoj qe te mos bijn ne konflikt IP-jat

Ndersa Subnet Mask duhet te jete e njejte ne te gjithe kompjuterat ne ate LAN (Eshte subnetmask e Klases C)

Kjo mund te themi qe eshte nje rrjet por per lidhjen e rrjetave te ndryshme pshSad 172.16.54.0/16 dhe 172.16.78.0\16) at'her duhet te perdorim Router.

IP Adresen mund ta konsiderojm sikur adresa e ndonje shtepije (Rruga dhe Nr. i Shtepise) ku Rruga mund te jete e njejt per dhjetra shtepi (Network Partition) ndersa Nr. i shtepise ndryshon (Host Partition) qe te mund te dihet se shtepia e kujt eshte.

Kaq kishte sa i perket sqarimit eshte shum pak e cituar ketu por me beseoni qe ti saqarojm te gjitha at'her do te duhen qindra libra me Mijra faqe secila dhe nuk do te mund ta mbulonin te gjithen. Por diqka e thjesht qe ta keni nja dijeni te mjegulluar ne lidhje me rrjetat, por nese deshironi me shume at'her mundesia e vetme qe te arrini eshte te mesoni vet (Ka kurse te IT-s Elementare, Rrjetave (CISCO CCNA) etc..)

*****

Per lidhjen e 2 Kompjuterve ne rrjete qe te munden te komunikojn njeri me tjetrin nevojitet nje kabell e rrjetes ku ne fund te kablles ne te dy anet duhet te kete RJ-45 Konektorin. E cila duket keshtu.
resim

Nuk do te sqaroj se si behet lidhja e konektoreve renditja e telave (ato do te sqarohen tek Kuizi, ku jane disa pyetje lidhje me keto), pasi qe keto lloje te kabllove mundeni ti bleni ne dyqane te kompjutereve te cilat jane te fabrikisht te rregulluara dhe jane shume lire.

Ka dy tipe te ndryshme te lidhjeve te Kables te rrjetes ku dallimi ne mes te Straight dhe Crossover eshte vetem renditja e telave, ku njeri tel eshte derguesi po i njejti duhet te jet pranuesi ne kompjuterin tjeter kjo eshte per crossover ndersa per Straight kete qe e permenda e rregullon Switch-i.

  • 1. Straight-through
    2. Crossover

Lidhja e dy kompjutereve ndermjet veti direkt njeri me tjetrin perdoret lidhja e kablles Crossover
Lidhja e dy kompjutereve ndermjet veti duke perdorur switch perdoret lidhja e kablles Straight-through
Apo me thjesht me thon dy paisje te njejta lidhen me Crossover ndersa dy te ndryshme me straight.


Pasi ta perfundojm punen e cekur me lart dmth lidhjen e kompjutereve fizikisht, at'her vjen pjesa ku duhet ta konfigurojm pjesen logjike dmth IP Adresen.
Kemi dy kompjuter: Computer_A dhe Computer_B
Marrim kete range (varg) te IP-jave 192.168.1.0/24 dmth
192.168.1.0
255.255.255.0


Dhe IP-jat ne dispozicionin tone jane nga 192.168.1.1 deri ne 192.168.1.254 me subnetmask 255.255.255.0

Kjo tregon se si behet konfigurimi ne Windows XP (por edhe ne OS tjera eshte e njejta vetem pamja vizuele ndryshon)
  • 1. Start
    2. Control Panel (Settings - Control Panel)
    3. Network Connections (Network and Internet Connections)
    4. Mouse2 - Properties te Local Area Connection (ose sidocoft emri i karteles se rrjetit)
    5. E zgjedhim Internet Protocol (TCP/IP) dhe Properties

[Image: xp_wireless_TCPIP.jpg]

E zgjedhim Use the following IP address:

Dhe e vendosim kete konfiguracion ne Computer_A
IP Address: 192.168.1.2
SubnetMask: 255.255.255.0


Dhe e vendosim kete konfiguracion ne Computer_B
IP Address: 192.168.1.3
SubnetMask: 255.255.255.0


Nese i kemi bere te gjitha keto ne rregull at'her mundemi ta testojm koneksionin ku nga njeri kompjuter pingojm IP-n e kompjuterit tjeter
psh: nga Computer_B -> ping 192.168.1.2
Nese kthen replay at'her koneksioni eshte ne rregull por nese jo at'her se pari duhet te shikohet Firewall ta ndalni ose te lejoni ICMP Packets dhe te provoni ping prap.

