Welcome, Guest
You have to register before you can post on our site.

Username
  

Password
  





Search Forums

(Advanced Search)

Forum Statistics
» Members: 70,868
» Latest member: Zukho
» Forum threads: 38,157
» Forum posts: 351,865

Full Statistics

Online Users
There are currently 1499 online users.
» 0 Member(s) | 1495 Guest(s)
Applebot, Baidu, Bing, Google

Latest Threads
HeadCrabs Zombie per CS2
Forum: CS GO - Skin's (Models)
Last Post: sponxy.xpg
09-25-2026, 10:17 PM
» Replies: 0
» Views: 114
#subject
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: DavidLouth
09-16-2026, 03:59 PM
» Replies: 0
» Views: 170
GOLDEN TIMES
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: FidanSH
08-28-2026, 02:40 AM
» Replies: 0
» Views: 218
Multi-Account Browser Saf...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omo-serviceSmuth
08-26-2026, 06:30 PM
» Replies: 0
» Views: 194
2captcha analog: OMOCaptc...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: omocaptchaSmuth
08-23-2026, 10:10 AM
» Replies: 0
» Views: 185
Негабаритные перевозки по...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: SamiSix
08-23-2026, 09:26 AM
» Replies: 0
» Views: 188
A smarter way to preview ...
Forum: Qendrat e lojërave
Last Post: zjohndrk6666
08-20-2026, 07:19 PM
» Replies: 0
» Views: 208
how to break ReCaptcha v....
Forum: Gjuhë Angleze
Last Post: MaryAxork6174
08-15-2026, 01:06 AM
» Replies: 0
» Views: 192
A jena Live me postu !
Forum: Diskutime rreth eSportsKosova
Last Post: PIONERI
08-12-2026, 05:12 PM
» Replies: 0
» Views: 227
Ilir 'washere' Amati - AI...
Forum: CS - Config. (CFG)
Last Post: alking1
06-08-2026, 09:35 AM
» Replies: 1
» Views: 462

 
  Vivaldi – Ueb shfletuesi më i ri për Windows, Mac dhe Linux
Posted by: WesternNighT - 11-20-2024, 01:08 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: ZXS4Dgv.png]
Pak ditë më parë Microsoft njoftoi për një ueb shfletues të ri i cili është në zhvillim e sipër dhe do publikohet së bashku me Windows 10. Por si duket nuk do të jetë Spartan ueb shfletuesi më i ri, ngase tani kemi një ueb shfletues të ri me emrin Vivaldi, nga ish themeluesi i ueb shfletuesit të njohur Opera. Vivaldi është një ueb shfletues kryesisht i dedikuar për shfrytëzuesit më të avancuar, dhe do të jetë në dispozicion për sistemet operative Windows, Mac dhe Linux.

Ndoshta bota nuk ka nevojë për një ueb shfletues të ri, për një ueb shfletues që vjen nga një person që ishte themelues tek një ueb shfletues tjetër siç është Opera, e që edhe pse atë kohë, pra në vitin 1996 kishte vetëm dy konkurrent, Internet Explorer nga Microsoft dhe Navigator nga Netscape asnjëherë nuk arriti të konkurronte me ta. Por ku i dihet ndoshta tani që nuk është themelues tek Opera dëshiron të marrë përdoruesit e Opera-së, pra të luftojë për pozitën e 5-të në kategorinë e ueb shfletuesve më të përdorur, transmeton itshqip.

Vivaldi mund ta shkarkoni nga ueb faqja zyrtare(Vivaldi), por duhet të keni parasysh se ende nuk është në versionin përfundimtarë. Ne e shkarkuam dhe duket se do të jetë një ueb shfletues i mirë, dhe me shumë funksione të reja dhe interesante, si grumbullimi i disa ueb faqeve të caktuara në një vend, përshtatja e ngjyrave të ueb shfletuesit me ngjyrat e ueb faqes së hapur, e shumë mundësi tjera që pritet të arrijnë me versionin përfundimtarë

Burimi :
[spoiler]itshqip.com[/spoiler]

Print this item

  Malaysia Airlines sulmohet nga hakerët
Posted by: WesternNighT - 11-20-2024, 01:03 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: cbDLX3y.png]
Grupi i hakerëve ‘Lizard Squad’, që kohë më parë rrëzoi rrjetet e shërbimeve të ‘Xbox Live’ dhe të ‘Playstation Network’, sot sulmoi ueb faqen e kompanisë së njohur ajrore ‘Malaysia Airlines’. Aktualisht nëse vizitoni ueb faqen e kompanisë ajrore do të lexoni shënimet që kanë lënë hakerët si ‘Ueb faqja është sulmuar nga Lizard Squad’ apo ‘404 Plane Not Found’ që i referohet aeroplanit të kësaj kompanie të humbur kohë më parë. Por ajo çfarë mbetet ende e paqartë është nëse vërtet grupi i hakerëve të ‘Lizard Squad’ kanë lidhje me shtetin islamik (ISIS), ngase në mesazhin që kanë lënë hakerët shkruan edhe ‘Cyber Caliphate’, mesazh që u përdorë edhe në sulmet e bëra ndaj llogarive të Komandës Qendrore Ushtarake Amerikane në Twitter dhe Youtube.

