eSportsKosova - Gaming Community
allen pasiv nga CS - Printable Version

+- eSportsKosova - Gaming Community (https://esportskosova.com)
+-- Forum: HAPËSIRA E COUNTER-STRIKE (https://esportskosova.com/forum-7.html)
+--- Forum: Skena ndërkombëtare (https://esportskosova.com/forum-12.html)
+--- Thread: allen pasiv nga CS (/thread-3141.html)



allen pasiv nga CS - XLN7 - 01-25-2021

SK Gaming ka bërë të ditur se Jimmy "allen" Allen është pasivizuar nga skuadra e Counter-Strike të cilës iu bashkua më 17 korrik 2006, si rezultat i sëmundjes së tij të fundit.

Spekulimet në lidhje me atë që ishte duke ndodhur me SK Gaming ishin të shumta që kur ekipi suedez pak para IEM5 World Championship njoftuan se ekipi do të përdorë Dennis "dennis" Edman si zëvendësues të Jimmy "allen" Allen.

Në disa raste është theksuar se Allen është i sëmurë, që e bën atë të paaftë për të luajtur. Sot ai ka zgjedhur për të adresuar publikisht situatën, duke prezantuar thirrjen e tij për të qenë joaktiv.

"Përshëndetje! Pas pothuajse 5 vitesh në SK, unë kam vendosur të jem pasiv gjer në një lajmërim të ri. Nuk jam ndjerë mirë kohët e fundit për shkak të sëmundjes, që ka ndikuar negativisht në mua në lidhje me Counter-Strike. Une zgjodha të luajë IEM Euro Finals në janar edhe pse nuk ndjehesha mirë dhe pas kësaj e kuptova që unë duhet të bëjë një pushim dhe të fokusohem në sëmundjen time për pak kohë.

Shpresoj të kthehem një ditë dhe dua të falenderoj SK Gaming dhe shokët e mi të dashur për disa vite të shkëlqyera, dhe i uroj atyre fat këtë vit, mendoj se ata do ta bëjnë me të vërtetë mirë. Përbërje fantastike për vitin 2011.

Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë adhuruesit e mi, sigurisht, për gjithë mbështetjen gjatë viteve. Më ka ndihmuar mua shumë të mbetem i motivuar. Shpresoj se ju përsëri do të jeni këtu nëse unë rikthehem."


Shumë kanë pyetur se çfarë sëmundje ka Allen dhe pse e bën atë të paaftë për të luajtur, por Allen e ka të vështirë të flas për këtë.

"E di që ju doni të dini më shumë rreth sëmundjes time, por unë e kam të vështirë, është e komplikuar. Kërkoj falje për këtë. Por unë jam i sigurt se do të jem mirë në kohë të arsyeshme."

Allen iu bashkua SK Gaming më 17 Korrik 2006 së bashku me Mattias "Snajdan" Andersen, duke qenë vetëm 17-vjeçar. Që nga atëherë, ai ka marrë pjesë në shumë turne dhe në të shumtën e rasteve ka përfunduar në mesin e pesë më të mirëve.

Allen ishte votuar MVP i Arbalet Cup Europe 2009 në Stockholm (duke përfunduar me vlerësim 1.13), një turne që SK Gaming e fituan duke mposhtur mTw në finalen e madhe.

[Image: 1260128342.49.jpeg]

Kjo lë SK Gaming me katër lojtarë, derisa Edman është akoma në një periudhë testuese, duke u bazuar në deklaratat e javës së kaluar të SK.

[Image: se.gif] Christopher "GeT_RiGhT" Alesund
[Image: se.gif] Dennis "dennis" Edman
[Image: se.gif] Johan "face" Klasson
[Image: se.gif] Patrik "f0rest" Lindberg
[Image: se.gif] Robert "RobbaN" Dahlström

SK Gaming aktualisht kanë kaluar në semi-finale të turneut Xperia PLAY dhe veç kësaj do të jenë të pranishëm në Copenhagen Games më vonë këtë muaj.


Re: allen pasiv nga CS - Mister-X - 01-25-2021

Eh po i ikin legjendat Sk-s Smile


Re: allen pasiv nga CS - uranglobal - 01-25-2021

Ishalla kthehet prap