Nese pas vendosjes se kablles ne NIC prap e qet X kartelen e rrjetit at'her shikoni kabllen a eshte ne rregull mos eshte e demtuar apo diqka e tille.

Tek fotoja me larte se kemi plotesuar edhe Default Gateway dhe DNS

Default Gateway e perdorni kur deshironi qe te keni qasje ne nje rrjet tjeter (apo Internet) eshte default pasi mund te shtojm edhe Gateway/Routes (ruta) tjera, por pasi qe ky demostrim eshte vetem per LAN mes dy apo me shum kompjutereve ndermjet veti at'her kjo nuk na duhet
DNS (Domain Name System) kthen Emrat ne IP Adresa pasi qe njeriu me leht e mban mend emerin sesa varg numrash (psh: me leht e mbajm mend ITShqip.com sesa 65.35.96.34) dhe per kete arsye eshte kriju DNS (ku me heret eshte perdor WINS por ska qene edhe shum efikase) po ashtu edhe kjo nuk na duhet per kete demostrim ose nese deshironi mundeni ta instaloni ndonje DNS Server (Windows Server 2003, 2008, ndonje Server OS tjeter, etc...)

Nese keni arrit ta beni kete at'her mundeni te shkembeni fajlla ndermjet kompjutereve, apo te luani ndonje loje ne LAN (psh: Counter Strike, WarCraft apo ndonje tjeter)

Besoj qe ju ka ndihmuar sado pak te keni njohuri rreth lidhjes se dy kompjutereve duke perdorur kabllo te rrjetes.

Mundesia tjeter eshte me Wireless (qe dmth Pa Tela) kete do te spjegoj ne mesimin tjeter (vazhdimin) e ketij mesimi.
Klikoni ketu qe te Shikoni mesimin per Wireless

Me Respekt,
phannolee

Print this item

  Problemet me USB - Zgjidhja këtu
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:36 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - Replies (1)

~edit WeapoN:

Rreptsisht ndalohen pstimet prej forumeve tjera nese nuk e ki te drejten e autorit per mi postu ktu n`kit rast ti shum mir e ke permend qe burimi i postit osht itshqip.com po nuk e pash kerkun te drejten autoriale ku n`kit rast osht CybeRnotic (ne itshqip)

kujdes per heren tjeter...

Print this item

  Listë e Trojan-ave!
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:35 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pershendetje,

Pasi qe ka shume persona qe jane IT dhe qe punojne ne kete fushe at'her besoj qe do tju duhej nje liste me emra,fajlla,Porte dhe shume informata tjera per Trojan-a. Qe te keni mundesine ti bllokoni ne firewall/routers, apo ne ndonje antivirus i cili e ka mundesine port filtering.

>> Lista e Trojanave - Klikoni ketu << <- Faqja eshte e sigurte!

Po ashtu mund ta shkarkoni fajllin, qe eshte GUI dhe mundeson skanimin e porteve ne PC/Server-in Lokal dhe te tregon se cilat jane te hapura.
[ATTACHMENT NOT FOUND]

Por keni kujdes qe ky tregon qe edhe porti 80, 25, 443, ... jane te hapura. por keto mos i mbyllni (se mund tju shkaktojn Telashe) pasi qe:
80 perdoret per web (HTTP)
443 (HTTPS) websajt-at me SSL (Certificate)
25 per Mail nese keni ndonje mailserver/mailclient (Exchange, ..., Outlook, ...)