Grupi i hakerëve përmes rrjetit social Twitter njoftoi se shumë shpejtë do të publikojë të dhëna nga serveri i kompanisë ajrore,transmeton itshqip.

Mirëpo, në një njoftim të sapo publikuar nga ‘Malaysia Airlines’ thuhet se hakerët vetëm kanë ndërruar DNS serverët, dhe se serveri në të cilin gjendet ueb faqja nuk është prekur, prandaj asnjë e dhënë rreth klientëve të kompanisë nuk është në duart e hakerëve.

Burimi :
[spoiler]itshqip.com[/spoiler]

Print this item

  Rikthimi i rrjetit të njohur të torrenteve Pirate Bay ...
Posted by: BR3ACKER - 11-20-2024, 10:45 AM - Forum: IT Zone - Replies (1)

[Image: WvnGr6i.png]

Rikthimi i rrjetit të torrenteve Pirate Bay duket i pashmangshëm. Në domeinin zyrtar të PirateBay.se krahas numërimit mbrapsht është shfaqur edhe një feniks që simbolizon ringjalljen.

Numëri mbrapsht u zbulua nga fillimi i Janarit, ndërsa tashmë simboli i ringjalljes të cilin PirateBay e kishte përdorur edhe në rikthimet e tjera ka zëvendësuar luftanijen me flamurin pirat që është edhe logoja e rrjetit mjaft popullor të torrenteve.

Në faqen kryesore, luftanija PirateBay shfaqet duke udhëtuar drejt një ishulli ku mbi të shkruhet “Mirëserdhe në Shtëpi”.

Numërimi mbrapsht është një tregues që lajmëron përdoruesit për një rikthimit të mundshëm në datën 1 Shkurt, por akoma nuk kemi marrë një njoftim zyrtar nga grupi individëve që kujdeset për rrjetin e torrenteve.

Nëse e mbani mend, policia Suedeze kishte bastisur qëndrën serverave të Pirate Bay në Stockholm duke ndaluar tërësisht sitin nga funksioni.

Rivalët si IsoHunt përfituan menjëherë duke u përpjekur që të ringjallnin sitin përmes kopjeve të databazës origjinale të Pirate Bay. Logoja e fenix-it ishte përdorur për herë të fundit në 2006 kur edhe atëherë policia kishte ndërhyrë në qëndrën e të dhënave të rrjetit në Stockholm. Kur erdhi momenti që do të riktheshin përsëri, Pirate Bay përdori po të njëjtën logo për të sinjalizuar ringjalljen e tyre nga rrënojat.

Burimi:
[spoiler]www.pcworld.al[/spoiler]

Print this item

  Apple theu rekord ne shitjen e 74.5 milion Iphone
Posted by: ̶H̶e̶n̶t̶a̶i̶ - 11-20-2024, 10:40 AM - Forum: Hapesira per Mobile - Replies (5)

Apple shpalli se theu rekordin duke shitur 74.5 milion produkte Iphone gjat tremujorit te par qe perfundoi ne 27 Dhjetor.Kete e beri fal blerjeve qe ben perdoruesit ne Kine.Gjiganti the Cupertino postoj nje rekord te te ardhurave neto $74.6 billion dhe respektivisht $18 billion.
[Image: iP6.4.091814.jpg]

Iphone nuk esht e vetmja arsye e ksaj performance.Apple postoj "rekordin e te gjitha kohrave" te te ardhurave nga Mac (gjithsej 5.2 milion shitje) dhe transaksioneve te App Store.Gjithashtu kompania nuk e permendi shitjet e iPod kesaj here.
Apple pret te ardhura ndermjet $52 billion dhe $55 billion gjat tremujorit tjeter.Bordi i drejtoreve te kompanis declaruan se do ndajn nje shifer prej $ 0.47 gjat muajve te ardhshem.

Apple

Print this item

  [VIDEO TUTORIAL] Fix sw.dll & Software Mode
Posted by: BR3ACKER - 11-19-2024, 08:18 PM - Forum: CS - Tutorial's - Tip & Tricks - Replies (1)

Përshëndetje,

Keni keto 2 probleme:
[Image: 2eqb9yx.jpg] dhe [Image: 8wjsbd.jpg]


shikoni tutorialin te bere nga une me poshte :

[video]http://www.youtube.com/watch?v=AEg768jCxPk[/video]

Print this item

  Remaked Maps + [Fasst DLL]
Posted by: Dinnii - 11-19-2024, 05:44 PM - Forum: CS - MAP's - Replies (1)

de_dust2 remaked maps
[spoiler]css_dust2
de_dust2_2006
de_dust2_2014
de_dust2_medieval
de_dust2_suncsm
de_dustroyal
de_indust2
de_nust2
de_zook
Shkarko

Code:
http://www.mediafire.com/download/my410sksziup117/the_best_de_dust2_remakes.rar