Me Respekt,
ITShqip \ phannolee

Print this item

  Zgjidhja e problemeve te rrjetes (Gjerat elementare)
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:33 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pershendetje,

Besoj qe cdo njeri qe perdor kompjuter mund te kete probleme me rrjete, ku munde te jene probleme te thjeshta probleme elementare apo mund te jene probleme serioze apo te komplikuara.

Ketu do te sqarojme gjerat me elementare qe te bejne troubleshooting dhe te mundohen te zgjedhin problemin para se te lajmerojne personin pergjegjes per rrjete (Network Assistant, Network/System Administrator, ISP, … )

Ne Foton me poshte eshte Topologjia e rrjetes qe do ta perdorim per sqarimin e ketij mesimi, Kemi nje rrjete private ku perdoret ky subnet 192.168.1.0/24 (IP nga 192.168.1.1 deri 192.168.1.254 dhe subnetMask 255.255.255.0)
Klientat i kane IP-jat 192.168.1.2-192.168.1.254 ndersa Routeri(defaultGateway) 192.168.1.1

[Image: topologjia.jpg]

Komandat qe do perdorim (sqarim):
Ping (shikojme se a shihet nje paisje e rrjetes ne rrjete)
Ipconfig /all (tregon TCP/IP konfiguracionin)
Ipconfig /flushdns (e pastron DNS cashe-in)
Ipconfig /release (e lshon IP-ne te cilen e ka marr nga DHCP)
Ipconfig /renew (kerkon IP te re nga DHCP)

Po supozojme se kompjuteri me IP-n 192.168.1.6 ka problem per qasje ne internet. (IP-n e shikojme duke ekzekutuar komanden ipconfig)
[Image: foto1uy.jpg]

1. Hapi i pare eshte qe te shikoni se a e keni kabllen e rrjetit te vendosur ne kartel
te rrjetit nese nuk eshte at’her tek LocalAreaConnection tek Ora ju paraqitet [Image: 51083876.gif] ose ne Control Panel > Network [Image: 97750698.gif] mund te mos jete e vendosur ose mund te jete e demtuar ose e mos lidhur mire ne konektore. Mund qe switch-i te mos punoje eshte mire qe ta restartoni njeher dhe shikoni se a kthehet funksionaliteti apo ta nderroni portin ne switch.

2. Hapi i dyte qe duhet te marrim eshte ta bejme Ping loopback adresen (localhost adresen)
Ping 127.0.0.1 (ku nese ka sukses at’her TCP/IP eshte ne rregull paketat qe dergohen dalin nga kartela e rrjetit apo me mir te themi e kalojne hapin e fundit te OSI Modelit dhe kthehet prap pergjigjja, ku tregon funksionalitetin e TCP/IP, NIC (karteles se rrjetit) pjesa logjike)
[Image: foto2rn.jpg]
Nese keni problem me kete dmth ju kthen TimedOut at’her mundeni ta Resetoni TCP/IP Konfiguracionin duke egzekutuar kete komand nga CMD
netsh int ip reset c:\itshqipresetlog.txt ku kjo komand i mbishkruan dy regjistra (ku i kthen ne gjende fillestare). Dhe e ruan nje log ne C:\ ku mund ta shikoni se si ka shkuar resetimi dmth a ka pasur ndonje error apo jo.
SYSTEM\CurrentControlSet\Services\Tcpip\Parameters\
SYSTEM\CurrentControlSet\Services\DHCP\Parameters\


3. Hapi i trete eshte ta pingoni ndonje Kompjuter/Server/Switch/Router/Printer te Rrjetes/ apo cka do cofte qe ka nje IP dhe e ka te lejuar ICMP Trafikun (ICMP trafikun e perdor Komanda PING)
Psh: ne do ta pingojme DreamBox(qe eshte nje resiver), thjesht e egzekutojm komanden ping 192.168.1.100

[Image: foto3ed.jpg]

Nese ka sukses dmth kthen pergjigje at’her LAN rrjeta e mbrendshme eshte ne rregull (Dmth IP dhe SubnetMask, pasi qe per komunikimin ne LAN ne te njejtin Subnet(Range) nevojiten vetem IP dhe SubnetMask-a dhe jo DefaultGateway pasi qe kjo perdoret per komunikimin me Subnets(Rrjetat tjera, dalje ne Internet). Por nese kjo nuk kthen pergjigje pozitive Dmth kthen Request timed out. Mund te jete problem Kablla,Kartela e rrjetit, ose mundet Firewall te ndaloj ICMP Trafikun, mund te mos jete IP konfiguracioni i kompjuterit tuaj ne rregull (nese paisja qe pingoni nuk ka problem te dale ne internet) ate mund ta shikoni duke egzekutuar komanden ipconfig nga CMD.
Nese IP-jat nuk jane konfiguruar mire at’her ato mund ti ndryshoni duke shkuar:

[Image: foto4jp.jpg]
Me mouse2 > Properties

[Image: foto5ua.jpg]

Nese e shohim qe nuk eshte ne rregull at’her mund ta ndryshojme.

Nese IP Konfiguracionin e marrim nga DHCP (ne menyre Automatike) at’her:
Per leshimin e IP-se ipconfig /release
Per marrjen e nje IP-je te re ipconfig /renew

Dhe do te kemi nje IP te re.

4.Hapi i katert eshte qe te pingojme ndonje host diku ne internet psh:
ping itshqip.com nese kemi sukses at’her kemi qasje ne internet dhe nuk kemi asnje problem ndersa nese nuk ka pergjigje positive at’her shikoni DNS konfiguracionin mund ta perdorni komanden ipconfig /flushdns qe ta pastroni DNS cashe-in.
Opcioni tjeter eshte qe ta pingoni ndonje Host ne internet jo me emer por me IP nese keni sukses me IP dhe jo me emer at’her problem qendron tek DNS ku e ceka me larte si ta pastroni ose ta shikoni se a eshte ne rregull Preferred DNS Server dhe a eshte ne funksion (ku kete mund ta kontrolloj personat pergjegjes te rrjetes).

Nese 3 hapat e pare jane ne rregull at’her lirisht mund ta kontaktoni ISP-ne tuaj apo ndonje person pergjegjes te rrejtes ne kompanine ku punoni.

Keta jane hapat elementare qe duhet ti merrni per zgjidhjen e ndonje problemi te rrjetes.

Nese keni diqka te pyesni at'her lirisht mund te pyesni.
Dhe ju kisha lutur qe ti lexoni edhe mesimet tjera qe jane paraqitur ne forum, qe ta keni me te kjarte funksionimin elementare te rrjetes.

Me Respekt,
phannolee

Print this item

  Workgroup vs Domain
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:31 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Workgroup vs. Domain

Nje sqarim elementar se cfare eshte Workgroup dhe cfare eshte Domain po ashtu per cfare perdoren.

Windows funksionon ne dy tipe te komunikimit te rrjetes, me Workgroup ose Domain. Se cila zgjidhet per perdorim, e gjitha varet nga Administratori i Sistemit dhe politikat e kompanise. Windows Sistemet Operative gjate instalimit Default(Standard) e zgjedhin Workgroup (mundesh edhe me ndryshu nese deshiron edhe gjate Instalimit edhe pas Instalimit).

Kompanite e vogla (mund te themi deri ne 10 Kompjuter +/-) dhe Kompjuteret Personal ne shtepi jane pjese e Workgroup-it, ndersa kompanite e mdhaja te cilat kane me qindra/mijera kompjutere jane pjese e Domain-it.