FastDLL per server
Code:
http://albaking.tk/maps/dust2/cstrike/
[/spoiler]


de_inferno remaked maps
[spoiler]cs_inferno_40cal
css_inferno
de_inferno_cz
de_inferno_suncsm
de_inferno_winter
de_inferno2010
de_infernold
de_newinferno2010
de_perfect_inferno
Shkarko
Code:
http://www.mediafire.com/view/c9cy8l4k734j66b/de_inferno_the_best_remakes.rar
FastDLL per server
Code:
http://albaking.tk/maps/inferno/cstrike/
[/spoiler]


cs_assault remaked maps
[spoiler]cs_17b_assault
cs_assault_2006
cs_assault_hd
cs_assault2k
cs_assault2002
cs_assaultfire
cs_greatassault_b3
cs_outrageous
cs_wildwest_assault
Shkarko
Code:
http://www.mediafire.com/download/wnviiwj5ie3hdsn/the_best_assault_remakes.rar
FastDLL per server
Code:
http://albaking.tk/maps/assault/cstrike/
[/spoiler]

Print this item

  rionix. | Logo
Posted by: roxxanne. - 11-19-2024, 10:56 AM - Forum: Punimet - Replies (6)

1. Titulli i dizajnit: rionix. | Logo
2. Lloji i Dizajnit: Wallpaper
3. Punuar me: Adobe Photoshop Illustrator CC & Adobe Photoshop CC
4. Pershkrimin i dizajnit: rionix. | Logo
5. Autori: roxxanne.


[Image: euzxqba.jpg]
[Image: sv8u2jQ.jpg]

Full Project :

Code:
https://www.behance.net/gallery/23116495/RIONIX-Logo

Print this item

  Kompjuter brenda një mausi?
Posted by: BR3ACKER - 11-18-2024, 09:12 PM - Forum: IT Zone - Replies (5)

[Image: kYYkUEy.jpg]

Disa zhvillues polak kanë krijuar një kompjuter tepër kompakt i cili është aq i vogël sa mund të futet brenda një mausi, raporton My BroadBand. Ky krijim quhet ndryshe ‘The Mouse Box’. Kjo do të thotë se që nga ky moment nuk është e nevojshme që përdoruesi të mbajë disa pajisje të rënda për të pasur kompjuterin e tij me vete. E Vetmja gjë që duhet është ky maus dhe një ekran kompjuteri.

[Image: jQYHlVM.jpg]

The Mouse Box ka një proçesor 1.4GHz ARM, 128GB memorie, lidhje WiFi dhe një port HDMI për tu lidhur me monitorin. Ai ka gjithashtu 2 porta USB 3.0, një giroskop dhe akselerometër. Akoma nuk është e qartë se cili sistem operativ do mund të përdoret në këtë mini kompjuter por është mëse e qartë që me opsionin Wi-Fi dhe 128GB ai mund të mbaje programe të shumta. Ky produkt është akoma në fazën e prototipit dhe skuadra është në kërkim të fondeve për ta bërë realitet këtë krijim. Çmimi nuk është bërë i ditur po sipas zhvilluesve kjo do të jetë një pajisje shumë e lirë dhe do të bëhet e disponueshme globalisht.

Burimi: pcworld.al

Print this item

  Cs Gui By buzZeR1 [2015]
Posted by: buzZeR1 - 11-18-2024, 08:01 PM - Forum: CS - GUI - Replies (4)

Djema Sotë Krijova 1 Gui Te Ri
Shpresoj qe do të ju pelqej ,Ka ngjyr Hiri edhe te bardh
Kom Bo Klasik qe të përdored me lehtë
Ndoshta ju pelqen Big Grin
[Image: 5l6jxd.jpg]
[Image: 23jg2vp.jpg]
[Image: o6y4oz.jpg]
Gui [2015] Link Download

Code:
http://www.mediafire.com/download/cf6z8vcz5mc521u/%5BGui-s+2015%5D++By+buzZeR.rar

Print this item

  YouTube shton opsionin për të krijuar foto .GIF nga videot
Posted by: Dinnii - 11-18-2024, 07:17 PM - Forum: IT Zone - Replies (1)

YouTube shtoi opsionin për të krijuar foto .GIF nga videot, e cila për momentin është në dispozicion vetëm për një pjesë të vogël të kanaleve më të popullarizuar në këtë faqe.

Funksioni është i shtuar tek pjesa për shpërndarjen e videove, me një tab të ri të quajtur “GIF”. Së bashku me këtë përdoruesit mund të shohin edhe një kod për ta postuar atë në faqe tjera (embed).

Aktualisht funksioni është i mundësuar vetem tek PBS IDEA Channel. Së shpejti do të shohim nëse funksionin do ta përkrahin krijuesit e videove edhe atë nëse për gjith kanalin ose veçmas për çdo video, thonë nga BBC transmeton ItShqip. Por nëse nuk mundeni të pritni deri sa të shfaqet zyrtarisht ky opsion në YouTube, atëherë e keni shumë faqe tjera që ofrojnë të njejtin shërbim, një prej tyre është kjo faqe.

[Image: gif-youtube.gif]

Quote:Burimi i marrur nga ITSHQIP
Pershtatur nga Dinnii

Print this item