Workgroup
[Image: 78643288.jpg]
Eshte me e lehte te implementohet dhe funksionimi eshte me i thjeshte, ku secili kompjuter i menagjon resurset e veta (Peer-to-Peer). Ka shume te meta nese perdoret ne kompani ku jane me qindra kompjutere, por vetem nje po e permendi psh: i kemi 30 Usera/Kompjutere dhe te gjithe jane pjese e Workgroup-it. Dhe deshirojme qe secili puntor te mundet te punoj ne secilin kompjutere me userin e vet personal at’her do te duhej qe ne secilin kompjuter te krijohet nga nje user per secilin puntor qe dmth duhet ti krijojme 900 Usera (Secili Kompjuter me nga 30 Usera) dhe qe eshte nje pune shume e veshtire, ndoshta me 20-30 Kompjuter do te mundemi ta perballojme disi po cfare te bejem kur kemi 900-1000 apo me shume Usera/Kompjutere do te ishte nje gje e pamundur. Pasi qe lista e userave ruhet ne databazen lokale ‘SAM Database’ dhe per cdo ndryshim te ndonje password-i duhet te te behet ne te gjithe kompjuteret.

Domain
[Image: 41349287.jpg]
Implementimi eshte me i veshtire dhe duhet te kete se paku nje Server 2000/2003/2008 ne rrjet qe mban ActiveDirectory dhe qe funksionon si Domain Controller. Sikurse Sistemi Nervor qe i menagjon aktivitetet e ndryshme qe ndodhin ne trupin e njeriut, keshtu ActiveDirectory i menagjon serverat, kompjuteret, userat, printerat, ShareFolder-at, etc.. .Ketu edhe nese kemi me qindra mijera Usera/Kompjutere ata krijohen vetem njehere ne ActiveDirectory dhe mund te perdoren ne cdo kompjutere ku ne cilin do kompjutere qe hyjne I kane shenimet e njejta, po ashtu nese deshirojme qe psh: ti vendosim <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.itshqip.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.itshqip.com</a><!-- m --> webfaqen ne Hompage te Internet Explorer ate mundemi ta bejme vetem me disa klika dhe do te replikohen ne te gjithe kompjuteret/serverat ne te njejten kohe, ose nese deshirojme tu a ndalim ControlPanel te gjithe userave nuk kemi nevoje te shkojme ne secilin kompjutere dhe ta bejme ndryshimin e duhur por e bejme vetem ne nje vend dhe ajo replikohet ne te gjithe kompjuteret keto realizohen duke perdorur GPO (GroupPolicyObject). Te gjitha keto dhe shume shume … gjera tjera i mundeson ActiveDirectory. Qe eshte nje lehtesim shume i madhe per SystemAdministrator-et. Ku nje SysAdmin mundet ti menagjoj me qindra Usera/kompjutera pa asnje problem.

Qe nje kompjuter ta bejme pjese te Domain-it ose Workgroup-it.
My Computer (Properties) > Computer Name > To rename this computer or join a domain, click Change. Klikoni CHANGE > Member of e zgjedhim Domain dhe e shkruajm domain-in > Klikojme OK pastaj kerkon kredencialet e Administratorit te Domain-it (ose ndonje Useri te Domain-it) dhe e Restartojme Kompjuterin, ku pastaj mund te logohemi me ndonje User te Domain-it.

Nese keni diqka te pakjarte lirisht mundeni te pyesni.

Kopjuar nga ITshqip.Com

Print this item

  Rikthe e-mailin nese ta bejn hack/vjedhin MSN passwordin
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:26 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

[quote="sg1"]Ne kete tutorial mund te mesoni se si mund te riktheni nese dikush iu bën hacked apo iu vjedh passwordin e e-mailit tuaj dhe më nuk keni qasje ne ate account tuajin!

Lexoni me vemendje hapat ne vijim dhe do e riktheni (resetoni) passwordin tuaj!

P.sh Ma ka vjedh/thyer nje person e-mailin: <!-- e --><a href="mailtoConfusedg1@khg-crew.ws">sg1@khg-crew.ws</a><!-- e --> !
Hapim nje e-mail qe keni ne perdorim apo nje e-mail te ri hyjm ne inbox shkojm New Message: dhe i dergojm leter supportit teknik te Windows Live-it shembull ne kete menyre:

From : "sg1@khg-crew.ws"
Sent : Tuesday, January 26, 2010 8:02:36 PM UTC
To : "abuse@hotmail.com" ose abuse@msn.com
Subject : Reset my password please !

Hello Windows Live Technical Support I'am (emri mbiemri qe mban e-maili i hackuar i juaji)p.sh Arbnor Gashi somebody has hacked my e-mail password and i can't Sign In on my MSN !
I Need to reset my password with your help!
I know every thing of my MSN that is hacked!

Here is my MSN that is hacked with my password and my secret question!
My e-mail is: <!-- e --><a href="mailtoConfusedg1@khg-crew.ws">sg1@khg-crew.ws</a><!-- e -->
My Password was: passwordi qe e ke pas
My Secret Question was: pyetja sekrete qe e ke pas

When I try to sign in, my password is wrong! when i try to reset my password is wrong my secret question Please help me !!!


Kete leter e dergoni veq i ndryshoni e-mailin passwordin e pyetjen sekrete i shenoni si i keni pasur dhe e dergoni Send!

Pas ca minutave iu vjen nje leter konfirmimi qe tregon qe letra eshte derguar dhe do verifikohet nga tekniket e windows live-it!

Pas 24-48 ore do iu vjen nje leter nga ndonjeri nga tekniket ku iu kerkon ndjes per humbjen e passwordit tuaj po ashtu nga ai moment qe merr kete leter parasysh windows live supporti ai account bllokohet njeher per njeher po ashtu ne ate leter iu kerkon t'ia ktheni 15 pyetje/pergjigjeje qe pastaj windows live supporti t'iu dergoj leter në të cilen iu vjen dhe linku per te Resteruar passwordin e e-mailit tuaj dhe ta riktheni atë!

Keto janë pyetje/pergjigjet qe do ia riktheni ne ate e-mail qe iu ka derguar tekniku nga windows live:
P.S Ketu i shenoni te dhenat e MSN-se tuaj qe ta kan vjedhur/passin qe don me rikthy passwordin

1. Your Windows Live ID - e-mail addressa juaj <!-- e --><a href="mailtoConfusedg1@khg-crew.ws">sg1@khg-crew.ws</a><!-- e -->

2. Your first name and your last name - emri mbiemri juaj Arbnor Gashi

3. Your date of birth (month/date/year) - data-muaji-viti i lindjes

4. Your country - Shteti

5. Your state (if applicable) (per kete e shenoni NONE ose N/A )

6. Your postal code Kodi postal i shtetit tuaj

7. Your IP address List the IP addresses from each computer that you use to access your account. To determine
Ketu po kerkon IP addressen reale apo publike qe eshte se nga ku je konektuar ne MSN tuaj (pra duhesh me dit ku je kyq ne MSN dhe qfar IP-je ka pasur ai kompjuter/ISP/ p.sh 84.22.37.4 mund ta perdorni <!-- m --><a class="postlink" href="http://www.whatismyip.com" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www.whatismyip.com</a><!-- m --> per te shikuar se cfare ip ke pasur kur je casur ne msn

8. The answer to your secret question - Pyetjen sekrete qe e ka pasur MSN juaj

9. The "alternate e-mail address" that is on file for the account (e shenon alrtenate e-mail addressen nese te kujtohet nese nuk te kujtohet apo nuk e din e bon NONE ose N/A )

10. Your Internet service provider. Emri i kompanis qe te ofron internet p.sh Kujtesa, Ipko, Art Motion, etj

11. The last date and time when you successfully signed in - Sheno oren dhe daten kur je kyçur per here te fundit me sukses ne MSN tuaj!

Keto janë te rendesishmet qe i shenuam deri ne 11 hapa mirpo edhe keto 4 pyetje/pergjigjeje me posht mund t'iu ndihmojn!

12. The names of any folders that you created in addition to the default folders - Emri i ndonje Folderi qe keni kirjuar ne e-mailin tuaj!

13. Names of contacts in your address book (please include the e-mail address) - Emrat e kontakteve te regjistruar ne MSN tuaj sbashku me e-mailin p.sh Arbnor Gashi e-mail: <!-- e --><a href="mailtoConfusedg1@khg-crew.ws">sg1@khg-crew.ws</a><!-- e -->

14. Subjects of any old mail that is in your Inbox or mail folders - Titulli i ndonje e-maili qe te ka ardhur ne Inbox

15. Your Windows Live Messenger nickname (display name) - Nickname-in e MSN tuaj qe e ke pasur kur je kyqur per here te fundit ne Messengjer!


Pasi ti perfundoni keto pergjigjeje ia ktheni e-mailin dhe brenda 24 ore do iu vjen e-maili nga Windows Live Technician Support ku do perfshihet dhe linku qe mund ta Resetoni passworin e e-mailit tuaj, pra kur ta merrni e-mailin pas afer/mbi 24 ore e hapni klikoni ne linkun qe e keni dhe pastaj shenoni Passwordin e ri te MSN-se!
Zakonisht e-maili qe iu vjen sbashku me linkun per ta resetuar passwordin e ka titullin Reset your Windows LIVE ID password dhe brenda e keni linkun qe duhet klikuar qe pastaj te shenoni passwordin e ri!
Linku per resetimin e passwordin eshte valid 3 dite pas 3 dite nuk mundesh me e ba reset keshtu qe rri gati Tongue

Shpresoi qe e keni kuptuar !

-----------------------------------------------------
Per here te pare u postua ne Rrjeta.org
Autor: Sg1
KUJDES: Ndalohet kopjimi i ketij kapitulli
pa te drejten e autorit
----------------------------------------------------

Print this item

  NTLDR is missing - Zgjidhja
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:24 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

~edit WeapoN:

Rreptsisht ndalohen pstimet prej forumeve tjera nese nuk e ki te drejten e autorit per mi postu ktu n`kit rast ti shum mir e ke permend qe burimi i postit osht itshqip.com po nuk e pash kerkun te drejten autoriale ku n`kit rast osht CybeRnotic (ne itshqip)

kujdes per heren tjeter...

Print this item

  Windows Advanced Options Menu
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:22 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Pershendetje,

Ky eshte nje sqarim se cilat jane opcionet e Windows Advanced Options Menu dhe per qka perdoren. Besoj qe cdo kujt qe mirret me kompjutere do tju nevojiten ta keni nje pasqyre te qarte se per qka perdoren.

Posa ta dhezni kompjuterin e shtypni F8 dhe do tju paraqitet si ne foton me poshte:

[Image: bootmenu.jpg]

Keto jane Informatat se per qka perdoren secila nga keto qe ta keni me te lehte per troubleshooting:

Safe Mode - Starton kompjuterin me driverat, serviset, aplikacionet minimale qe mundesojn ngritjen e Sistemit Operativ (si PSH: PS/2 mouse, tastiera standarde, harddisk drivers, CD-ROM drivers, VGA, etc...). Zakonisht perdoret per zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me sistem operativ dhe kur kompjuteri nuk starton ne SafeMode at'her ka te beje me ndonje problem me serioz psh: Korruptimi i HardDisk-ut, apo instalimi i ndonje driver-i, aplikacioni qe ndalon Sistemin Operativ te startoj ne menyre normale. SafeMode lejon qasje ne disa vegla qe perdoren per troubleshooting dmth per rregullimin e problemeve te ndryshme. Po ashtu nuk starton aplikacionet qe userat i kane ne startup.

Safe Mode with Networking - Eshte e njejta sikur Safe Mode vetem se po ashtu ben load ne memorje driverat/serviset e rrjetes qe mundeson qasje ne rrjet, per ndonje MS Update apo antivirus Update (nese antivirusi starton ne SafeMode).

Safe Mode with Command Prompt - Starton kompjuterin ne SafeMode por e paraqet Command Prompt (CMD) ne vend te GUI (Graphical User Interface) dmth pa -> start,taskbar,icons, etc... . (Mundeni ne CMD ta shkruani explorer dhe do tju paraqiten Iconat,Start,Taskbar sikur te kishit startuar ne SafeMode).

Enable Boot Logging - Aktivizon Logging nese kompjuteri starton ne njeren nga keto SafeMode Options perveq Last Known Good Configuration. Posa te starton kompjuteri, krijohet nje file me emrin Ntbtlog.txt i cili gjindet ne Windows Folder (%SystemRoot%) dhe qe tregon se cilet drivera jane bere Load (jane ngarkuar) ne Memorje.

Enable VGA Mode - Starton kompjuterin ne rezolucionin 640 x 480 dhe perdor driverat e grafikes standard, psh shpesh ndodh te instaloni drivera te grafikes dhe pas restartimit paraqitet bluescreen ose vetem restarton kompjuteri, at'her me kete opcion mundeni ta startoni ti beni uninstall driverat pastaj ta startoni prap ne menyre normale dhe ti instaloni driverat adekuat per ate kartel grafike.

Last Known Good Configuration (your most recent settings that worked) - Duke u bazuar edhe ne emrin siq quhet ka nje kuptim dmth Heren e mramt kompjuteri qe ka startuar (jeni loguar me userin tuaj) ne menyre te suksesshme at'her qat konfiguracion e starton prap (dmth konfiguracionin e regjistrave dhe driverave). Por nese keni instaluar ndonje software/driver etc.. dhe kompjuteri juaj ka krashirat por edhe pas restartimit ju jeni loguar me userin tuaj me sukses at'her ky opcion nuk ju kryn pun pasi qe jeni loguar ne menyre te suksesshme por me problemin e ati driveri apo aplikacioni. Besoj qe e kuptoni me kaq qe mos tju ngarkoj se si funksionon me regjistra kjo (CurrentControlSet, LastKnownGoodRecovery) pasi qe eshte e tepert per kete mesim.

Directory Services Restore Mode (Windows domain controllers only) - Perdoret vetem ne Domain Controllera qe te startoni ne DSRM dhe te rregulloni problemet qe kane te bejne me domain controllera (psh: Restore System State Backup authoritative/nonauthoritative) ne DSRM serveri funksionon si server i thjesht dhe jo si domain controller, po ashtu Administratori (useri) nuk authentikohet duke perdorur ntds.dit por duke perdorur SAM DataBase. Ata te cilet punojn me active directory e kuptojne kete me lehte.

Debugging Mode - Starton kompjuterin ne Debugging Mode ku e perdore kernel debugger dmth troubleshooting ne nivel te kernelit ku informatat apo me mir me thon rezultati mund te transferohet tek ndonje kompjuter tjeter duke perdorur serial kabell ku default eshte i konfiguruar qe ta perdor COM2 Portin.

Disable automatic restart on system failure - E bene disable Restartimin Automatik nese sistemi operativ deshton apo ka ndonje error, gje qe nuk ju kisha preferuar.

Start Windows Normally - Starton kompjuterin ne menyre normale, si do te startonte nese nuk e shtypni F8.

Reboot - E restarton kompjuterin.

Return to OS Choices Menu - Te kthen ne hapin kur duhet ti zgjdheni se cilin Sistem Operativ ta startoni (nese perdorni DualBoot ne mes dy sistemeve operative).

Me Respekt,
phannolee
ITShqip.com

Print this item

  Si instalohet Windows XP ??
Posted by: BR3ACKER - 01-25-2021, 07:21 AM - Forum: PC - Tutoriale/Mesime - No Replies

Ketu keni nje pdf file se si instalohet Windows XP OS hap pas hapi,

<!-- m --><a class="postlink" href="http://www2.itshqip.com/portal/shkarko/instaloXP.pdf" onclick="window.open(this.href);return false;">http://www2.itshqip.com/portal/shkarko/instaloXP.pdf</a><!-- m -->

PS: Atyre qe nuk ju hapet ky file duhet ta shkarkoni AdobePDF Reader ose FoxitReader.
Keto programe jane free dhe mundeni ti gjeni ne Google.com.

Me respekt,
ITShqip.com

Print this item